Instituti Botëror i Bankave të Kursimeve zgjedh Bordin e ri Drejtues.
Një bankë shqiptare bëhet për herë të parë pjesë e këtij Bordi.
Marrakesh, Marok (11 Maj, 2012) – Instituti Botëror i Bankave të Kursimeve (WSBI) ka zgjedhur Bordin e ri Drejtues te tij gjatë Mbledhjes së 19-ë të Asamblesë së Përgjithshme që u zhvillua në Marrakesh të Marokut. Bordi i ri Drejtues, me mandat nga nga viti 2012 deri në vitin 2015, përbëhet nga përfaqësues të ndryshëm të Grupeve Rajonalë të WSBI-së që përfshijnë Europën, Amerikën Latine/Karaibet, Azinë/Paqësorin dhe Afrikën.
Për herë të parë në historinë e kësaj organizate prestigjioze, mes shtatë përfaqësuesve të tjerë europianë, si Gjermania, Spanja, Franca, Italia, Malta, Portugalia dhe Luksemburgu, përfaqësues nga një bankë shqiptare, Z. Mehmet Usta, Kryetar i Bordit Drejtues të BKT-së dhe Z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të BKT-së, janë zgjedhur respektivisht si Anëtar dhe Anëtar i Alternuar i Bordit Drejtues të WSBI-së.
WSBI, me qendër në Bruksel, bashkëpunon ngushtësisht me instutucione ndërkombëtare financiare dhe përfaqëson interesat e anëtarëve të saj në nivel ndërkombëtar. WSBI është institucioni ndërkombëtar i bankingut individual që përbëhet nga 110 banka dhe shoqata të ndryshme nga 89 vende të ndryshme të botës të cilat janë angazhuar në “3 R”-të e bankingut:
- Individual (Retail): fokusi kryesor i tyre janë individët, SME-të dhe/ose autoritetet lokale.
- Rajonal: lejojnë akses në shërbimet financiare nëpërmjet një rrjeti të gjerë pikash.
- I përgjegjshëm (Responsible): demontrojnë përgjegjshmëri si në qasjen e biznesit ashtu edhe ndaj shoqërisë ku operojnë.
BKT, e cila u anëtarësua në WSBI më 21 shtator 2009, duke qenë anëtari i vetëm nga Shqipëria mban edhe detyrën si Koordinator Kombëtar. Përfaqësimi në Bordin Drejtues të kësaj organizate kaq të rëndësishme me Kryetarin e Bordit Drejtues dhe Drejtorin e Përgjithshëm dhe Anëtarin e Bordit Drejtues të saj, konfirmon rrugën e duhur që po ndjek BKT në drejtim të shërbimit me cilësi të lartë, risive teknologjike, zgjerimit, stabilitetit financiar dhe përfitueshmërisë.
BKT gjithashtu është vlerësuar si “Banka më e mirë e vitit 2011 në Shqipëri” nga revista prestigjioze britanike The Banker.