Tiranë, Shqipëri (15 shkurt 2019) – Banka Kombëtare Tregtare qartëson pozicionin e saj lidhur me publikimet e disa portaleve si më poshtë:
- Vendet e referuara në këtë publikim nuk janë vende offshore dhe për më tepër ato nuk janë pjesë e asnjë liste të Bashkimit Europian apo organizmi ndërkombëtar për pastrim parash.
- Struktura aksionere e këtyre kompanive është e krijuar sipas rregullave dhe ligjeve të këtyre vendeve dhe asnjë ligj apo udhëzim i kuadrit ligjor shqiptar nuk e ndalon bankën të kryejë marrëdhënie biznesi me to.
- Konstatimet e autoriteteve në raportet e tyre janë të natyrës administrative për të cilat banka i ka kundërshtuar dhe është në një proces gjyqësor në Gjykatën Administrative.
- Banka rezervon të gjitha të drejtat për ruajtjen e integritetit dhe reputacionit të saj dhe të klientëve.
THE BANKER VLERËSON BKT SI BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI PËR HERË TË NËNTË
Tiranë, Shqipëri (29 nëntor 2018) –
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar me çmimin
“Banka më e mirë në Shqipëri për 2018” nga
“The Banker". Të konsideruar si vlerësimet më të rëndësishme të industrisë bankare, çmimet “Banka më e mirë e vitit” nga The Banker u shpërndanë përsëri midis institucioneve më prestigjoze në fushën financiare. Çmimi u tërhoq nga Kryetari i Bordit Drejtues
Z. Mehmet Usta dhe nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtari i Bordit Drejtues
Z. Seyhan Pencabligil në mbrëmjen gala të zhvilluar në Londër më 29 nëntor 2018.
Gjatë fjalimit të tij përshëndetës,
Z. Mehmet Usta, u shpreh shumë i lumtur për çmimin
“Banka më e mirë në Shqipëri" për të nëntin vit, duke theksuar se ky vlerësim tregon qartë pozicionin dominues të BKT në sistemin Bankar Shqiptar. BKT është një nga “Markat” më të vlerësuara në Shqipëri dhe është detyra jonë ta ngremë akoma më lart prestigjin e saj duke promovuar rritje dhe zhvillim, duke krijuar mundësi të reja ekonomike për qytetarët dhe komunitetet në të gjithë vendin si edhe duke frymëzuar brezat e bankierëve të rinj. Ai shtoi se: “Në BKT, ne i kuptojmë oraret e zgjatura, këmbënguljen, vizionin dhe përkushtimin e nevojshëm për të arritur një sukses të tillë prandaj e vlerësoj akoma më shumë që një punë kaq e madhe nuk ka kaluar pa u vënë re”.
Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtari i Bordit,
Z. Seyhan Pencabligil, shtoi: “Në emër të stafit të BKT, dëshiroj t'ju falenderoj të gjithëve për këtë vlerësim të veçantë, i cili u arrit vetëm falë dedikimit dhe ekselencës së tyre”. Ai vijoi duke theksuar se: “Në BKT ne ecim me kohën duke investuar vazhdimisht në teknologji dhe duke qenë pionerë të inovacionit në Shqipëri dhe në rajon, por në të njëjtën kohë ne investojmë shumë edhe në ruajtjen e trashëgimisë dhe reputacionit si banka më e vjetër në Shqipëri. Të gjithë ne e kemi vërtetuar se është e gabuar të vetkënaqesh dhe “të flesh mbi dafina” sepse kurrë nuk mund ta marrim si të mirëqenë një të ardhme të suksesshme. Për këtë arsye, ne duhet të vazhdojmë me përkushtimin tonë për të arritur standardet më të larta".
Së bashku me çmimin
"Banka e vitit në Shqipëri" nga The Banker, BKT edhe këtë vit ka marrë çmimet më të mëdha të industrisë bankare, duke u vlerësuar më parë si
"Banka më e mirë në Shqipëri" nga "EMEA Finance" dhe me
“AAA (Alb)” nga JCR Eurasia Rating.
E themeluar në vitin 1925, BKT është
banka tregtare më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri. Me një vlerë totale të aseteve prej
3.9 miliardë dollarë dhe me depozita me vlerë
3 miliardë dollarë, BKT u shërben klientëve të saj përmes një rrjeti prej 94 degësh, nga të cilat 67 janë të vendosura në Shqipëri dhe 27 në Kosovë.
Për më shumë informacion, ju lutemi referojuni: www.bkt.com.al.
Tiranë, Shqipëri (5 Nëntor 2018) - Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës (UAMD) organizoi ceremoninë e diplomimit të studentëve të
Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP). Ceremonia u zhvillua në Durrës, në ambientet e reja të kampusit të UAMD.
Bashkëpunimi 11 vjeçar midis BKT dhe FASTIP, nxjerr në pah vit pas viti suksesin e këtij sistemi arsimor unik në Shqipëri. Midis të gjithë përfaqësuesve të institucioneve publike e private, partnere me Programin e FASTIP, në këtë ceremoni morë pjesë Rektorja e Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës,
Znj. Kseanela Sotirofski, Drejtori i Grupit të Bankingut Individual
Z. Fatih Karlı, Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore
Znj. Ariana Tushi, etj.
Gjatë fjalës së saj së mirëseardhjes,
Znj. Sotirofski, u shpreh shumë e lumtur që auditorët e UAMD nuk po nxjerrin vetëm studentë, por edhe profesionistë, duke i veçuar studentët e FASTIP nga të gjithë të diplomuarit në të gjithë vendin. “Çdo rrugë pa pengesa sigurisht që nuk ia vlen të ndiqet. Mos u dekurajoni ju lutem nga vështirësitë e fillimit, të jeni të sigurtë që ju do të arrini shumë, dhe ne do të jemi këtu duke ju vëzhguar dhe duke ju duartrokitur për gjithë sukseset tuaja.”
Më tej,Znj. Tushi shtoi se jemi të lumtur që jemi përsëri së bashku në këtë ceremoni diplomimi të Studentëve të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën. Bazuar në modelin e suksesshëm gjerman të studimeve duale, vetëm studentët e këtij fakulteti, kanë privilegjin e madh të ndërthurin njohuritë teorike me të mësuarin nëpërmjet programeve praktike në banka dhe biznese.
“Me krenari konstatojmë se përgjatë këtyre viteve, BKT ka qenë dhe mbetet partneri kryesor i FASTIP për realizimin e ëndrrës së gjeneratës më të re në përgaditjen e punonjësve/bankierëve të ardhshëm me edukim bashkëkohor evropian. BKT mbështet FASTIP edhe për pjesëmarrjen e lektorëve dhe ekspertëve të huaj në programin akademik, i cili sjell diferencën në edukimin e studentëve në raport me të gjitha universitetet publike në Shqipëri. Besoj se një kënaqësi e veçantë, e dhuruar nga BKT për studentët - diplomantë dhe prindërit e tyre për këtë vit 2018, ishte punësimi i të gjithë grupit të vitit të III prej 16 studentësh në periudhën Korrik - 1 Shtator, shumë më përpara se të diplomoheshin! BKT do të vazhdojë të mbetet një partner serioz, mbështetës i modelit të suksesshëm të studimeve duale në FASTIP, duke kontribuar për formimin profesional të gjeneratës më të re (Zeta), punësimit të tyre, ndërtimit të karrierës profesionale dhe të jetës në vendin tonë.” Gjatë këtyre viteve, Banka Kombëtare Tregtare ka mbështetur, sponsorizuar dhe edukuar nëpërmjet këtij programi 184 studentë në studimet Bachelor të Degës Menaxhim Banke:126 diplomantë janë punësuar direkt pas diplomimit dhe 37 studentë janë duke ndjekur studimet në këtë vit akademik 2018 - 2019. Tashmë,
11% e stafit të Bankës Kombëtare Tregtare (101 punonjës) janë të diplomuar në FASTIP, duke dhënë kontributin e tyre në suksesin e bankës, e duke ndjekur rrugët personale të karrierës, prej pozicionit të respektuar të Tellerit deri në Drejtor Dege, Zëvendës Drejtor Departamenti, Drejtues Operacionesh, Auditor, etj.
Banka Kombëtare Tregtare dhe
Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës, përgjatë 11 viteve eksperience të këtij programi partneriteti publik-privat, punojnë së bashku si partnerë seriozë për konsolidimin, rritjen dhe
suksesin e programit të studimeve duale në Degën Menaxhim Banke.
FASTIP ofron studime universitare të integruara me praktikën profesionale duke alternuar çdo 3 muaj edukimin akademik me programet e praktikave profesionale në bankë/biznese, dhe për të gjithë studentët e suksesshëm mundësohet punësimi i tyre menjëherë pas diplomimit nga institucionet partnere.
JCR Eurasia Rating rivlerëson BKT me AAA (Alb) për të dhjetën herë radhazi
Tiranë, Shqipëri (20 Qershor, 2018) - JCR Eurasia Rating, ka vlerësuar
Bankën Kombëtare Tregtare (BKT) në terma afatgjatë në nivel kombëtar me notën
‘AAA (Alb)’ e cila tregon nivelin më të lartë të investimit, dhe në terma afatshkutër në nivel kombëtar me notën
‘A-1+ (Alb)’, me një situatë “të qëndrueshme” për të dyja vlerësimet. Për më tepër, JCR-ER ka përcaktuar Notën Afatgjatë Ndërkombëtare në Monedhë të Huaj dhe Vendase të BKT-së në
“BBB-”, një nivel më lart se vlerësimi maksimal i vendit.
JCR Eurasia Rating është filiali Euroaziatik i Agjencisë Japoneze të Vlerësimit, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë.
AAA (Alb) është nota më e lartë e mundshme brenda tregut vendas dhe tregon se BKT vazhdon të ruajë pozitat e saj si institucioni bankar më i rëndësishëm në sektorin financiar në Shqipëri.
JCR-ER ka vërejtur se BKT dominon sektorin bankar Shqiptar si banka më e madhe në Shqipëri, përsa i përket aseteve, kredive, depozitave dhe fitimit neto. Faktorët kryesorë të diferencimin të BKT-së nga sektori dhe të vlerësimit në terma afatgjatë në nivel kombëtar me notën ‘AAA (Alb)’ janë: baza shumë e gjerë e depozitave, treguesit e lartë të përfitueshmërisë dhe menaxhimi efektiv i kostove operative, kapitalizimi i mjaftueshëm, pozicioni dominues në tregun bankar Shqiptar, niveli shumë i ulët i kredive me probleme krahasuar me tregun, dhe për më tepër një strukturë dhe nivel pajtueshmërie shumë i lartë me Kodin e Qeverisjes së Korporatave në Shqipëri.
BKT, edhe pse zotëron rrjetin më të madh të degëve në sektorin bankar, i jep shumë rëndësi përdorimit efektiv të kanaleve alternative të shpërndarjes, përfshirë këtu ATM, internet dhe mobile banking, në mënyrë që të ofrojë shërbime me cilësi sa më të lartë. Si gjithmonë, një pionere në implementimin e risive tekonologjike, e drejtuar edhe nga kërkesat e klientëve, BKT është fokusuar në bankingun dixhital, duke ofruar shërbime inovative me produktivitet dhe perfitueshmëri të lartë.
EMEA FINANCE ZGJEDH BKT PËR TË TETËN HERË SI BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI
Tirana, Shqipëri – Çmimet dhe vlerësimet vazhdojnë të reflektojnë suksesin e
Bankës Kombëtare Tregtare në sektorin bankar. BKT është zgjedhur për të tetin vit rradhazi si “
Banka më e Mirë në Shqipëri për vitin 2017” nga revista prestigjoze
EMEA Finance, e cila shpërndan çdo vit çmimet për bankat dhe institucionet financiare më të mira. EMEA Finance theksoi se vetëm institucionet financiare më të mira, të cilat mirëpresin ndryshimet në mjedisin dhe fushën ku veprojnë, duke evidentuar se BKT jo vetëm diti të përfitonte nga oportunitetet e tregut, por vazhdoi ristrukturimin, ndryshimin dhe përshtatjen e bankës për vitet në vazhdim, si edhe për sfidat e ardhshme të parashikuara dhe të paparashikuara.
BKT, e themeluar në 1925,
është banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri. Me një total asetesh prej
3.7 miliard dollarë dhe
2.9 miliard dollarëdepozita, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet rrjetit të saj prej
94 degësh, 67 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 27 në Kosovë.
BANKA KOMBËTARE TREGTARE MBËSHTET “REVOLUCIONIN E GJELBËR” INICIATIVË E BASHKISË TIRANË
Tiranë, Shqipëri (05 Prill, 2018) – Banka Kombëtare Tregtare (BKT), iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e qytetit, duke sponsorizuar projektin e mbjelljes së pemëve në zonën e Liqenit Artificial. Në ceremoninë e inagurimit, të organizuar me këtë rast, morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit të BKT,
Z. Seyhan Pencabligil dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë
Z. Erion Veliaj.
Z. Seyhan Pencabligil, përgëzoi bashkinë e Tiranës dhe në veçanti Z. Veliaj për këto lloj iniciativash të cilat ndihmojnë në ndryshimin e mentalitetit të qytetarëve tanë, duke i berë ata një pjesë aktive të programit të gjelbërimit për të kuptuar plotësisht rëndësinë e mbrojtjes së ambjentit ku ata jetojnë. Përgjegjësia ndaj ambientit ka qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e politikave të përgjegjshmërisë sociale të korporatës. Në BKT ne besojmë plotësisht se ndryshimet e mëdha fillojnë duke hedhur hapa të vegjël. Njëkohësisht, Z. Pencabligil uroi që kjo nismë të vijojë gjersa Tiranës t’i jenë shtuar deri në 1 milion pemë.
