Lajmërime

Tiranë, Shqipëri (31 Gusht, 2021) - Banka Kombëtare Tregtare në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë organizoi ceremoninë e inaugurimit të çerdhes për fëmijët e stafit të bankës. Ceremonia u zhvillua pranë ambjenteve të reja të BKT-së dhe të çerdhes së fëmijëve.

Kjo nismë do t’u vijë në ndihmë të gjithë prindërvë të rinj apo dhe atyre që janë në pritje për t’u bërë prindër, të cilët janë pjesë e stafit të Bankës Kombëtare Tregtare. Në këtë mënyrë do të rritet produktiviteti i prindërve gjatë kohës që ata punojnë si dhe fëmijëve të tyre do t’u ofrohet shërbimi për zhvillimin dhe edukimin e tyre.

BKT në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë do të ofrojë shërbim edukativ në përputhje me nevojat e fëmijës dhe të komunitetit, nëpërmjet një stafi të kualifikuar, duke u ndërthurur me një ambjenti të përshtatshëm dhe modern për fëmijët.

Në këtë ceremoni morën pjesë Kryebashkiaku i Tiranës, Z. Erion Veliaj dhe Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtari i Bordit i BKT-së Z. Seyhan Pencablıgil.

Z. Erion Veliaj, gjatë fjalës së tij përshëndetëse shprehu mirënjohjen e tij ndaj BKT duke vënë në dukje se kjo iniciativë është një revolucion që ka ndodhur në sipërmarrjet shqiptare dhe duhet të merret si shembull edhe nga kompanitë e tjera. Gjatë fjalimit të tij përshëndetës, kryetari i bashkisë deklaroi se:

“Jam shumë krenar për BKT dhe e vlerësoj jashtë masë. Kjo është nisma më serioze dhe më evolucionare që ka ndodhur në sipërmarrjet me fytyrë njerëzore në Shqipëri. Sot po bëjmë një revolucion në Shqipëri, po zhvillojmë një kulturë të re të korporatave dhe po japim një shembull në Shqipëri dhe Ballkan.”

Ai theksoi se BKT është e para kompani në Shqipëri që kujdeset për punonjësit e saj dhe për brezat e rinj duke vënë në dispozicion çerdhe për fëmijët nga mosha 6 deri 24 muaj.

Z. Seyhan Pencabligil, përgëzoi Bashkinë e Tiranës dhe në veçanti Z. Veliaj për mbështetjen dhe finalizimin e projektit. Z. Seyhan u shpreh se në ambientet e reja të bankës, janë të punësuar rreth 300 punonjës, pjesa më e madhe janë të rinj dhe femra. Çerdhja do të fillojë shërbimin me 9 fëmijë por shumë shpejtë ajo do të mbushet plotë. Z. Pencablıgil theksoi gjithashtu se ky bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës mundëson zhvillimin në karrierë të nënave të reja. Nënat e reja kanë mundësi të punojnë dhe njëkohësisht të kujdesen për fëmijët e tyre në ambjentet e punës.

Ky financim plotësisht i BKT përmbush të gjitha kushtet e një çerdheje perëndimore dhe bashkëkohore. Me kapacitet prej 30 fëmijëve, hapësirat e çerdhes janë të organizuara në dhoma qëndrimi ditor, dhoma të gjumit, dhoma gatimi, dhoma e argëtimit, të gjitha të projektuara dhe të dekoruara për të krijuar një atmosferë sa më të larmishme dhe të ngrohtë për fëmijët e stafit. Banka Kombëtare Tregtare ka në fokus zhvillimin e mirëqënies së stafit, duke përmirësuar cilësinë e jetës së tyre, duke siguruar shëndetin fizik e mendor dhe edukimin e zhvillimin e gjithanshëm të tyre.

Themeluar në vitin 1925, BKT është banka më e madhe dhe më e vjetër tregtare në Shqipëri. Me një vlerë totale të asetit prej 4.9 miliard dollarë dhe depozita totale prej 3.9 miliard dollarë, BKT u shërben klientëve të saj përmes një rrjeti prej 92 degë, nga të cilat 64 janë të vendosura  Shqipëri dhe 28 në Kosovë.

Lajmet e tjera

JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A
Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".