JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A në kategorinë e nivelit të investimeve me cilësinë më të lartë të kreditimit dhe ka konfirmuar notën e vlerësimit ‘’AAA (alb)’’ në terma afatgjatë përsa i përket kreditimit në nivel kombëtar dhe vlerësimin ‘’J1+ (alb)’’ në terma afatshkurtër për kreditimin në nivel kombëtar me një perspektivë ‘’Të qëndrueshme’’. Për më tepër, ka rishikuar dhe vlerësuar Kreditimin Afatgjatë Ndërkombëtar në Monedhë të Huaj dhe Vendase të BKT-së me notën “BB+/me perspektivë ‘’Të qëndrueshme” nga “BB” që ka qenë vitin e kaluar, në përputhje kjo me nivelin e vendit ku operon, Shqipërisë.
Banka Kombëtare Tregtare Sh.A. (e referuar si “Banka” ose “BKT”) është një njësi ekonomike e konsoliduar që përfshin bankat që operojnë në Shqipëri, Kosovë dhe Albania Leasing. Historia e Bankës daton në vitin 1993, kohë kur ajo u themelua pas bashkimit të Bankës Tregtare Shqiptare dhe Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Banka është në pronësi të Çalık Holding A.Ş. (këtu referuar si Çalık Holding), një konglomerat lider me bazë në Turqi i cili e bleu BKT në 2009. Si banka tregtare më e vjetër dhe më e madhe në Shqipëri, Banka ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh për sektorin publik dhe privat, si dhe shërbime bankare për individët.
Banka ruan pozicionin e saj lider në sektorin bankar shqiptar shumë të përqëndruar, duke u renditur vazhdimisht e para për sa i përket aktiveve dhe të ardhurave neto sipas të dhënave të 6-mujorit të parë të 2024. Për shkak të madhësisë së konsiderueshme të aktiveve dhe shkallës së operacioneve të saj, BKT është një bankë me rëndësi sistemike në Shqipëri. Banka është e mirëkapitalizuar dhe ka tregues të shëndoshë të përfitueshmërisë.
Që prej 31 dhjetorit 2023, BKT operon kryesisht në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet 60 degëve dhe 3 agjencive doganore dhe 22 degëve në Kosovë, të organizuara nën filialin BKT Kosovo Sh.A. BKT ka një fuqi punëtore prej 1,516 punonjës.