Z. Erion Veliaj, shprehu mirënjohjen e tij ndaj BKT duke vënë në dukje dhurimet e kryera ndër vite për përmirësimin e jetesës në komunitet. “Ju falenderoj shumë për donacionin. Unë e di që në Shqipëri ka shumë nevoja, por donacioni është dicka që do t’i mbetet qytetit. Ju falenderoj me gjithë zemër ju dhe klientët tuaj, sepse besoj që ethosi dhe etika e bankës tuaj reflekton dhe vlerën e klientëve tuaj. Fakti që po investoni në pemë, i bën të gjithë klientët tuaj të mendojnë që janë pjesë e këtij aktiviteti.”
BKT, e themeluar në 1925,është banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri. Me një total asetesh prej
3.7 miliard dollarë dhe
2.9 miliard dollarëdepozita, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet rrjetit prej
94 degësh, 67 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 27 në Kosovë.
Për më shumë informacion, vizitoni: www.bkt.com.alBKT – PJESËMARRËSE NË PANAIRIN “WORK & STUDY”, 2018
Tiranë, Shqipëri (28 Mars, 2018) – Banka Kombëtare Tregtare (BKT), tashmë prej disa vitesh, mbështet traditën e panairit “Work & Study”, për tu gjendur sa më pranë kërkesës së tregut të punës dhe të studimit. Edicioni i 9-të i këtij panairi organizohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në partneritet me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, në datat 28-29-30 Mars 2018 në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Gjatë fjalës së tij hapëse, Kryetari i Bashkisë Z. Erion Veliaj u shpreh: “Dua të falenderoj ata që vazhdojnë dhe rikthehen në panair, do të thotë që ka duk, domethënë dhe për kompanitë nuk është një kohë e shpenzuar kot apo para të shpenzuara kot. Për të gjithë ata që na ndjekin bëni gati CV dhe hajde bëjmë një xhiro se askush nuk do vij të ofrojë vende pune nëpër kafe.”Banka Kombëtare Tregtare, me rrjetin e saj të gjerë prej 94 degësh në Shqipëri dhe Kosovë ndihet krenare me ekipin e motivuar dhe profesional që kanë lënë gjurmë në suksesin e saj. Me anë të panairit “Work & Study” BKT fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për praktika të ndryshme profesionale si dhe në pozicionet vakante të punës për të vijuar rrugën drejt suksesit individual dhe të korporatës.
AGJENCIA E SIGURIMIT TË DEPOZITAVE PËRZGJODHI BANKËN KOMBËTARE TREGTARE TË PARËN NË LISTËN PARAPRAKE TË BANKAVE AGJENTE PËR KRYERJEN E PROCESIT TË KOMPENSIMIT TË DEPOZITAVE.
Tiranë, Shqipëri (24 Janar, 2018) –
Banka Kombëtare Tregtare (BKT), u rendit
e para në listën paraprake, prej vetëm 3 bankash, të përzgjedhura nga
Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) si
banka agjente për kryerjen e procesit të kompensimit të depozitave.
ASD, në datën 24.07.2017, nisi procedurën e përzgjedhjes së bankave agjente në listën paraprake, duke ftuar të gjitha bankat anëtare të skemës së sigurimit të depozitave për paraqitjen e shprehjeve të interesit. ASD përfundoi procesin e vlerësimit, i cili u finalizua me Vendimin e Këshillit Drejtues të Agjencisë nr. 23, datë 3.10.2017 “Mbi përzgjedhjen e bankave agjente në listën paraprake për kryerjen e procesit të kompensimit”, në përputhje me të gjitha kriteret, ku BKT u rendit e para në listën paraprake të 3 bankave të përzgjedhura.
Në vijim të këtij procesi, BKT dhe ASD kanë finalizuar me sukses të gjitha detajet dhe në datën 24 Janar 2018, Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit të BKT,
Z. Seyhan Pencabligil dhe Drejtori i Përgjithshëm i ASD,
Z. Genci Mamani, nënshkruan kontratën për ekzekutimin e procesit të kompensimit të depozitave.
Kjo iniciativë e re e ASD thekson edhe një herë se sistemi bankar po ndërton mekanizmat dhe infrastrukturën e nevojshme për konsolidimin e stabilitetit të sektorit financiar dhe ruajtjen e elasticitetit të sistemit bankar në rast të situatave të papritura.
Agjencia e Sigurimit të Depozitave u krijua në vitin 2002 dhe kryen aktivitetin e saj në bazë të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar. ASD administron skemën e sigurimit të depozitave, e detyrueshme për të gjitha bankat e nivelit të dytë, e cila mbulon depozitat deri në shumën
2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë.
BKT, e themeluar në 1925,
është banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri. Me një total asetesh prej
3.6 miliard dollarë dhe
2.9 miliard dollarëdepozita, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet rrjetit prej
93 degësh, 67 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.
Për më shumë informacion, vizitoni: www.bkt.com.alBKT DREJTOI TRYEZËN E RRUMBULLAKËT TË SHQIPËRISË NË FORUMIN PËR EVROPËN QËNDRORE DHE LINDORE ORGANIZUAR NGA EUROMONEY
Vjenë, Austri (17 Janar 2018) - Më 16-17 janar 2018, Konferenca Euromoney, me rastin e organizimit të forumit të 23-të për
Evropën Qëndrore dhe Lindore, u ndoq nga më shumë se 1,100 përfaqësues të qeverive, politik-bërës, financierë, lider të korporatave dhe investitorë. Ky forum konsiderohet si një nga ngjarjet më të mira të “networking” për këdo me interes në Evropën Qëndrore dhe Lindore.
Banka Kombëtare Tregtare, sponsorizoi dhe organizoi për të tretin vit radhazi Tryezën e Rrumbullakët të Shqipërisë, "Mobilizimi i Financave për Rritje të Mëtejshme", me pjesëmarrjen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë,
Z. Gent Sejko, Zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë,
Z. Erjon Luçi, Drejtor i Përgjithshëm i Finance-In-Motion
Zj. Elvira Lefting dhe Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit të BKT,
Z. Seyhan Pencabligil.
Z. Pencabligil, u shpreh se megjithëse rritja ekonomike e vlerësuar në 3.8 përqind në vitin 2017 është e konsiderueshme bazuar në rritjen e ulët globale, ekonomia e Shqipërisë dhe e rajonit të Ballkanit duhet të ecë me ritme më të larta për të patur prosperitet dhe për të arrirë nivelet e vendeve të BE në një kohë sa më të shkurtër. Ai theksoi se një zgjidhje e mundshme do të arrihej duke vënë në përdorim financat e disponueshme në sistemin bankar, i konsideruar si tepër likuid, për të realizuar investimet e nevojshme në përmirësimin e vendit. Ai shtoi se financimi i projekteve me
Partneritet Publik Privat (PPP) duke patur mbështetjen e Bankës së Shqipërisë si edhe politikat de-euroizuese të bankës qëndrore mund të ndihmojnë në rritjen e kreditimit nga ana e bankave dhe si rrjedhojë edhe në rritjen e përgjithshme ekonomike.
Zj. Lefting konfirmoi se në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera në rajon, teorikisht ka fonde të mjaftueshme, duke e përjashtuar anën financiare nga problematikat e mundshme dhe duke u shprehur se shumë më tepër përpjekje duhet të fokusohen në çështjet jo financiare. Ajo u përqëndrua në faktin se ndoshta Shqipëria nuk konsiderohet kritike sa duhet nga komuniteti ndërkombëtar për të tërhequr vëmendjen e nevojshme dhe nënvizoi rolin e rëndësishëm që komuniteti ndërkombëtar, përmes strategjive afatgjata, ka në udhëheqjen dhe mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e saj drejt suksesit. Ajo konsideroi trajnimet dhe konsulencat mbi tema/sektore me qëndrueshmëri afatgjatë, si kritike për të ardhmen e rritjes dhe zhvillimit të Shqipërisë.
Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Luçi, tregoi optimizëm për rritjen ekonomike aktuale dhe të parashikuar, duke renditur disa nga reformat kryesore që qeveria ka ndërmarrë në sektorë të ndryshëm. Ai shtoi se treguesit ekonomikë po rikthehen në nivelet para krizës, duke e konsideruar si faktor mjaft pozitiv i cili tregon se Shqipëria është në drejtimin e duhur, por gjithashtu pranoi se ka ende shumë sfida përpara të cilat kërkojnë kohë dhe durim. Ai vijoi me listimin e disa prej projekteve të rëndësishme aktuale PPP që po realizohen në Shqipëri, duke nënvizuar ndikimin pozitiv që do të kenë në rritjen ekonomike dhe ftoi investuesit, duke konfirmuar synimin e qeverisë Shqiptare për të vazhduar me projekte të reja PPP të cilat do të jenë cilësore dhe me qëndrueshmëri afatgjatë.
Guvernatori Z. Sejko, pasi bëri një përmbledhje të shkurtër të historisë financiare dhe ekonomike të Shqipërisë gjatë këtyre 27 viteve të demokracisë, nënvizoi faktin se qeveria shqiptare ka ndërmarrë disa reforma për të diversifikuar faktorët që ndikojnë në rritjen ekonomike, duke kanalizuar investimet në sektorë të ndryshëm me potencial të lartë dhe rrezik të ulët. Ai pohoi se treguesit e rritjes ekonomike në Shqipëri janë optimistë bazuar në situatën ekonomike globale dhe se sektori bankar dhe financiar luajnë një rol vendimtar në zhvillimin e vendit dhe në rritjen ekonomike. Ai vijoi duke konfirmuar se sistemi bankar aktual është i mbi kapitalizuar me pothuajse 4 bilion euro të lira, të cilat duhen konvertuar në investime, duke e theksuar këtë si sfidën aktuale të Shqipërisë ku të gjitha palët e interesuara duhet të punojnë së bashku. Ai theksoi rënien e nivelit të kredive me probleme, dhe kërkoi nga bankat që të ruajnë këtë trend edhe në vitet e ardhshme.
Tryeza e rrumbullakët pati sukses, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë pjesëmarrësve, të cilët drejtuan pyetje drejt panelit drejtues. Për më tepër, invenstitorët dhe institucionet financiare nga Shqipëria, të cilat morën pjesë në konferencë patën mundësi të mëdha për t'u takuar me përfaqësues të lartë nga vende të ndryshme, duke shkëmbyer pikëpamjet rreth situatës aktuale financiare në tregjet përkatëse, si dhe për të ndërtuar marrëdhënie biznesi.
“THE BANKER” RIVLERËSON BKT PËR TË TETËN HERË SI “BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI”
Tiranë, Shqipëri (30 Nëntor, 2017) –
Banka Kombëtare Tregtare (BKT), fiton çmimin
“Banka më e mirë në Shqipëri për 2017” nga një prej revistave më prestigjoze financiare,
"The Banker", një publikim i Financial Times, i cili përzgjedh çdo vit bankat më të mira në botë. Kjo është hera e tetë që BKT merr këtë çmim të nderuar në fushën e industrisë së shërbimeve financiare. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në Londër më 29 Nëntor 2017.
Për këtë çmim prestigjoz Kryetari i Bordit Drejtues të BankësZ. Mehmet Ustatheksoi se:"Çmimi i Bankës së Vitit në Shqipëri, për të tetin vit, është një miratim fantastik i performancës së jashtëzakonshme që BKT ka arritur gjatë këtyre viteve. Ky vlerësim vjen si një siguri e kënaqshme që ne nuk kemi qenë të gabuar në lidhje me vendimet dhe veprimet.I përgëzoj të gjithë punonjësit tanë për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme dhe të nevojshme për ta bërë BKT-në bankën e madhe që ne njohim ".
Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues
Z. Seyhan Pencabligil shtoi se: "Të qenit të njohur për performancën tonë në skenën ndërkombëtare për shumë vite është një arritje e jashtëzakonshme dhe i jam mirënjohës secilit prej punonjësve tanë të përkushtuar që e kanë bërë të mundur këtë. Për sa kohë ne do të vazhdojmë të jemi pranë klientëve tanë, duke kuptuar nevojat e tyre dhe duke përshtatur vizionin dhe strategjinë tonë në përputhje me këtë kuptim, unë besoj fuqishëm se do të vazhdojmë të rritemi dhe të marrim të gjitha çmimet kryesore në industrinë bankare ".
Së bashku me çmimin "Banka më e Mirë në Shqipëri" nga The Banker, BKT edhe këtë vit është vlerësuar me tre çmimet më të mëdha të industrisë bankare, duke marrë më parë edhe "Banka më e Mirë në Shqipëri" nga "Euromoney" dhe "EMEA Finance".
BKT, e themeluar në 1925, është
banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri. Me një total asetesh prej
3.5 miliard dollarë dhe
2.9 miliard dollarëdepozita, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet rrjetit prej
93 degësh, 67 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.
Për më shumë informacion, vizitoni: www.bkt.com.alCeremonia e Diplomimit në FASTIP
Tiranë, Shqipëri (16 Nëntor 2017) -
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës (UAMD) organizoi ceremoninë e diplomimit të studentëve të
Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP). Ceremonia u zhvillua në Durrës, në ambjentet e hotel “Horizont”.
