Lajmërime

Të dashur Klientë,
 
Dëshirojmë të risjellim në vëmendjen tuaj disa këshilla për të patur një përdorim të sigurt në internet:
 
  • BKT nuk do të kërkojë asnjëherë nga ju informacione personale, sensitive dhe konfidenciale nëpërmjet postës elektronike, SMS-s ose duke ju kontaktuar nëpërmjet telefonit.
  • Mos aksesoni asnjëherë linqe të cilat ju dërgohen me e-mail ose sms ku ju kërkohet të rifreskoni të dhënat tuaja
  • Mos aksesoni llogarinë tuaj online nëpërmjet linqeve që ju vijnë me e-mail apo sms
  • Mos aksesoni llogarinë tuaj online në kompjutera të hapura për publikun
  • Mos hapni mesazhet e postës elektronike pa kontrolluar identitetin e dërguesit dhe subjektit. Nëse keni ndonjë dyshim në lidhje me origjinën e mesazhit fshini atë menjëherë dhe mos hapni asnje skedar apo dokument të bashkangjitur që mesazhi i postës elektronike mund të përmbajë.
 
Nëse ju kontaktoheni në kanale digjitale apo telefon me pretendimin që po kontaktoheni nga BKT ju lutemi të na informoni në +355 4 22 66 288 ose info@bkt.com.al.

Lajmet e tjera

JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të “Banka Kombëtare Tregtare Sh.A.” në kategorinë e nivelit të investimit me cilësinë më të lartë të kreditit.
Mbrëmje gala në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor
Banka Kombëtare Tregtare, institucioni financiar më i madh në vend, kremtoi 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala
BKT inauguron degën e restauruar dhe rinovuar në Vlorë – Një urë midis trashëgimisë dhe të ardhmes