Revista Global Finance vlerëson BKT me çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2020”
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 27-in vit rradhazi për bankat më të mira në botë. Në njoftimin për shtyp revista Global Finance thekson se fituesit e çmimeve të këtij viti janë ato banka që trajtuan me kujdes e përkushtim nevojat e klientëve në tregje të vështira dhe arritën rezultate më të mira duke hedhur themelet e sukseseve të ardhshme.
Vlerësimi i bankave u realizua nga redaktorët e Global Finance, pas shumë konsultimeve të kujdesshme me drejtuesit e korporatave financiare, bankierë dhe konsulentë bankarë si dhe me analistë në të gjithë botën. Në përzgjedhjen e bankave më të mira, Global Finance analizoi faktorët sasiorë objektiv dhe ata subjektiv. Në kriterët objektiv të vlerësuar përfshiheshin: rritja e aseteve, përfitueshmëria, shtrirja gjeografike, marrëdhëniet strategjike, zhvillimet dhe inovacionet e reja në produkte bankare. Ndërsa në kriterët subjektiv përfshiheshin opinionet e analistëve të kapitalit, analistëve të vlerësimit të kredisë, konsulentëve bankarë dhe të ekspertëve të tjerë të përfshirë në industrinë bankare.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve për bankat më të më të mira në Evropën Qëndrore dhe Lindore për vitin 2020, Global Finance vlerësoi Bankën Kombëtare Tregtare me çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2020”. Këtu mund të shikoni Raportin e Plotë