Ky vit akademik përkon me 10 vjetorin e krijimit të FASTIP dhe bashkëpunimit të
Bankës Kombëtare Tregtare me Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Në ceremoni morën pjesë Rektorja e Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës, Zj. Kseanela Sotirofski, Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtari i Bordit Drejtues i Bankës Kombëtare Tregtare Z. Seyhan Pencabligil dhe përfaqësues të institucioneve publike dhe private partnere me Programin FASTIP.
Gjatë fjalimit të saj Znj. Sotirofski, falenderoi bizneset për kontributin dhe mbështetjen e tyre të veçantë në realizimin dhe mbarëvajtjen e këtij projekti, pa të cilat gjithë këto arritje në këto 10 vite bashkëpunim nuk do të ishin të mundura.
Z. Pencabligil u shpreh se: ishte i lumtur që kemi qenë së bashku, përgjatë periudhës 10 vjeçare të rrugëtimit të FASTIP, këtij fakulteti unik në sistemin arsimor në Shqipëri. Bazuar në modelin gjerman të studimeve duale, vetëm studentët e këtij fakulteti, kanë privilegjin e madh të ndërthurin njohuritë teorike profesionale në procesin akademik me të mësuarit nëpërmjet programeve praktike në banka dhe biznese. Gjithashtu ai vijoi se shpreh besimin, se edhe në të ardhmen, BKT do të mbetet një partner serioz, mbështetës i modelit të suksesshëm të studimeve duale FASTIP, duke kontribuar në mbështetje jo vetëm të formimit profesional të gjeneratës së re, por edhe të punësimit të tyre dhe ndërtimit të jetës në vendin tonë.
Me kënaqësi konstatoj se 9% të stafit bankar të BKT janë të diplomuar në FASTIP, të cilët mjaft të angazhuar, kontribuojnë në suksesin e bankës dhe kanë realizuar rrugë të ndryshme karriere bazuar në performancën dhe meritën, duke filluar prej pozicionit të respektuar të Tellerit deri në promovimin e tyre si Drejtor Dege, Drejtues Operacionesh, Auditor, etj.
Në këtë ceremoni u diplomuan 26 studentë nga të cilët 13 studentë, patën nderin dhe kënaqësinë që bashkë me diplomat të merrnin edhe kontratat e tyre të punës duke u punësuar në pozicionet e lira të punës në BKT.
Gjatë kësaj dekade, BKT ka mbështetur, sponsorizuar e udhëhequr
174 studentë në Degën Menaxhim Bankar, nga të cilët
110 diplomantë janë punësuar direkt pas diplomimit, dhe
43 studentë të tjerë ndjekin studimet në këtë vit akademik 2017 -2018. Programi FASTIP është një histori suksesi në sistemin arsimor në Shqipëri pasi bazuar në këtë program partneriteti publik - privat, studentët kanë mundësi që të kryejnë praktikën e tyre të punës në ambientet e institucionit përgjegjës, duke u garantuar në këtë mënyrë edhe punësimin e menjëhershëm të tyre menjëherë pas diplomimit.
Të nderuar Klientë,
Do të donim t’ju informonim se nisur nga data 22 nëntor 2017 do të ketë ndryshime në lidhje me pagesën e minimumit të detyrueshëm të kartës së kreditit PRIMA. Për të gjithë kartëmbajtësit pagesa minimale do të ndryshojë nga 30% dhe do të bëhet 25%. Ky ndryshim, i cili do të hyjë në fuqi automatikisht, do të aplikohet si më poshtë:
- · Për kartëmbajtësit e ciklit të parë do të hyjë në fuqi në gjenerimin e faturës së datës 22 nëntor 2017.
- · Për kartëmbajtësit e ciklit të dytë do të hyjë në fuqi në gjenerimin e faturës së datës 06 dhjetor 2017.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
“EUROMONEY” RIVLERËSON BANKËN KOMBËTARE TREGTARE si “BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI” PËR TË GJASHTËN HERË RADHAZI
Tiranë, Shqipëri (6 Korrik, 2017) – Si vlerësim i performancës së jashtëzakonshme dhe lidershipit në tregun bankar,
Banka Kombëtare Tregtare, fiton çmimin
“Banka më e mirë në Shqipëri”, për të gjashtën herë radhazi, nga "Euromoney Magazine", një prej revistave financiare më të rëndësishme në botë. Çmimi iu dorëzua Kryetarit të Bordit Drejtues
z. Mehmet Usta, në mbrëmjen gala të zhvilluar në Londër më 6 Korrik 2017.
Z. Usta, gjatë fjalimit të marrjes së çmimit u shpreh: "Çmimi Banka më e mirë në Shqipëri për të gjashtin vit rradhazi, është një tregues i performancës së jashtëzakonshme të BKT dhe i përpjekjeve tona të vazhdueshme për ti shërbyer klientëve me përkushtim gjatë gjithë këtyre viteve. Është shumë e vështirë për të arritur në krye, por është shumë më e vështirë të qëndrosh në këto nivele për një kohë të gjatë, prandaj ndihemi shumë krenarë që jemi përsëri këtu. I jemi shumë mirënjohës të gjithë klientëve dhe punonjësve për mbështetjen e vazhdueshme e cila bëri të mundur arritjen e këtij suksesi. Unë kam besim të plotë se dedikimi ynë i vazhdueshëm për të arritur standartet më të larta të përsosmërisë do të pozicionojë BKT në elitën e industrisë bankare edhe në vitet në vijim.”
BKT, e themeluar në 1925,
është banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri. Me një total asetesh prej
3.1 miliard dollarë dhe 2.4 miliard dollarëdepozita, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet rrjetit prej
93 degësh, 67 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.
Për më shumë informacion, vizitoni: www.bkt.com.alTiranë, Shqipëri (3 Korrik, 2017) –
Banka Kombëtare Tregtare (BKT) ka si qëllim kryesor të ofrojë një shërbim të shkëlqyer për klientët e saj si edhe të jetë transparent me ta. Për tu njohur me kushtet e punës të cilat do të jenë të përditësuara më datë 18 Korrik 2017, jeni të lutur të klikoni në linkun
:
http://bkt.com.al/harta-e-faqes
EMEA FINANCE ZGJEDH BKT PËR TË SHTATËN HERË SI BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI
Vienë, Austri (Qershor, 2017) – Çmimet dhe vlerësimet vazhdojnë të reflektojnë suksesin e BKT në sektorin bankar. Banka Kombëtare Tregtare është zgjedhur për të shtatin vit rradhazi si
“Banka më e Mirë në Shqipëri për vitin 2016” nga revista prestigjoze EMEA Finance. EMEA Finance, një nga revistat financiare më të rëndësishme në botë, ndjek zhvillimet në tregjet financiare të Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës, dhe shpërndan çdo vit çmimet për bankat dhe institucionet financiare më të mira. Sikurse edhe në vitet e kaluara BKT rikonfirmon rrugën e duhur që po ndjek në drejtim të shërbimit me cilësi të lartë, risive teknologjike, zgjerimit, stabilitetit financiar dhe përfitueshmërisë të lartë.
Ky çmim dëshmon se BKT është udhëheqëse e tregut në cilësi, risi të menaxhimit dhe shërbimit si dhe ekspertizës për të ndihmuar dhe zgjeruar klientelën e saj.BKT, e themeluar në 1925, është banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri. Me një total asetesh prej 3.1 miliard dollarë dhe 2.4 miliard dollarë depozita, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet rrjetit të saj prej 93 degësh, 67 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.
Për më shumë informacion, vizitoni: www.bkt.com.al
JCR Eurasia Rating rivlerëson BKT me AAA (Alb) për të nëntën herë radhazi
Tiranë, Shqipëri (12 Qershor, 2017) - JCR Eurasia Rating, ka vlerësuar
Bankën Kombëtare Tregtare
(BKT) për të nëntën herë radhazi me notën ‘AAA (Alb)’ dhe me një situatë “të qëndrueshme” në terma afatgjatë në nivel kombëtar e cila tregon nivelin më të lartë të investimit. Për më tepër, JCR-ER ka përcaktuar Notën Afatgjatë Ndërkombëtare në Monedhë të Huaj dhe Vendase të BKT-së në “BBB-”, një nivel më lart se vlerësimi maksimal i vendit.
JCR Eurasia Rating është filiali Euroaziatik i Agjencisë Japoneze të Vlerësimit, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë. AAA (Alb) është nota më e lartë e mundshme brenda tregut vendas dhe tregon se BKT ruan pozitat e saj si institucioni bankar më i besueshëm dhe më i fortë financiarisht në Shqipëri.
JCR-ER ka vërejtur se duke zotëruar 27,23% të tregut përsa i përket aseteve, BKT dominon sektorin bankar Shqiptar si banka më e madhe në Shqipëri. BKT ka performuar në menyrë të dukshme mbi mesataren e sektorit në të gjitha fushat kryesore të aktivitetit bankar si asetet, huatë, depozitat, kapitalin dhe fitimin neto, duke forcuar pozitën e lidershipit në tregun Shqiptar. Ashtu si edhe në vitet e mëparshme, treguesit e përfitueshmërisë mbi mesataren e sektorit, baza shumë e gjerë e depozitave, rritja mbi mesataren, niveli shumë i ulët i kredive me probleme dhe rritja e pjesës së tregut janë faktorët kryesorë që e diferencojnë BKT-në nga sektori në një drejtim pozitiv dhe mbështetës kundrejt të gjitha vlerësimeve të dhëna.
BKT zotëron rrjetin më të madh të degëve në sektorin bankar Shqiptar, i integruar me përdorimin efektiv të kanaleve alternative të shpërndarjes, përfshirë këtu ATM, internet dhe mobile banking. Si gjithmonë, një pionere në implementimin e risive tekonologjike, e drejtuar edhe nga kërkesat e klientëve, BKT është fokusuar në bankingun dixhital, duke ofruar shërbime innovative me produktivitet dhe perfitueshmëri të lartë.
BKT – PJESËMARRËSE NË PANAIRIN WORK & STUDY, 2017
Tiranë, Shqipëri (18 Maj, 2017) -
Banka Kombëtare Tregtare (BKT) në kuadër të mbështetjes për të nxitur punësimin mori pjesë në Panairin Work & Study i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në partneritet me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, pranë Pallatit të Kongreseve nga data 18-20 Maj 2017. Ky panair, i cili zhvillohet me interesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Z. Erion Veliaj dhe Ministres së Arsimit dhe Sportit, Znj. Lindita Nikolla, është një mundësi e rëndësishme për lidhjen e arsimit me tregun e punës.
Gjatë fjalimit të hapjes Z. Erion Veliaj theksoi se: “Punësimi është një nga argumentet më të përfolura të viteve të fundit. Të gjithë sipërmarrësit sot po fokusohen në atë që quhet orientim dhe rezultat. Sot mentaliteti ka ndryshuar, duke u fokusuar në gjetjen e më të mirëve, promovimin e më të mirëve si dhe arritjen e rezultateve pozitive për çdo sipërmarrje qofshin ato publike apo private.
Gjatë fjalës së saj Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se “Ky panair është një histori suksesi, i cili mundëson lidhjen e arsimit me atë që duhet të jetë nesër suksesi i tregut të punës. Panairi është i rëndësishëm për të rinjtë, për sipërmarrjen, për institucionet e arsimit të lartë. Ministria e Arsimit ka bashkëpunuar me gjithë institucionet tona të arsimit të lartë në mënyrë që auditoret tona të mos çerfitikojë të papunë të rinj, por të përafrohen sa më shumë me tregun e punës”.
BKT, banka më e vjetër tregtare në vend me një rrjet prej 93 degësh, mbështet dhe zhvillon prej disa vitesh programe të cilat janë të fokusuara në uljen e papunësisë në vend. Iniciativa të tilla sigurojnë mbështetjen e të rinjve duke synuar krijimin e kushteve për rikthimin e tyre në tregun e punës.
BKT ofron mundësi punësimi për pozicione të ndryshme të sektorit bankar si edhe praktika punësimi për studentë.Ceremonia e Inagurimit “Dega Çorovodë”.
Tiranë, Shqipëri (7 Prill, 2017) –
Banka Kombëtare Tregtare
(BKT) organizoi ceremoninë e inagurimit të degës së saj më të re,
“Dega Çorovodë”. Në ceremoni ishin të pranishëm, Kryetar i Kuvendit
Z. Ilir Meta, Kryetar i Bashkisë Çorovodë
Z. Nesim Spahiu, Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit të BKT,
Z. Seyhan Pencabligil, Deputetë të zonës, përfaqësues të Pushtetit Vendor, klientë, sipërmarrës dhe përfaqësues të komunitetit lokal.
Të pranishmit u përshëndetën nga Kryetari i Bashkisë Çorovodë,
Z. Spahiu, i cili përgëzoi BKT-në për investimin e realizuar dhe ofrimin e një mundësie të shkëlqyer për të gjithë qytetarët e Çorovodës dhe rajonit të Skraparit.
Në fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit,
Z. Meta, nënvizoi zhvillimet ekonomike të rajonit të Skraparit dhe mundësitë e reja që BKT, përmes shërbimeve cilësore dhe profesionale, do të ofrojë për sipërmarrësit lokalë duke ndikuar pozitivisht në zhvillimet ekomomike të rajonit.
