Lajmërime

EMEA FINANCE VLERËSON BKT PËR TË DYMBËDHJETËN HERË “BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI”, BANKA MË INOVATIVE” DHE SMART BANKING SI PRODUKTI MË I MIRË NË EVROPËN QENDRORE - LINDORE DHE BASHKËSINË E SHTETEVE TË PAVARURA (CEE & CIS) PËR VITIN 2021
 
Tiranë, Shqipëri (5 Gusht 2022) - Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri", "Banka më inovative" dhe njohja e  “SMART Banking si Produktit më i Mirë” për vitin 2021 në Evropën Qendrore - Lindore dhe Bashkësinë e Shteteve Të Pavarura nga EMEA Finance në edicionin e katërmbëdhjetë të eventit “Çmime për Bankat Evropiane për vitin 2021”.

Çmimet si "Banka më e Mirë në Shqipëri" për të dymbëdhjetën herë rradhazi, "Banka më Inovative" si edhe “ SMART Banking si Produktit më i Mirë” për vitin 2021 në rajon të marra nga kjo revistë prestigjoze theksojnë vlerësimin e saj ndër vite ndaj BKT. EMEA Finance theksoi se; ne jemi të nderuar që jemi në gjendje t'i japim bankës këtë vlerësim të rëndësishëm sërish në paketën e çmimeve Europe Banking Awards 2021. Në total, banka ka fituar 17 Çmime Bankare të Evropës, duke filluar që nga paketat e çmimeve Europe Banking Awards 2010.

EMEA Finance, një nga revistat më të rëndësishme financiare në botë që ndjek zhvillimet në tregjet financiare në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, vlerëson çdo vit bankat dhe institucionet më të mira financiare. Këto vlerësime tregojnë që bankat evropiane mbeten në gjendje të mirë dhe vërtetojnë se industria financiare mund të përballojë kriza financiare. Zhvillimet digjitale që janë bërë gjatë dekadës së fundit mbeten thelbësore dhe të vlefshme, ndërsa qasja në shërbimet financiare është duke u bërë më e lehtë dhe më gjithëpërfshirëse.

Çmimi si "Banka më Inovative" për të dytën herë rradhazi për Evropën Qendrore - Lindore dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura konfirmon suksesin e BKT në revolucionin e digjitalizimit, ku klientët tanë gjithmonë e më shumë janë duke kryer transaksione bankare online (vetë-shërbim) përmes kanaleve tona alternative duke përfituar nga funksionet e reja të ofruara për klientë individ dhe biznes përmes kanaleve tona digjitale, aplikacioni BKT Smart, platformës E-Banking dhe ATM-të e reja Super BanKomaT.

E themeluar në vitin 1925, BKT është banka më e madhe dhe më e vjetër tregtare në Shqipëri. Me një vlerë totale të aseteve prej 5 miliardë dollarë dhe depozita totale prej 4 miliardë dollarë, BKT u shërben klientëve të saj përmes një rrjeti prej 61 degë të vendosura në Shqipëri.
 

Lajmet e tjera

JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A
Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".