Lajmërime

JCR Eurasia Rating, gjatë vlerësimeve periodike, ka vlerësuar Bankën Kombëtare Tregtare Sh.A. me një situatë “të qëndrueshme” respektivisht me një vlerësim ‘AAA (Alb)’ në terma afatgjatë në kredi dhe me një vlerësim A-1+ (Alb)’ situatën në terma afatshkurtër në kredi, Vlerësimet në terma afatgjatë për monedhën lokale dhe ato të huaja janë ‘BB+’, duke reflektuar kështu kufirin e vendit ku ndodhet aksioneri kryesor, Turqia (BB+), dhe një notë më të lartë se vendi ku renditet Shqipëria (BB). Këtu mund të shikoni Raportin e Plotë

Banka Kombëtare Tregtare Sh.A. (BKT) vazhdon të mbajë pozicionin si Banka më e madhe në sektorin bankar dhe ka një pozitë kryesuese në indikatorët kryesorë bankar, asetet, investimet në letrat me vlerë, depozitat dhe fitimi neto. Vendi kryesorë i ushtrimit të aktivitetit është Shqipëria, por BKT ka edhe degë të saj në Kosovë. Banka është në pronësi të një prej konglomerateve kryesore turke Çalık Group, dhe ka një strukturë të qëndrueshme menaxhimi. BKT ka 62 degë që operojnë në Shqipëri dhe 26 degë në Kosovë. Përveç rrjetit fizik të degëve, BKT vazhdon të investojë në infrastrukturën e IT për të modernizuar operacionet e saj të bankingut digjital.

Si Banka më e madhe në sistemin bankar shqiptar, BKT ka akses në një bazë të gjerë depozitash dhe klientësh, duke mbështetur kapacitetin e gjenerimit të të ardhurave dhe pozicionin e likuiditetit. Nga ana tjetër, për shkak të efekteve negative të pandemisë dhe perspektivës ekonomike, Banka ngadalësoi huadhënien e saj pasi marzhet u tejkaluan. Në vend të rritjes së huadhënies, BKT zhvendosi asetet e saj në drejtim të investimeve në letrat me vlerë të qeverisë, Eurobonove me interes më të lartë, për korporatat dhe sektorin bankar. Kjo lëvizje shërben për të mbështetur marzhin neto të interesit, dhe mbrojtjen ndaj trendit të euroizimit në sistem përmes blerjes së aktiveve të shprehura në valutën më të qëndrueshme. Banka ka kapitalizim shumë të qëndrueshëm, edhe si një njësi ekonomike e konsoliduar ashtu edhe si një njësi e pavarur për operacionet që bëhen në Shqipëri dhe Kosovë. Për shkak të aktivitetit konservatorë në drejtim të huadhënies, qëndrimet e BKT ndryshuan nga sistemi në lidhje me cilësinë e aseteve, te cilat mbështeten nga raporte më të ulëta të NPL-ve.

Edhe pse zgjerimi i mundshëm i pandemisë mund të bëjë presion në tregjet në zhvillim dhe mund të ndikojë në portofolin e huasë për individë të BKT-së, baza e kapitalit dhe vlera e portofolit të huasë së Bankës pritet të qëndrojnë të qëndrueshëm.

Në këtë këndvështrim, JCR-ER konfirmon Vlerësimin Kombëtar Afatgjatë të Bankës në ‘AAA (Alb)’. Vlerësimet në terma afatgjatë për monedhën lokale dhe ato të huaja janë caktuar si ‘BB + / Të qëndrueshme’ të cilat reflektojnë dhe vlerësimin e pavarur të Turqisë (BB +) si dhe pozicionin e kapitalizimit dhe likuiditetit të brendshëm të Bankës. Për më tepër, vlerësohet edhe proçesi i pranimit në BE i Shqipërisë, ndërlidhjet e sistemit bankar shqiptar me sistemin bankar të Eurozonës përmes ekspozimit direkt të kapitalit. Në këtë drejtim, vlerësimet ndërkombëtare për monedhën lokale dhe ato të huaja të BKT-së janë me një notë më të lartë se vlerësimi ku renditet Shqipëria si vend i pavarur (BB).

Dy tronditje më të mëdha që prekën ekonominë shqiptare në një kohë të shkurtër janë tërmeti i nëntorit 2019 dhe pandemia globale e Covid-19. Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha fizike dhe humanitare ndërsa pandemia ndërpreu zinxhirët e furnizimit, uli kërkesën dhe rriti ndjeshëm pasiguritë në të gjithë botën. Me qëllim minimizimin e riskut, vendet në zhvillim përjetuan dalje të konsiderueshme të portofolit duke sjellë tendosje të bilancit të pagesave. Shoqëruar me rënien e ndjeshme të të ardhurave nga turizmi, ekonomia shqiptare u përball me goditje ekonomike. Si rezultat, politikëbërësit u përgjigjën me veprime lehtësuese dhe simuluese të mëtejshme, ndonëse Qeveria e Shqipërisë kërkoi dhe mori një paketë financimi prej 190 milion USD për mbështetje emergjente. Nga ana fiskale, theksi është në mosndërprerjet e fluksit të parave për shkak të bllokimeve dhe uljes së shpenzimeve nga ana e kompanive. Nga ana tjetër, konfliktet në sferën politike dhe ndarjet e mprehta midis qeverisë dhe opozitës janë faktorë të tjerë rreziku që mund të dëmtojnë progresin me negociatat e pranimit në BE. Në këtë drejtim, stoku i lartë i borxhit publik, niveli i konsiderueshëm i papunësisë, madhësia dhe përhapja e ekonomisë informale mbështesin sfidat kryesore në vend. Përveç këtyre faktorëve, euroizimi është një fenomen i rëndësishëm, duke rezultuar në efektivitet të kufizuar të politikës monetare. Nga ana tjetër, përgjigja e shpejtë e autoritetit mbikqyrës ndaj pandemisë, përmes lehtësimit të provigjioneve të kredisë, pezullimit të ripagimeve dhe lehtësirave të tjera financiare të garantuara nga shteti mbështesin pikëpamjen e përgjithshme makro.

Si një lojtar kryesor në këtë sektor dhe si një banke sistematikisht e rëndësishme, BKT konsiderohet të ketë burime dhe mjete për të menaxhuar detyrimet e saj pa përdorur dhe kërkuar mbështetjen e jashtme te aksionerëve. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh kapacitetin e brendshëm të gjenerimit të burimeve të vetë Bankës dhe pozicionin e qëndrueshëm financiar të aksionerit përfundimtar, gatishmërisë së Çalık Group për të dhënë mbështetje operacionale dhe për të furnizuar me kapital, nëse paraqiten nevoja të tilla, vlerësohet në një nivel elastik. Në këtë drejtim, nota e Mbështetjes së Sponsorit konfirmohet si (2) dhe nota e të “Qëndruarit Vetëm” konfirmohet si (AB) bazuar në shkallën e vlerësimit të JCR Eurasia Rating.

Lajmet e tjera

Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".
BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.