Z. Pencabligil shtoi se: “ Përkrah ofrimit të një game shumë të gjerë dhe të larmishme produktesh dhe shërbimesh, BKT bazuar në besimin e plotë mbi stabilitetin aktual ekonomik dhe perspektivën ekonomike të vendit, ndryshe nga konkurrentët tanë, vazhdon me strategjinë për të zgjeruar rrjetin e degëve në territorin e Shqipërisë”. Ai i shprehu mirënjohjen e tij personale, zotit Spahiu, për mbështetjen tërësore të treguar në realizimin e këtij investimi dhe shtoi se "Unë jam i bindur, bazuar në përvojat tona të mëparshme, se ky investim do të ofrojë përfitime të mëdha për ekonominë lokale dhe për të gjithë qytetarët e Çorovodës dhe të rajonit të Skraparit".
BKT, e themeluar në 1925, është
banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri, me
3.1 miliard dollarë asete dhe
2.4 miliard dollarë depozita. BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet një rrjeti prej
93 degësh, 67 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 26 në Kosovë, duke e bërë BKT-në bankën më të madhe shqiptare në rajon.
BKT – PJESËMARRËSE NË PANAIRIN E PUNËS, 2017
Tiranë, Shqipëri (29 Mars, 2017) – Banka Kombëtare Tregtare (BKT) në kuadër të mbështetjes për të nxitur dhe mbështetur krijimin e vendeve të reja të punës merr pjesë në Panairin e Punës 2017, i organizuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit, pranë Pallatit t ë Kongreseve nga data 29-31 Mars 2017. Ky panair, i cili zhvillohet me interesin e veçantë të Kryeministrit Z. Edi Rama dhe Ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Znj. Olta Xhaçka, është një mundësi ku konkretizohet përpjekja e punëdhënësit dhe punëmarrësit për të gjetur mënyra të vlefshme të plotësimit të vendeve të lira të punës.
BKT, banka më e vjetër tregtare në vend me një rrjet prej 93 degësh, mbështet dhe zhvillon prej disa vitesh programe të cilat janë të fokusuara në uljen e papunësisë në vend. Këto programe sigurojnë mbështetjen e të rinjve duke synuar krijimin e kushteve për rikthimin e tyre në tregun e punës.
Gjatë fjalimit të hapjes Zj. Olta Xhaçka theksoi se: “Punësimi është një nga argumentet më të përfolura prej vitesh, jo vetëm si një nevojë e çdonjërit prej nesh, por edhe si një nevojë kryesore e një shoqërie që kërkon të ecë përpara. Rëndësinë e këtij aktiviteti e tregon sot pjesëmarrja edhe këtë vit e mbi 80 kompanive, të cilat kanë deklaruar rreth 5,000 vende pune”BKT ofron mundësi punësimi për pozicione të ndryshme të sektorit bankar si edhe praktika punësimi për studentë.
Forumi i Agrobiznesit Turqi-Shqipëri
Tiranë, Shqipëri (28 Mars 2017) - Në kuadër të vizitës zyrtare njëditore në Shqipëri, Ministri Turk i Bujqësisë, Blegtorisë dhe Ushqimit, Z. Faruk Çelik mori pjesë në Forumin e Agrobiznesit Turqi-Shqipëri, i zhvilluar në ambientet e hotel Plaza në Tiranë.
Në Forumin e Agrobiznesit Turqi-Shqipëri, morën pjesë sipërmarrës të ndryshëm të këtij sektori nga të dy shtetet si edhe Personalitete si Ministri Turk i Bujqësisë, Blegtorisë dhe UshqimitZ. Faruk Çelik, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
Z. Edmond Panariti, Kryetari i Bordit Drejtues të BKT
Z. Mehmet Usta, në cilësinë e Presidentit të Këshillit të Biznesit Turqi-Shqipëri, Anëtari i Bordit Drejtues të Unionit të Dhomave dhe Bursave të Turqisë (TOBB)
Z. Faik Yavuz.
Z. Mehmet Usta, gjatë fjalës së tij në forum, theksoi se Turqia ka qenë dhe mbetet një partner strategjik i Shqipërisë në rajon dhe më gjerë. Ai shtoi se bujqësia është një nga sektorët kyç të ekonomisë për vendet e Mesdheut dhe se Shqipëria ofron një mundësi shumë tërheqëse për investitorët e huaj me kuadrin e saj ligjor dhe ekonomik, duke theksuar rëndësinë e marrëveshjes së tregtisë së lirë mes dy vendeve. Unë besoj se sëbashku mund të realizojmë projekte për të përmirësuar prodhimin dhe bashkëpunimin në sektorin bujqësor; Ne mund të transferojmë njohuritë e përvetësuara mbi përdorimin e teknologjive të përparuara në bujqësi, sistemet e ujitjes dhe serave, duke kontribuuar në përmirësimin e efiçencës në sektorin e Bujqësisë Shqiptare. Në rolin e një investitori, si përfaqësues i Çalik Holding, ne promovojmë mendimet tona pozitive duke këshilluar vazhdimisht bizneset Turke për të investuar në Shqipëri.
Ai përfundoi duke u shprehur, në rolin e Kryetarit të Bordit të BKT-së, se BKT ka një marrëveshje të veçantë me Exim Bank (Eksport-Import) në Turqi, për të financuar bizneset Turke dhe Shqiptare me qëllim rritjen e investimeve, tregtisë dhe volumit të biznesit midis dy vendeve. Kjo marrëveshje është një mundësi shumë e mirë për bizneset e interesuara në realizimin e investimeve të reja në Shqipëri.
Ne kuadër të Forumit,
Banka Kombëtare Tregtare (BKT) organizoi një takim miqësor me përfaqësues dhe sipërmarrës nga të dy shtetet në ambientet e hotel Plaza në Tiranë, duke i ofruar një mundësi të mëtejshme pjesëmarrësve për të shkëmbyer pikëpamjet si dhe për të ndërtuar marrëdhënie biznesi.
Tiranë, Shqipëri (28 Mars, 2017) – Java e Parasë është një festë mbarë botërore e parasë, me fokus ndërgjegjësimin e studentëve për mirë-menaxhimin e financave të tyre për një të ardhme të sigurt, duke pasur parasysh mundësitë që ju ofrohen në Shqipëri.
Banka Kombëtare Tregtare në mbështetje të Javës së Parasë, vlerësoi dhe mbështeti financiarisht konkursin “Sikur të ishim Bankierë” me studentët më të mirë të Departamentit të Financës së Fakulteteve Ekonomike të disa Universiteteve të përzgjedhura.
Studentët më të mirë të Degës Financë-Bankë paraqitën përpara jurisë një ofertë financiare për kompaninë Hydro Power Plant Company. Të tre skuadrat e dala nga universitetet u sollën si banka, ndërkohë juria me përfaqësues nga AAB, BKT, dhe Universitetet u sollën si kompania që përzgjodhi ofertën më të mirë. Në përfundim të konkursit u dhanë disa çmime sipas kategorive për:
- * Ekipin fitues,
- * Për tre folësit më të mirë,
- * si edhe për të gjithë pjesëmarrësit.
BKT DREJTOI TRYEZËN E RRUMBULLAKËT TË SHQIPËRISË NË FORUMIN PËR EUROPËN QENDRORE DHE LINDORE ORGANIZUAR NGA EUROMONEY
Vjenë, Austri (19 Janar, 2017) – Më 17 dhe 18 Janar 2017, Konferenca Euromoney, me rastin e organizimit të Forumit të 22-të për Europën Qendrore dhe Lindore, u ndoq nga më shumë se 1,000 politik-bërës, lider të korporatave, financierë dhe investitorë. Shpesh e vlerësuar si një nga eventet më të mira të “networking” për këdo me interes në Europën Qendrore dhe Lindore, Forumi ishte një mundësi e shkëlqyer për investitorët dhe politik-bërësit, nga brenda dhe jashtë rajonit, për të mbledhur dhe ndarë mendime, si edhe për të diskutuar mbi perspektivën ekonomike të Europës Qendrore dhe Lindore për vitet në vazhdim.
Banka Kombëtare Tregtare, sponsorizoi dhe organizoi për të dytën herë radhazi tryezën e rrumbullakët të Shqipërisë me temën “Shqipëria, drejt pozicionimit, si rritja më e shpejtë e ekonomisë në Balkan për 2017”, me pjesëmarrje të Ministri i Financave,
Z. Arben Ahmetaj, Zëvendës Guvernatori i Parë i Bankës së Shqipërisë,
Znj. Elisabeta Gjoni, Presidenti i Bankës së Tregtisë & Zhvillimit të Detit të Zi,
Z. Ihsan Ugur Delikanli dhe Drejtori i Përgjithshëm & Anëtar i Bordit të BKT,
Z. Seyhan Pencabligil.
Gjatë takimit, Z. Pencabligil, prezantoi shkurtimisht disa nga treguesit ekonomik dhe financiarë të Shqipërisë, duke treguar optimizëm mbi përmirësimet dhe zhvillimet e fundit pozitive në vend. Ai u shpreh pozitivisht mbi sistemin bankar në Shqipëri, me një raport të mjaftueshmërisë së kapitalit prej 16%, dhe nënvizoi iniciativën e fundit të Qeverisë,
Partneriteti Publik Privat (PPP), e promovuar nga vetë Kryeministri,
Z. Rama, i cili është shprehur së fundmi, për një vazhdimësi të projekteve PPP, në një vlerë rreth 1 miliard euro gjatë 3 viteve të ardhshme, të cilën sistemi bankar shqiptar është i gatshëm ta mbështesë dhe financojë.
Ministri i Financave, Z. Ahmetaj, konfirmoi ecurinë pozitive të ekonomisë shqiptare, me një parashikim rritjeje prej 3.7-3.8% të PBB për vitin 2017, dhe duke theksuar me bindje të plotë se nëpërmjet investimeve PPP, kryesisht në sektorët e infrastrukturës, edukimit dhe shëndetësisë, Shqipëria do të ketë mundësi të realizojë rritje deri në 6% të PBB. Ai vazhdoi më tej, duke përmendur disa nga reformat më të rëndësishme që Qeveria aktuale ka ndërmarë në sektorë të ndryshëm, si energjia, ndarja administrative, administrimi publik, klima e biznesit dhe drejtësia. Ai ftoi investitorët, duke nënvizuar se investimet e huaja direkte në Shqipëri janë aktualisht 9.2% e PBB, një rekord krahasuar me vendet e tjera të rajonit, si dhe duke theksuar progreset e bëra nga Shqipëria në renditjet ndërkombëtare të disa treguesve, si klima e biznesit dhe taksat.
Zëvendës Guvernatori i Parë i Bankës së Shqipërisë, Znj. Gjoni, u fokusua në evidentimin e treguesve kryesorë së ecurisë në Shqipëri, analizimin e faktorëve të rritjes si edhe në parashikimin e perspektivës së ekonomisë Shqiptare në vitet e ardhshme. Ajo nënvizoi se Shqipëria ka qenë një nga shtetet me performancë më të mirë në rajon, para dhe pas krizës, duke evidentuar faktorët kryesorë që kanë ndikuar pozitivisht. Ajo shtoi se perspektiva për Shqipërinë është e qëndrueshme, duke qenë në një trajektore pozitive dhe në një rrugë të qartë drejt konvergjencës në BE. Ajo përfundoi fjalimin e saj, duke nënvizuar se reformat dhe politikat e ndërmara nga Qeveria do të bëjnë të mundur pozicionimin e Shqipërisë si vendi me rritjen më të shpejtë të ekonomisë në rajon.
Z. Delikanli, shtoi se Shqipëria është një nga vendet e rajonit të Detit të zi, e cila ka treguar një ecuri pozitive pavarësisht ndikimeve nga situatat ekonomike të vendeve fqinjë gjatë viteve të krizës. Ai nënvizoi, bashkëpunimin e ngushtë midis Shqipërisë dhe Bankës së Tregtisë & Zhvillimit të Detit të Zi, duke theksuar se ka akoma vend për përmirësime dhe se në 2015-2018, Banka ka planifikuar të investojë afërsisht më shumë se 100 milion euro. Ai vazhdoi duke treguar gadishmërinë e Bankës për tu përfshirë në financimin e projekteve PPP, bazuar edhe në eksperienca të mëparshme në vende si Turqia dhe Greqia.
Tryeza e rrumbullakët pati sukses, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë pjesëmarrësve, të cilët drejtuan pyetje drejt panelit. Për më tepër, invenstitorët dhe institucionet financiare nga Shqipëria, të cilët morën pjesë në konferencë, patën mundësi të mëdha për t'u takuar me përfaqësues të lartë nga vende të ndryshme, duke shkëmbyer pikëpamjet rreth situatës aktuale financiare në tregjet përkatëse, si dhe për të ndërtuar marrëdhënie biznesi.
BKT ZGJERON RRJETIN E DEGËVE
Tiranë, Shqipëri (22 Dhjetor 2016) - Banka Kombëtare Tregtare është krenare të prezantojë degën e saj më të re,
Dega “Çorovodë”, duke rritur numrin e degëve të saj në 92 degë, nga të cilat 66 në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.
Dega “Çorovodë”, do të ofrojë të gjithë gamën e produkteve dhe shërbimeve që BKT ofron për të gjithë klientët e saj.
Adresa e deges Corovode : Lagjja ” Çlirim ” Rruga Dëshmorët, Çorovodë.
