Lajmërime

JCR Eurasia Rating ka shpallur Notën e Vlerësimin Kombëtar për Bankën Kombëtare Tregtare Sh.A. me ‘AAA (Alb)’ në terma afatgjatë, e cila tregon shkallën më të lartë të investimit, dhe 'A-1+ (Alb)' në terma afatshkurtër me një perspektivë 'Të Qëndrueshme' për të dy vlerësimet.

Vlerësimet në Terma Afatgjatë për Monedhën Lokale dhe ato të Huaja janë “BB/'Të Qëndrueshme” duke reflektuar kështu kufirin e vendit ku ndodhet edhe aksioneri kryesor, Turqia (BB/'Të Qëndrueshme) dhe kufirin e vendit kryesor ku operon BKT, Shqipëria (BB/'Të Qëndrueshme).

Banka Kombëtare Tregtare Sh.A. (e referuar si “Banka” ose “BKT”) është një njësi ekonomike e konsoliduar që përfshin bankat që operojnë në Shqipëri dhe Kosovë. Historia e Bankës daton në vitin 1993, ajo u themelua pas bashkimit të Bankës Tregtare Shqiptare dhe Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Banka është në pronësi të Çalık Holding A.Ş., një konglomerat lider me bazë në Turqi, Çalık Holding A.Ş i cili e bleu BKT në 2009.

Si banka tregtare më e vjetër dhe më e madhe në Shqipëri, Banka ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh për sektorin publik dhe privat, si dhe shërbime bankare për individët.

Banka ruan pozicionin e saj lider në sektorin bankar shqiptar shumë të përqendruar, duke u renditur vazhdimisht e para për sa i përket aktiveve dhe të ardhurave neto. Për shkak të madhësisë së konsiderueshme të aktiveve dhe shkallës së operacioneve të saj, BKT është një bankë sistematikisht e rëndësishme në Shqipëri.

Banka është e mirëkapitalizuar dhe ka tregues të shëndoshë të përfitueshmërisë. BKT operon kryesisht në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet 61 degëve dhe 2 agjencive doganore dhe 21 degëve në Kosovë, të organizuara nën filialin BKT Kosovo Sh.A. BKT ka një fuqi punëtore prej 1,300 punonjës.

Vlerësimi i Mbështetjes së Sponsorit të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A pasqyron fuqinë financiare dhe gatishmërinë e mbështetjes të Çalık Holding A.Ş, pronari i vetëm i Bankës. Grupi Çalık është vlerësuar me 'A+ (Trk)' në Shkallën Kombëtare dhe 'BB' në Shkallët Ndërkombëtare të LC dhe FC nga JCR-ER. Në vitin 2020, asetet dhe të ardhurat e grupit ishin 10,600 milion dhe 1,375 milion USD dhe me një fuqi punëtore prej më shumë se 9,000 punonjës.

Çalık Holding konsiderohet se ka gatishmërinë për të ofruar likuiditet dhe kapital brenda aftësive të tij financiare nëqoftëse lind nevoja për financim në periudhë afatshkurtër ose afatgjatë dhe ka përvojë të mjaftueshme për të ofruar mbështetje operacionale për Bankën, nëse kërkohet. Lidhur me faktorët e mësipërm, JCR Eurasia Rating ka konfirmuar Notën e Mbështetjes së Sponsorit si “2” e cila tregon mbështetjen e duhur të jashtme.

Nota për Bankën është përmirësuar në "A" duke marrë parasysh pozicionin e rëndësishëm të Bankës në biznes, treguesve të konsiderueshëm të përfitueshmërisë, nivelit të likuiditetit, aftësisë së drejtuesve të lartë për të manaxhuar rreziqet e ndërmarra dhe për të projektuar rritje. Statusi i rëndësishëm sistematik i Bankës në Sektorin Bankar Shqipëtar është një shtyllë tjetër mbështetjeje.

Lajmet e tjera

JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A
Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".