Ceremonia e Diplomimit në FASTIP
Tiranë, Shqipëri (13 Dhjetor 2016) -
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës (UAMD) organizoi ceremoninë e diplomimit të studentëve të
Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP). Ceremonia u zhvillua në Durrës, në ambjentet e hotel “Harmonia”, më 13 Dhjetor 2016.
Banka Kombëtare Tregtare (BKT) është partneri kryesor nga biznesi për fakultetin e FASTIP pranë UAMD, dhe ka kontribuar masivisht gjatë këtyre 9 viteve në këtë program unik Partnershipi Publik-Privat, midis Qeverisë Shqiptare dhe Gjermane, Universitetit të Durrësit dhe Partnerë të Biznesit Shqiptar.
Në ceremoni ishin të pranishëm, Rektorja e UAMD, Znj. Kseanela Sotirofski, Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit të BKT, Z. Seyhan Pencabligil, përfaqësues të Pushtetit Vendor, si edhe përfaqësues të partnerëve mbështetës të këtij programi.
Gjate ceremonisë,
Znj. Sotirofski, me rastin e 10 Vjetorit të UAMD, i dhuroi
Z. Pencabligil titullin e nderit,
“Doctor Honorius Causa”. Gjatë fjalimit të saj, Znj. Sotirofski, falenderoi Z. Pencabligil për kontributin dhe kujdesjen e tij të vecantë në realizimin dhe mbarëvajtjen e këtij projekti, pa të cilat gjithë këto arritje nuk do të ishin të mundura.
Z. Pencabligil, gjatë fjalimit të marrjes së çmimit u shpreh: “Jam i nderuar që jam pranë jush në mbrëmjen e sotme dhe mjaft i lumtur dhe i privilegjuar për këtë vlerësimin kaq të rëndësishëm. Ju falenderoj pa masë të gjithëve Ju, për këtë surprizë dhe kënaqësi të veçantë që më dhatë në këtë ceremoni të bukur të diplomimit të studentëve të FASTIP”. Ai përgëzoi studentët për këtë arritje duke evidentuar se: “Studentët e fakultetit FASTIP, kanë privilegjin e madh të studimit në një fakultet unik në Shqipëri, ku ndërthurin njohuritë teorike profesionale me të mësuarit nëpërmjet programeve praktike.” Ai mbylli fjalimi duke theksuar se “Banka Kombëtare Tregtare do të vazhdojë mbështetjen e studimeve në fakultetin FASTIP jo vetëm këtu, por edhe në Kosovë, duke bërë gjithçka që studimet e integruara pranë FASTIP, tani edhe në të ardhmen të shënojnë progres, duke e bërë atë një histori të vërtetë suksesi për edukimin e lartë. BKT, deri më sot, ka punësuar 97 të diplomuar nga fakulteti i FASTIP (9% e stafit aktual të bankës), ka sponsorizuar 154 studentë, 44 studentë nga të cilët ndjekin këtë vit akademik”.
“THE BANKER” RIVLERËSON BKT PËR TË SHTATËN HERË SI “BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI”
Tiranë, Shqipëri
(Dhjetor, 2016) – Si vlerësim i performancës së jashtëzakonshme dhe lidershipit në tregun bankar,
Banka Kombëtare Tregtare, fiton çmimin
“Banka më e mirë në Shqipëri për 2016” nga një prej revistave më prestigjoze financiare,
"The Banker", një publikim i Financial Times. Çmimi iu dorëzua Kryetarit të Bordit Drejtues
z. Mehmet Usta në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve Banka më e mirë e vitit, e zhvilluar në Londër më 7 dhjetor 2016. Kjo është hera e shtatë që BKT merr këtë çmim të nderuar në fushën e industrisë së shërbimeve financiare.
Z. Mehmet Usta, Kryetari i Bordit Drejtues të Bankës, gjatë fjalimit të marrjes së çmimit u shpreh: "Çmimi Banka më e mirë në Shqipëri për të shtatin vit, është një tregues i performancës së jashtëzakonshme që BKT ka arritur gjatë aktivitetit të saj në Shqipëri. I jemi shumë mirënjohës të gjithë klientëve dhe punonjësve për mbështetjen e vazhdueshme e cila bëri të mundur arritjen e këtij suksesi. Unë kam besim të plotë se dedikimi ynë i vazhdueshëm për të arritur standartet më të larta të përsosmërisë do të pozicionojë BKT në elitën e industrisë bankare edhe në vitet në vijim.”
Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues
Z. Seyhan Pencabligil shtoi se: “Ne jemi krenar që për të shtatën herë marrim këtë çmim, i cili tregon dhe vlerëson përpjekjet tona të vazhdueshme për ti shërbyer klientëve me përkushtim gjatë gjithë këtyre viteve. Ky sukses thellon akoma më shumë motivimin tonë për të ngritur sa më lart emrin e BKT dhe për ti shërbyer klientëve edhe më mirë në të ardhmen.”
Së bashku me çmimin "Banka më e Mirë në Shqipëri" nga The Banker, BKT edhe këtë vit është vlerësuar me tre çmimet më të mëdha të industrisë bankare, duke marrë më parë edhe "Banka më e Mirë në Shqipëri" nga "Euromoney" dhe "EMEA Finance".
Rreth The Banker
The Banker është një nga burimet më të rëndësishme bankare dhe financare në botë, duke ofruar ekspertizën e saj ndërkombëtare në sektorin financiar që prej vitit 1926, dhe aktualisht është duke festuar 90 vjetorin e themelimit të saj. The Banker lexohet në mbi 180 vende dhe është burimi kryesor i të dhënave dhe analizave për industrinë bankare, duke vlerësuar dhe renditur bankat që nga viti 1970.Rreth BKT
BKT, e themeluar në 1925, është
banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri. Me një total asetesh prej
3.1 miliard dollarë dhe
2.4 miliard dollarëdepozita, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet rrjetit prej
91 degësh, 65 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.
Për më shumë informacion, vizitoni: www.bkt.com.alJCR Eurasia Rating vlerëson BKT-në me AAA (Alb) për Qeverisjen e Korporatave
Tiranë, Shqipëri (25 Nëntor 2016) - JCR Eurasia Rating, duke vlerësuar praktikat e qeverisjes së korporatave të BKT-së, ka vlerësuar bankën me
87,06 (AAA (Alb)/Distinctive) pikë nga 100 për nivelin e përgjithshëm të pajtueshmërisë me Kodin e Qeverisjes së Korporatave në Shqipëri dhe rregulloret e lidhura. Vlerësimi i caktuar për BKT nënkupton një nivel shumë të lartë të përputhshmërisë me parimet e kodit si dhe shkallën e saj në nivelin
a/Ekselent. Duke u mbështetur në këtë raport dhe ato të publikuara në vitet e mëparshme 2012, 2013, 2014, 2015, JCR Eurasia beson se niveli i përgjithshëm i pajtueshmërisë arritur nga BKT do të ruhet edhe gjatë periudhës së ardhshme të monitorimit 12-mujor. Në këtë drejtim, perspektiva e bankës është përcaktuar si "e qëndrueshme".
Në këtë raport, BKT ka arritur të ruajë nivelin e pajtueshmërisë të arritur gjatë viteve të fundit, për katër nga kategoritë kryesore. Për më shumë, nota e BKT-së për “Burimet Njerëzore dhe Vlerësimin e Performancës” është rritur në 86.27, si rrjedhojë e politikave të ndërmara dhe të një departamenti të posaçëm për menaxhimin e burimeve njerezore, i cili në sajë të një stafi të kualifikuar implementon dhe zbaton politikat më bashkëkohore. Kjo rritje në vlerësimin e performancës së burimeve njerëzore ka ndikuar pozitivisht në rritjen e notës së përgjithshme të pajtueshmërisë.JCR Eurasia Rating është dega Euroaziatike e Agjencisë Japoneze të Vlerësimit të Kredive, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë.
Banka Kombëtare Tregtare merr pjesë në Panairin e Punës 2016
Tiranë, Shqipëri (28 Shtator, 2016) -
Banka Kombëtare Tregtare (BKT) në kuadër të mbështetjes për të nxitur punësimin mori pjesë në Panairin e Punës 2016 i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në partneritet me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
BKT duke zhvilluar rrjetin e saj të degëve, mbështet programe të cilat janë të fokusuara në uljen e papunësisë në vend. Këto programe ofrojnë një mundësi të përshtatshme dhe unike për të gjithë të rinjtë duke i ndihmuar ata në zhvillimin e një karriere të sukseshme.Ky panair u përshëndet edhe nga Ministre e Arsimit dhe Sportit Znj. Nikolla e cila theksoi se “Të gjithë kemi përgjegjësi të përbashkët për të mësuar shtigjet më të mirat dhe të më suksesshme për të rinjtë dhe të rejat e vendit”.
BKT si pjesëmarrëse mjaft e rregullt e këtyre edicioneve ofron mundësi punësimi për pozicone të ndryshme si edhe praktika punësimi për studentët që janë të interesuar.
“EUROMONEY” RIVLERËSON BKT-në si “BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI” PËR TË PESTËN HERË RADHAZI
Tiranë, Shqipëri (6 Korrik, 2016) – Revista
Euromoney ka rivlerësuar BKT-në si “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2016” në mbrëmjen gala të zhvilluar në Londër më 6 Korrik 2016. Kjo është hera e pestë radhazi që BKT merr këtë çmim të nderuar në fushën e industrisë së shërbimeve financiare.
Z. Mehmet Usta, Kryetari i Bordit Drejtues të Bankës, gjatë fjalimit të marrjes së çmimit u shpreh: "Ne jemi krenar që për të pestin vit radhazi marrim çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri”, dhe është një nder i vërtetë të marrësh këtë çmim nga një revistë prestigjioze si Euromoney. Ne jemi të vetëdijshëm dhe krenarë për përpjekjet e jashtëzakonshme pas këtij suksesi të vazhdueshëm, dhe mirënjohës që kjo punë e madhe nuk ka kaluar pa u vënë re. Falenderime të veçanta për të gjithë punonjësit të cilët së bashku me klientët dhe bashkëpunëtorët tanë kanë bërë të mundur arritjen e këtij suksesi. Në ditët e sotme, Bankat janë pjesë e pandarë e çdo ekonomie dhe çdo shoqërie, dhe për sa kohë ne do të fokusohemi në rolin tonë thelbësor në shoqëri,
“të ndihmojmë konsumatorët duke i ofruar besim dhe siguri”, unë kam besim të plotë se BKT do të vazhdojë të përmirësohet dhe të vlerësohet me të gjitha çmimet më prestigjioze në industrinë bankare".
Euromoney është një nga revistat financiare më të rëndësishme në botë. Për më shumë se 20 vjet, revista vlerëson sistemet bankare dhe tregjet e aseteve globale. Vlerësimi për të pestin vit radhazi i BKT si “Banka më e Mirë në Shqipëri”, konfirmon pozicionin e saj si bankë novatore, financiarisht e fortë dhe lider në sektorin bankar shqiptar. Çmimi vjen menjëherë pas vlerësimeve të ngjashme nga dy revista të tjera prestigjioze,The Banker dhe
EMEA Finance, të cilat vlerësuan BKT si
Banka më e Mirë në Shqipëri.
BKT, e themeluar në 1925, ështëbanka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri. Me një total asetesh prej
2.8 miliard dollarë dhe
2.3 miliard dollarëdepozita, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet rrjetit të saj prej 91 degësh, 65 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.
JCR Eurasia Rating rivlerëson BKT me AAA (Alb) për të tetën herë radhazi
(Tiranë, 21 Qershor, 2016) - JCR Eurasia Rating, ka vlerësuar Bankën Kombëtare Tregtare për të tetën herë radhazi me notën ‘AAA (Alb)’ dhe me një situatë “të qëndrueshme” në terma afatgjatë në nivel kombëtar, që tregon nivelin më të lartë të investimit.
JCR Eurasia Rating është filiali Euroaziatik i Agjencisë Japoneze të Vlerësimit, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë.
AAA (Alb) është nota më e lartë e mundshme brenda tregut vendas dhe tregon që BKT ruan pozitat e saj si institucioni bankar më i besueshëm dhe më i fortë financiarisht në Shqipëri.
JCR-ER ka vërejtur se BKT ka dominuar tregun duke zotëruar 25,90% të tij, duke e bërë bankën më të madhe në Shqipëri. Ashtu si edhe në vitet e mëparshme, treguesit e përfitueshmërisë mbi mesataren e sektorit, baza shumë e gjerë e depozitave, rritja mbi mesataren e sektorit dhe rritja e pjesës së tregut janë faktorët kryesorë që e diferencojnë BKT-në nga sektori në një drejtim pozitiv dhe mbështetës kundrejt të gjitha vlerësimeve të dhëna.
BKT zotëron rrjetin më të madh të degëve në sektorin bankar shqiptar, i integruar me përdorimin efektiv të kanaleve alternative të shpërndarjes, përfshirë këtu ATM, internet dhe mobile banking. Si gjithmonë, një pionere në implementimin e risive tekonologjike, e drejtuar edhe nga kërkesat e klientëve, BKT po luan një rol mjaft efektiv në fushën e bankingut dixhital.
BKT ZGJERON RRJETIN E DEGËVE
Tiranë, Shqipëri (20 Qershor 2016) – Banka Kombëtare Tregtare (BKT)vazhdon zgjerimin e degëve të saj duke arritur në 91 degë, nga të cilat 65 në Shqipëri dhe 26 në Kosovë. Dega më e re, Dega “Gramsh”, do të ofrojë të gjithë gamën e produkteve dhe shërbimeve për të gjithë klientët e BKT-së.
Kontaktet e degës janë si më poshtë:Adresa : Lagjia “Holta”, Pall. 46, Godina e Albtelecom, Gramsh.
BKT organizon takim me përfaqësues të Agrobiznesit
Tiranë, Shqipëri (23 Maj, 2016) – BKT organizoi një takim miqësor me përfaqësues të Agrobiznesit në ambjentet e hotel Sheraton. Në këtë takim të rëndësishëm për BKT morën pjesë sipërmarrës të ndryshëm të këtij sektori. Të pranishmit u përshëndetën nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të BKT Z. Seyhan Pencabligil si edhe nga Drejtori Ekzekutiv i CBS (Creative Business Solutions), Z. Enio Jaço.
Gjatë fjalës së tij Z. Pencabligil u shpreh se: “Agrobiznesi është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, duke mbuluar rreth 50% të punësimit në shkallë vendi dhe afërsisht 1/5 e produktit të brendshëm bruto, ndërkohë që përfiton më pak se 5% të financimit.” Ai shtoi se: “BKT do të vazhdojë të jetë pranë këtij sektori, sikurse ka bërë deri më sot, dhe se një nga arsyet kryesore të këtij takimi është pikërisht forcimi i marrëdhënieve reciproke si edhe zhvillimi i mëtejshëm i tyre me projekte të reja.”
Të ftuarit u përshëndetën edhe nga Z. Jaço, i cili theksoi potencialin e madh gjeografik dhe klimaterik të vendit tonë në zhvillimin e këtij sektori. Ai vijoi me prezantimin e Granteve të ndryshëm që do të aplikohen në vitet e ardhshme nga organizata ndërkombëtare në bashkëpunim me qeverinë Shqiptare, duke theksuar edhe rëndësinë e madhe të bankave në realizmin e këtij proçesi. Ai gjithashtu përgëzoi BKT si një nga bankat lider në financimin dhe mbështetjen e këtij sektori, me një larmi të gjerë produktesh të personalizuara.
Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të interesuarit në sektorin e Agrobiznesit për tu njohur me mundësitë dhe zhvillimet potenciale, si dhe për të përfituar nga eksperienca disa vjeçare e BKT dhe CBS në investimet e kryera në këtë sektor. BKT është
banka më e madhe dhe më e vjetër tregtare në vend, me një rrjet prej 90 degësh, 64 prej të cilave operojnë në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.
EMEA FINANCE ZGJEDH BKT PËR TË GJASHTËN HERË SI BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI
Vienë, Austri (29 Prill, 2016) – Çmimet dhe vlerësimet vazhdojnë të reflektojnë suksesin e BKT në sektorin bankar. Banka Kombëtare Tregtare është zgjedhur për të gjashtin vit rradhazi si
“Banka më e Mirë në Shqipëri për vitin 2015” nga revista prestigjoze EMEA Finance. EMEA Finance, një nga revistat financiare më të rëndësishme në botë, ndjek zhvillimet në tregjet financiare të Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës, dhe shpërndan çdo vit çmimet për bankat dhe institucionet financiare më të mira.
Ceremonia e dhënies së çmimeve u zhvillua në Vienë, Austri. Në ceremoni morën pjesë Z.Ismail Hakki Ergener, Anëtar Bordi i BKT dhe Z. Aydin Argin, Drejtor i Grupit të Bankingut Tregtar dhe Korporatës në BKT.
BKT, e themeluar në 1925, është banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri. Me një total asetesh prej 2.8 miliard dollarë dhe 2.2 miliard dollarë depozita, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet rrjetit të saj prej 90 degësh, 64 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.
Tiranë, Shqipëri (28 Prill, 2016) – Banka Kombëtare Tregtare në kuadër të mbështetjes për të nxitur dhe mbështetur krijimin e vendeve të reja të punës mori pjesë në Panairin e Punës 2016 i organizuar nga Bashkia e Tiranës në Bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si edhe me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. BKT, banka më e vjetër tregtare në vend me një rrjet prej 90 degësh, mbështet dhe zhvillon prej disa vitesh programe të cilat janë të fokusuara në uljen e papunësisë në vend. Këto programe sigurojnë mbështetjen e të rinjve duke synuar krijimin e kushteve për rikthimin e tyre në tregun e punës.
Ky panair u përshëndet edhe nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Z. Edi Rama, i cili theksoi se: “Punësimi mbetet një nga problemet më të mëdha me të cilin përballet vendi ynë dhe se pjesa më e madhe e të rinjve aktualisht janë të papunësuar pasi mungon informacioni i duhur lidhur mbi vendet e punës për të cilat janë të specializuar”BKT ofron mundësi punësimi për pozicione të ndryshme të sektorit bankar si edhe praktika punësimi për studentë.
BKT PRANË SEKTORIT TË NDËRTIMIT
Tiranë, Shqipëri (18 Prill, 2016) – BKT organizoi një takim miqësor me përfaqësues të biznesit në fushën e ndërtimit në ambjentet e hotel Sheraton. Në këtë takim të rëndësishëm për BKT morën pjesë sipërmarrës nga fusha e ndërtimit. Të pranishmit u përshëndetën nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të BKT Z. Pencabligil si edhe nga përfaqësuesi i shoqatës së ndërtuesve Z. Avenir Kika.
Gjatë fjalës së tij Z. Seyhan u shpreh se: “ Mbetemi me besimin që ditët e këqija kanë kaluar dhe ditë më të mira do të vijnë për këtë sektor. BKT ka qenë dhe do të jetë një nga mbështetësit kryesor të sektorit të ndërtimit në vend duke ditur se banka jonë luan një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimet e vendit duke kredituar bizneset dhe duke kontribuar aktivisht në zhvillimin e ekonomisë shqiptare”.Të ftuarit u përshëndetën edhe nga Z. Kika ku theksoi se : “Aktualisht sektori i ndërtimit është i konsoliduar, ka likuiditet të mjaftueshëm falë mbështetjes konstante të bankave që operojnë në vend”.
Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për sektorin e ndërtimit për të mbledhur dhe për të ndarë mendimet, si dhe për të diskutuar njëkohësisht çështje kyçe që potencialisht mund të ndikojnë për këtë sektor. BKT është
banka më e vjetër tregtare në vend me total asetesh prej
2.8 miliard dollarë dhe
2.2 miliard dollarë depozita si edhe me një rrjet prej 90 degësh, 64 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.
Të nderuar Klientë,
Duke filluar nga data 11 Prill 2016 hyn në fuqi Kushtet e Reja të Punës. Ndryshimet prekin seksionet më poshtë:
1- A. Llogaritë
2- B. Pagesat
3- C. Kartat
4- D. Transfertat
5- E. Çeqet
6- F. Financa Tregtare
7- G. Shërbime të tjera
8- H. Shërbimet Bankare Elektronike
Ju faleminderit për mirëkuptimin.
Banka Kombëtare Tregtare
AMBASADORI I PAKISTANIT RIYAZ INAUGURON KONSULLATËN E NDERIT TË REPUBLIKËS ISLAMIKE TË PAKISTANIT NË SHQIPËRI
Tiranë, Shqipëri (16 Mars 2016) – Konsullata e Nderit e Republikës Islamike të Pakistanit është hapur dje në Tiranë. Ambasadori i Pakistanit në Shqipëri, Shkëlqesia e tij Ambasadori Nadeem Riyaz inauguroi Konsullatën e Nderit në një pritje zyrtare.
Gjatë fjalës së rastit ambasadori Riyaz theksoi se Pakistani dhe Shqipëria gëzojnë lidhje të ngushta dypalëshe. Hapja e Konsullatës së Nderit do të ndihmojë në forcimin e marrëdhënieve të mëtejshme. Në mënyrë të veçantë ka vend për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike, të biznesit, marrëdhëniet kulturore, si edhe ato ndërmjet njerëzve. Duke prezantuar Konsullin e Nderit të Pakistanit, Z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), i cili i ka rrënjët nga Pakistani, Ambasadori shprehu shpresën se Konsulli i Nderit do të jetë në gjendje për të përmbushur këtë objektiv.Zëvendësministri i Jashtëm shqiptar, Z. Selim Belortaja, u shpreh se paraqitja e kredencialeve nga Ambasadori i Pakistanit dhe hapja e Konsullatës së Nderit paraqesin dy hapa të mëdhenj në drejtim të realizimit të pritshmërive të të dy vendeve për zhvillimin e marrëdhënieve të ngushta dypalëshe. Ai vlerësoi vendimin e qeverisë pakistaneze për emërimin e Dr. Pencapligil si Konsullin e Nderit, pasi ai është një personalitet i rëndësishëm jo vetëm në sektorin banker, por dhe në atë akademik, kërkimor dhe akademik. Konsulli i Nderit Z. Pencabligil theksoi se ka një potencial të madh për përmirësimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai theksoi angazhimin e tij veçanërisht për të rritur aktivitetin ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.
Konsullata do të ketë selinë e saj në zyrat qëndrore të BKT-së në Bulevardin. Zhan d'Ark.
BKT ZGJERON RRJETIN E DEGËVE
Tiranë, Shqipëri, (25 Janar 2016) – Banka Kombëtare Tregtare vazhdon zgjerimin e degëve të saj duke arritur në 90 degë, nga të cilat 64 në Shqipëri dhe 26 në Kosovë. Dega më e re, Dega “Tregu Agro”, do të ofrojë të gjithë gamën e produkteve dhe shërbimeve për të gjithë klientët e BKT-së.Kontaktet e degës janë si më poshtë:
Adresa : Mëzez, Autostrada Tiranë-Durrës Km 1, Kashar (Tregu Agro-Ushqimor).
SHQIPËRIA U PREZANTUA NË FORUMIN PËR EUROPËN QENDRORE DHE LINDORE ORGANIZUAR NGA EUROMONEY
Vienë, Austri (21 Janar, 2016) – Më 19 dhe 20 Janar 2016, Euromoney mblodhi mbi 1200 delegatë në Vjenë me rastin e organizimit të forumit të 21-të për Europën Qendrore dhe Lindore. Ky forum bashkoi Guvernatorë dhe Ministra të Financave të rajonit si dhe personalitete të tjera drejtuese në fushën e politikës, ekonomisë dhe të financave.
Forumi ishte një mundësi e shkëlqyer për politik- bërësit e Europës Qendrore për të mbledhur dhe për të ndarë njohuritë, si dhe për të diskutuar njëkohësisht çështje kyçe që potencialisht mund të ndikojnë rajonin për vitin e ardhshëm. Politik-bërësit dhe drejtuesit e korporatave e morën këtë mundësi për t'u takuar me investitorë brenda dhe jashtë rajonit.Formati i Forumit konsistonte në një numër panelesh, në të cilët pjesëmarrësit diskutuan mbi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare. Paneli i guvernatorëve të bankave qëndrore nga vendet Europiane Lindore dhe Qendore mbi "Debatin e Politikës Monetare" ishte i një rëndësie të veçantë.
Me qëllim prezantimin e Shqipërisë dhe të mundësive për investime që ajo ofron, BKT organizoi për herë të parë pas 10 vjetësh, tryezën e rrumbullakët të përbërë nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Z. Gent Sejko, Zëvendës Ministri i Financave, Z. Erjon Luci, Drejtuesi për vendet e Ballkanit Perëndimor, IFC- Banka Botërore, Z. Thomas Lubeck dhe Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit të BKT, Z. Seyhan Pencabligil. Gjatë kësaj tryeze Z. Pencabligil bëri një pasqyrë të shkurtër mbi Shqipërinë, sistemin e saj bankar dhe situatën financiare si dhe sfidat që po përballet vendi. Guvernatori, Z. Sejko, theksoi rëndësinë e investimeve të huaja direkte për zhvillimin ekonomik të vendit. Lidhur me zhvillimet në sistemin bankar shqiptar, ai deklaroi se treguesit financiarë tregojnë se sistemi bankar është i shëndoshë, i qëndrueshëm ndaj goditjeve dhe i aftë për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Guvernatori paraqiti gjithashtu në tryezën e rrumbullakët planin ndër-institucional të Bankës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shqipërisë për të ulur nivelin e kredive me probleme, të cilat priten të ndihmojnë më tej uljen e nivelit të kredive me probleme dhe për të rrisin kreditimin. Z. Luçi prezantoi masat që Qeveria ka marrë dhe është e gatshme të marrë për të nxitur rritjen ekonomike, si dhe për krijimin e mjedisit të duhur për të tërhequr investimet e huaja direkte.
Z. Lubeck krahasoi situatën e Shqipërisë me vendet e tjera në rajon dhe analizoi pozicionin që Shqipëria mban aktualisht në "Raportin e të bërit biznes", lëshuar nga Banka Botërore në bashkëpunim me IFC. Për më tepër, institucionet financiare nga Shqipëria, të cilat morën pjesë në konferencë patën mundësi të mëdha për t'u takuar me përfaqësuesit e lartë të disa institucioneve financiare nga vende të ndryshme në mënyrë që të shkëmbenin pikëpamjet rreth situatës aktuale financiare në tregjet përkatëse, si dhe për të vendosur marrëdhënie biznesi.
BKT FESTON 90 VJETORIN E SAJ ME ÇMIMIN “BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI” PËR TË GJASHTËN HERË NGA "THE BANKER"
Tiranë, Shqipëri (3 Dhjetor 2015) - Banka Kombëtare Tregtare u përzgjodh sërish si
"Banka më e mirë në Shqipëri për 2015" nga
"The Banker", një nga revistat më prestigjoze financiare, një publikim i Financial Times, i cili përzgjedh çdo vit bankat më të mira në botë. Çmimi iu dha Kryetarit të Bordit Drejtues
z. Mehmet Usta dhe Drejtorit të Përgjithshëm dhe Anëtarit të Bordit Drejtues
z. Seyhan Pencabligil në mbrëmjen e zhvilluar në Londër më 2 dhjetor 2015.
“Marrja e çmimit"Banka e Vitit" është kthyer në një traditë për BKT. Edhe pse rritja ekonomike shqiptare ka qenë pothuajse në të njëjtin nivel me vendet e tjera europiane, ne kemi regjistruar rekorde të reja në historinë tonë të përfitimit të qëndrueshëm dhe rritjes.” u shpreh
Z. Mehmet Usta, Kryetar Bordi i BKT-së që prej vitit 2009. "Ne jemi të vetëdijshëm dhe krenarë për përpjekjet e jashtëzakonshme pas këtij suksesi të vazhdueshëm dhe mirënjohës që kjo punë e madhe nuk ka kaluar pa u vënë re. Ndërsa ne jemi në mes të festimeve të 90 vjetorit të themelimit të BKT-së, ky çmim është dhurata e përkryer për të gjithë klientët tanë, punonjësit dhe partnerët tanë të biznesit.", shtoi ai. Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues
Z. Seyhan Pencabligil theksoi se: "Ky është viti i tretë që ne marrim tre çmimet më të mëdha (The Banker, Euromoney dhe EMEA Finance) në industrinë bankare. Ky sukses krijon pritshmëri akoma më të larta në mjedisin tonë të punës dhe kjo performancë nuk është e mjaftueshme. Ne do të vendosim standarde të reja jo vetëm për industrinë tonë dhe jo vetëm në Shqipëri, por ne duhet të tregojmë të njëjtin përkushtim në rajon dhe të japim një shembull të mirë për industritë e tjera, për shkak të përgjegjësinë së madhe të të pasurit të markës më të madhe shqiptare.
Së bashku me gjashtë çmimet "Banka e vitit në Shqipëri" nga The Banker, BKT është përzgjedhur për të katërtën herë si "Banka më e Mirë në Shqipëri" nga "Euromoney" dhe për të pestën herë nga "EMEA Finance", dy institucione shumë të rëndësishme financiare.Me një total asetesh prej 2.8 miliardë dollarë, në përvjetorin e saj të 90të, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet rrjetit të saj me 90 degë, nga të cilat 64 në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.
Për më shumë informacion, vizitoni: www.bkt.com.al.
JCR Eurasia Rating vlerëson BKT-në me AAA (Alb) për Qeverisjen e Korporatave
Tiranë, Shqipëri (09 Nëntor 2015) - JCR Eurasia Rating, duke vlerësuar praktikat e qeverisjes së korporatave të BKT-së, ka vlerësuar bankën me86,03 (AAA (Alb)/Distinctive) pikë nga 100 për nivelin e përgjithshëm të pajtueshmërisë me
Kodin e Qeverisjes së Korporatave në Shqipëri dhe rregulloret e lidhura. Vlerësimi i caktuar për BKT nënkupton një nivel shumë të lartë të përputhshmërisë me parimet e kodit si dhe shkallën e saj në nivelin
a/Ekselent. Duke u mbështetur në këtë raport dhe ato të publikuara në Tetor 2012, 2013, 2014, JCR Eurasia beson se niveli i përgjithshëm i pajtueshmërisë arritur nga BKT do të ruhet edhe gjatë periudhës së monitorimit 12 mujor. Në këtë drejtim, perspektiva e bankës është përcaktuar si
"e qëndrueshme". Në këtë raport nota e BKT-së për “Informimin dhe Transparencën e Publikut” është rritur për shkak të rritjes së transparencës përsa i përket qeverisjes së korporatave në faqen e e internetit si dhe publikimit të raportit vjetor të parë miqësor me mjedisin. Kjo rritje në vlerësimin e transparencës ka ndikuar pozitivisht në rritjen e notes së përgjithshme të përputhshmërisë. JCR Eurasia Rating është dega Euroaziatike e Agjencisë Japoneze të Vlerësimit të Kredive, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë.
BKT është kompania e parë shqiptare që është vlerësuar nga një institucion financiar ndërkombëtar për Qeverisjen e Korporatave.“EUROMONEY” RIVLERËSON BKT-në SI “BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI” PËR TË KATËRTËN HERË RRADHAZI
Tiranë, Shqipëri (10 korrik 2015) - Revista Euromoney ka rivlerësuar Bankën Kombëtare Tregtare, si “Banka më të mirë në Shqipëri për vitin 2015” bazuar në performancën e saj të shkëlqyer. Kjo është hera e katërt rradhazi që BKT-së i është dhënë ky çmim i nderuar në fushën e industrisë së shërbimeve financiare. Çmimi iu dorëzua Kryetarit të Bordit Drejtues të Bankës,
Z. Mehmet Usta, në mbrëmjen gala të zhvilluar në Londër më 9 Korrik 2015.
Gjatë ceremonisë Kryetari i Bordit Drejtues të Bankës Z. Usta theksoi se: “Edhe njëherë BKT ka dëshmuar se është Banka Më e Mirë në Shqipëri. Ne jemi krenar që rritja jonë e vazhdueshme, produktet inovative dhe shërbimi ndaj klientit nuk kanë kaluar pa u vënë re. Ne jemi lider në Shqipëri në të gjithë treguesit kryesor si asetet, fitimi, kapitali, depozitat dhe kreditimi individual, dhe jemi të gatshëm të tregojmë të njëjtën histori suksesi edhe në rajon. Për sa kohë që zbatojmë strategjinë tonë të rritjes në përputhje me vizionin tonë, ne do të vazhdojmë të qenit Banka më e madhe dhe më e mirë në sistemin bankar shqiptar. Sekreti i suksesit tonë qëndron në kuptimin e plotë e të thellë të Shqipërisë, njerëzve të saj dhe nevojave të tyre, duke përshtatur vizionin dhe strategjinë tonë në vijueshmërinë e këtij kuptimi. Fakti që ne e konsiderojmë BKT-në si një pasuri të paçmueshme për Shqipërinë, ka forcuar besimin e njerëzve tek ne, dhe ky besim ka patur një rëndësi jetike për rritjen tonë. Unë i përgëzoj të gjithë punonjësit tanë për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm.”Euromoney është një nga revistat financiare më të rëndësishme në botë. Për më shumë se 20 vjet, revista vlerëson sistemet bankare dhe tregjet e aseteve globale. Vlerësimi për të katërtin vit rradhazi i BKT si “Banka më e Mirë në Shqipëri”, konfirmon pozicionin e saj si bankë novatore, financiarisht e fortë dhe lider në sektorin bankar shqiptar.
Çmimi vjen menjëherë pas vlerësimeve të ngjashme nga dy revista të tjera prestigjioze,
The Banker dhe EMEA Finance, të cilat vlerësuan BKT si
Banka më e Mirë në Shqipëri.
BKT ka një total asetesh prej2.6 miliard dollarë dhe
2 miliard dollarë depozita. E themeluar në 1925, BKT është
banka më e vjetër tregtare në vend, me një rrjet prej 89 degësh, 63 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.
JCR Eurasia Rating rivlerëson BKT me AAA (Alb) për të shtatën herë radhazi
(
Tiranë, 30 Qershor, 2015) - JCR Eurasia Rating, ka vlerësuar Bankën Kombëtare Tregtare për të shtatën herë radhazi me notën ‘AAA (Alb)’ dhe me një situatë “të qëndrueshme” në terma afatgjatë në nivel kombëtar, që tregon nivelin më të lartë të investimit.
AAA (Alb) është nota më e lartë e mundshme brenda tregut vendas dhe tregon që BKT ruan pozitat e saj si institucioni bankar më i besueshëm dhe më i fortë financiarisht në Shqipëri.
JCR-ER ka vërejtur se BKT ka dominuar tregun duke zotëruar 24,33% të tij, duke e bërë bankën më të madhe në Shqipëri. Ashtu si dhe në vitet e mëparshme, treguesit e përfitueshmërisë mbi mesataren e sektorit dhe burimet e qëndrueshme të të ardhurave, niveli i përmirësuar i kapitalizimit, baza e gjerë a depozitave dhe rritja mbi mesataren e sektorit janë faktorët kryesorë qe e diferencojnë BKT-në nga sektori në nje drejtim pozitiv dhe mbështetës kundrejt të gjitha vlerësimeve të dhëna.
BKT, banka më e madhe në sektorin bankar shqiptar bazuar në madhësinë e aseteve që në qershor 2014, ka ruajtur tendencën e rritjes së pandërprerë dhe u rendit banka më e madhe në sektor në të gjitha fushat kryesore bankare të depozitave, aseteve, kapitalit aksioner dhe fitimit neto.BKT VLERËSOHET ME DY ÇMIME TË RËNDËSISHME NGA EMEA FINANCE
Tbilisi, Gjeorgji (14 Maj, 2015) – Çmimet dhe vlerësimet vazhdojnë të reflektojnë suksesin e Bankës Kombëtare Tregtare në tregun shqiptar. BKT është vlerësuar si “Banka Më e Mirë Lokale në Shqipëri” si dhe me Çmimin
“Për Përgjegjshmërinë Sociale të Korporatës për Europën Qëndrore dhe Lindore dhe për Shtetet e Pavarura të Commonwealth-it” nga revista prestigjioze britanike
EMEA Finance. Kjo revistë, një nga revistat financiare më të rëndësishme në botë, ndjek zhvillimet në tregjet financiare të Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. EMEA Finance shpërndan çdo vit çmimet për bankat dhe institucionet financiare më të mira në këto tregje.
Ceremonia e akordimit të çmimeve u zhvillua në Tbilisi, Gjeorgji, në vijim të Mbledhjes së Përgjithshme Vjetore të BERZH. Në ceremoni morën pjesë Z. Fatih Karli, Drejtor i Grupit të Bankingut Individual dhe Z. Ibrahim Yasar, Drejtor i Grupit të Auditit të Brendshëm në BKT.Çmimi si
Banka Më e Mirë Lokale në Shqipëri, i cili merret nga BKT për të pestin vit rradhazi, vjen në kuadër të arritjeve të jashtëzakonzhme të bankës si për sa i takon pjesës së tregut në të gjitha segmentet e biznesit, ashtu edhe për përfitueshmërinë e lartë që Banka ka patur ndonjëherë.
Çmimi për
Përgjegjshmërinë Sociale të Korporatës për Europën Qëndrore dhe Lindore dhe për Shtetet e Pavarura të Commonwealth-it konfirmon suksesin e zbatimit të politikës së përgjegjshmërisë sociale të korporatës së BKT-së me nisma innovative që prekin aspektet më të rëndësishme të shoqërisë shqiptare. Banka mbetet e angazhuar gjithmonë për të kontribuar dhe mbështetur projekte që ndihmojnë në përmirësimin e kushteve sociale, shëndetësore dhe mjedisore të komunitetit ku ajo bën pjesë. BKT është banka më e madhe dhe banka më e vjetër tregtare në Shqipëri me një total prej 2.5 miliardë USD në asete dhe 1.9 miliardë USD në depozita. Rrjeti i BKT përfshin 89 degë, nga të cilat 63 janë të vendosura në Shqipëri dhe 26 prej tyre në Kosovë, duke e bërë BKT-në bankën më të madhe shqiptare në rajon.
Të nderuar Klientë,
Nisur nga ndryshimet në paketën fiskale të shprehura në ligjin nr.156/2014, Neni 2, miratuar më 27 Nëntor 2014, i cili ndryshon Ligjin nr.8438, dt.28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, ju njoftojmë se interesat e përfituara nga të gjitha depozitat/llogaritë që do të maturohen duke filluar nga data 1 Janar 2015 dhe në vijim tatohen në masën 15%.
Ju faleminderit për mirëkuptimin.
Banka Kombëtare Tregtare
Presidenti i Çalik Holding nderohet me Çmimin e Solidaritetit Social nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i ka akorduar Presidentit të Çalik Holding, z. Ahmet Çalik, Çmimin e Solidaritetit Social për vitin 2014, me motivacionin: “Për vëmendje dhe kontribut të veçantë të kompanive të Çalik Holding në Shqipëri”. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj ia ka dorëzuar këtë çmim z. Çalik në një ceremoni të zhvilluar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë. Ky është Çmimi i parë i këtij lloji në vend që synon të bëhet traditë e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Të pranishëm në ceremoni ishin Ambasadori i Republikës së Turqisë, z. Hidayet Bayraktar, drejtues të agjencive turke në Shqipëri, përfaqësues të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si dhe përfaqësues të BKT dhe ALBtelecom.
Të ftuarit u mirëpriten nga Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, znj. Etleva Bisha, e cila duke falënderuar z. Çalik në emër të institucionit që drejton, u shpreh se bashkëpunimi i shkëlqyer me kompanitë e Çalik Holding në Shqipëri e meriton plotësisht një vlerësim të tillë.
Ndërkohë, Ministri Veliaj, në fjalën e tij, falënderoi përzemërsisht z. Çalik për kontributin e vazhdueshëm social që kompanitë e tij kanë dhënë në Shqipëri, duke theksuar se ky është një shembull për t’u ndjekur dhe të gjithë duhet të kontribuojmë në këtë drejtim. “Madhështia e njeriut nuk përcaktohet nga paraja apo pushteti, por nga dashuria me të cilën u shërben njerëzve në nevojë”, u shpreh zoti Ministër.
Z. Çalik tha se ky çmim u shkon punonjësve të kompanive që operojnë këtu. “Më lumturon fakti që operatori më i madh në vend ALBtelecom dhe Eagle Mobile, si dhe banka më e madhe në Shqipëri BKT kanë bërë diçka shumë të mirë. Me konfirmimin tonë ata u kanë dhënë mbështetje fëmijëve shqiptarë. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë. Unë jam i gëzuar që grupi më i madh i telekomunikacionit në Shqipëri, ALBtelecom dhe Eagle Mobile dhe banka më e madhe në vend, BKT, në bazë të filozofisë së Grupit tonë kanë kontribuar për fëmijët”, ka thënë Çalik. Gjatë këtij vitit janë rinovuar mobiljet e Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë; është restauruar Shtëpia e Fëmijës në Vlorë, Qendra Sociale e Velipojës, Salla e kinemasë së “Zyber Hallullit”; janë dhuruar pajisje mjekësore për sektorin e shëndetësisë; është ofruar internet falas për Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër; kemi mbështetur fushatën mjedisore të pastrimit të Shqipërisë, si dhe kemi kontribuar në shtimin e gjelbërimit në kryeqytet me mbjelljen e pemëve. ALBtelecom dhe Eagle Mobile janë grupi më i madh i telekomunikacionit në Shqipëri që ofron një shërbim të katërfishtë: Telefoni Fikse, Celulare, Internet dhe Televizion. Ndërkohë që BKT është vlerësuar për të 5-tën herë nga “The Banker” si “Banka më e Mirë e Vitit”, është banka më e madhe në vend me një portofol të gjerë shërbimesh.
Të dyja kompanitë, duke ndjekur të njëjtën filozofi ndaj përgjegjësisë sociale, ecin paralel me politikat e përgjegjësisë sociale të korporatës së Çalik Holding dhe janë të vendosura e të fokusuara për të kontribuar edhe më tej në projektet e përgjegjësisë sociale në vend.
“THE BANKER” ZGJEDH BKT PËR TË PESTËN HERË SI BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI
Tiranë, Shqipëri (27 nëntor 2014) - Revista prestigjoze
“The Banker”, një publikim i Financial Times i cili përzgjedh çdo vit bankat më të mira në botë, vlerësoi Bankën Kombëtare Tregtare si
“Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2014” në një ceremoni të zhvilluar në Londër më 27 nëntor 2014. Çmimi u tërhoq nga Kryetari i Bordit Drejtues
z. Mehmet Usta dhe Drejtori i Përgjithshëm e Anëtar i Bordit Drejtues
z. Seyhan Pencabligil.
Z. Mehmet Usta, Kryetari i Bordit Drejtues të BKT që prej 2009, u shpreh: “Ndihem shumë i lumtur që në emër të BKT-së të tërheq këtë çmim për të pestën herë si “Banka më e mirë e Vitit në Shqipëri”. Performanca e suksesshme në të gjitha segmentet e biznesit dhe kënaqësia e klientëve janë faktorët kryesorë që ndikuan në një vlerësim të tillë. Tashmë prej qershorit 2014, me 23% të tregut si dhe me 2.8 miliardë USD në asete totaleBKT është banka më e madhe në sistemin bankar shqiptar. Falenderimet e mia shkojnë për të gjithë punonjësit tanë të cilët bashkë me klientët dhe partnerët tanë të biznesit mundësuan një vlerësim kaq të rëndësishëm.”
Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtari i Bordit Drejtues Z. Seyhan Pencabligil u shpreh se "Këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, ne kemi marrë tre çmime shumë të rëndësishme për sektorin bankar. Por çdo cmim i marrë sjell me vete përgjegjësitë e veta. Këto përgjegjësi tani janë akoma më të mëdha dhe ne si banka më e vjetër dhe më e madhe në vend vazhdojmë përpjekjet tona në drejtim të rritjes së prosperitetit dhe rritjes ekonomike kudo ku operojmë. Qëllimi ynë është zmadhimi dhe rritja e markës BKT në rajon, si marka shqiptare më me vlerë." BKT, banka tregtare më e vjetër dhe më e madhe në Shqipëri, gjatë vitit 2014 është përzgjedhur si"Banka më e mirë në Shqipëri" edhe nga
“Euromoney” dhe
“EMEA Finance”, dy institucione financiare ndërkombëtare shumë të rendësishme.
Me një total asetesh prej 2.8 miliardë dollarë, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet rrjetit të saj me 88 degë nga të cilat 63 në Shqipëri dhe 25 në Kosovë.JCR Eurasia Rating vlerëson BKT-në me AAA (Alb) për Qeverisjen e Korporatave
Tiranë, Shqipëri (30 Tetor 2014) - JCR Eurasia Rating, duke vlerësuar praktikat e qeverisjes së korporatave të
BKT-së, ka vlerësuar bankën me
85,23 (AAA (Alb)/Distinctive) pikë nga 100 për nivelin e përgjithshëm të pajtueshmërisë me Kodin e Qeverisjes së Korporatave në Shqipëri dhe rregulloret e lidhura. Vlerësimi i caktuar për BKT nënkupton një nivel shumë të lartë të përputhshmërisë me parimet e kodit si dhe shkallën e saj në nivelin
a/Ekselent. JCR Eurasia beson se niveli i përgjithshëm i pajtueshmërisë arritur nga BKT do të mbahet edhe gjatë periudhës së monitorimit 12 mujor. Në këtë drejtim, perspektiva e bankës është përcaktuar si
"e qëndrueshme". JCR Eurasia Rating është dega Euroaziatike e Agjencisë Japoneze të Vlerësimit të Kredive, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë.
BKT është kompania e parë shqiptare që është vlerësuar nga një institucion financiar ndërkombëtar për Qeverisjen e Korporatave.Ceremonia e Diplomimit në FASTIP
Në 29 Tetor 2014, në ambientet e hotel “Harmonia”, 17 Studentëve të diplomuar në shtator 2014 në Fakultetin e Studimeve te Integruara me Praktikën, në Degën Menaxhim Banke, të cilët janë sponsorizuar dhe ofruar praktika pune nga Banka Kombëtare Tregtare gjatë 3 viteve të studimit, iu dorëzuan dje zyrtarisht diplomat.
Banka Kombëtare Tregtare është partneri kryesor nga biznesi për Fakultetin e Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Në këtë program unik Partnershipi Publik-Privat, midis Qeverisë Shqiptare dhe Gjermane, Universitetit të Durrësit dhe Partnerë të Biznesit Shqiptar, BKT luan rolin kryesor në mbështetjen e risive në sistemin e edukimit universitar.
Në këtë aktivitet morën pjesë Znj. Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit si edhe përfaqësues të partnerëve mbështetës të këtij programi.
Z. Seyhan Pencabligil, Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues i BKT, në fjalën e tij theksoi se Banka Kombëtare Tregtare do të vazhdojë mbështetjen e studimeve në Degën Menaxhim Banke, jo vetëm këtu por edhe në Kosovë, duke bërë gjithçka që studimet e integruara pranë FASTIP-it, tani dhe në të ardhmen të shënojnë progres, duke e bërë atë një histori të vërtetë suksesi, një shembull për t’u ndjekur nga gjithë bizneset e tjera.
BKT ZGJERON RRJETIN E DEGËVE
Tiranë, Shqipëri, (01 Tetor 2014) – Banka Kombëtare Tregtare vazhdon zgjerimin e degëve të saj duke arritur në 87 degë, nga të cilat 63 në Shqipëri dhe 25 në Kosovë. Dega më e re, Dega “Ibrahim Rugova”, do të ofrojnë të gjithë gamën e produkteve dhe shërbimeve për të gjithë klientët e BKT-së.Kontaktet e degës janë si më poshtë:
Dega “Ibrahim Rugova”:
Adresa: Rruga "Ibrahim Rugova”, Tiranë
Tel: +355 4 22 39 418 +355 4 22 74 811 +355 4 22 43 940
Maturantë: Po projektoni karrierën tuaj si bankierë të ardhshëm?
BKT ofron bursa të plota studimi për të shtatin vit rradhazi për maturantët që dëshirojnë të studiojnë në Fakultetin e Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP), Dega Menaxhim Banke, pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, për të tre vitet e studimit BA. 62 të diplomuarit në FASTIP janë punësuar menjëherë pas diplomimit dhe janë bërë pjesë e suksesit të qëndrueshëm të BKT. Aplikoni brenda muajit korrik nëpërmjet zgjedhjes së Degës Menaxhim Banke/ FASTIP/UAMD në Formularin A2. GPA mbi 8,5 gjatë viteve të shkollës së mesme dhe njohja e gjuhës angleze janë kritere përzgjedhës, pasi 80% e programit akademik zhvillohet nga lektorë të huaj. Për më shumë informacion drejtohuni tek www.fastip.edu.al.
BKT ZGJERON RRJETIN E DEGËVE
Tiranë, Shqipëri, (15 korrik, 2014) – Banka Kombëtare Tregtare vazhdon zgjerimin e degëve të saj duke arritur në 86 degë, nga të cilat 62 në Shqipëri dhe 24 në Kosovë. Dega më e re, Dega Concord, do të ofrojnë të gjithë gamën e produkteve dhe shërbimeve për të gjithë klientët e BKT-së.Kontaktet e degës janë si më poshtë:
Dega Concord:
Adresa: Rruga "5Maji", pranë Unazës, Godina Concord Center, Tiranë
Tel: +355 42460270 +355 42460310 +355 42460320
Ndërsa oraret e veprimeve janë si më poshtë:
Hëne – Premte: 09.00-20.00
Shtunë: 09.00-16.00
E Diel: 10.00-14.00
“EUROMONEY” RIVLERËSON BKT-në SI “BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI” PËR TË TRETËN HERË RRADHAZI
Tiranë, Shqipëri (11 Korrik, 2014) - Revista Euromoney ka rivlerësuar Bankën Kombëtare Tregtare, si “Banka më të mirë në Shqipëri për vitin 2014” bazuar nëperformancën e saj tëshkëlqyer. Kjo është hera e tretë rradhazi që BKT-së i është dhënë ky çmim i nderuar në fushën e industrisë së shërbimeve financiare nga kjo revistë. Çmimi iu dorëzua Kryetarit të Bordit Drejtues të Bankës, Z. Mehmet Usta dhe Drejtorit të Përgjithshëm e Anëtarit të Bordit Drejtues, Z. Seyhan Pencabligil, në mbrëmjen gala të zhvilluar në Londër më 10 Korrik 2014.
Gjatë ceremonisë Kryetari i Bordit Drejtues të Bankës Z. Usta theksoi se BKT, e cila është banka më e vjetër në Shqipëri, ka vijuar të jetë konkurruese e fortë në treg me anë të zhvillimit dhe qëndrueshmërisë financiare dhe duke ofruar një gamë të gjerë produktesh me cilësi të lartë në fushën financiare. “Ky çmim ashtu si dhe të tjerët që janë bërë si të përditshëm për ne, dëshmojnë punën tonë efikase dhe të sukseshme në nivel ndërkombëtar.” – u shpreh Z.Usta.Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues shtoi gjithashtu se: “Pavarësisht situatës së vështirë ekonomike në vend ne kemi bërë të mundur rritjen e pjesës sonë të tregut në të gjitha segmentet e bankës në përputhje me vizionin tonë. Përpjekjet tona do të vazhdojnë në dhënien e kontributit për të ngritur ekonominë e Shqipërisë, kjo duke rritur financimin e individëve dhe të kompanive për të shfrytëzuar potencialin e tyre të pafundëm për rritjen dhe zhvillimin e vendit. Euromoney është një ndër botimet kryesore në botë në fushën financiare. Për më shumë se 20 vjet revista jep vlerësime për sistemet bankare globale dhe për tregjet e kapitalit.
Vlerësimi për të tretin vit rradhazi i BKT si “Banka më e mirë në Shqipëri”, konfirmon pozicionin e saj si bankë novatore, financiarisht e fortë dhe lider në sektorin bankar shqiptar.
BKT ka një total asetesh prej 2.7 miliard dollarë e 2.2 miliard dollarë depozita. BKT është banka më e vjetër tregtare në vend, me një rrjet prej 86 degësh, 62 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 24 në Kosovë, duke e bërë BKT-në bankën më të madhe shqiptare në rajon.
JCR Eurasia Rating rivlerëson BKT me AAA (Alb) për të gjashtën herë radhazi
Tiranë, (28 maj, 2014) - JCR Eurasia Rating, ka vlerësuar Bankën Kombëtare Tregtare për të gjashtën herë radhazi me notën ‘AAA (Alb)’ dhe me një situatë “të qëndrueshme” në terma afatgjatë në nivel kombëtar, që tregon nivelin më të lartë të investimit. JCR Eurasia Rating është filiali Euroaziatik i Agjencisë Japoneze të Vlerësimit, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë.AAA (Alb) është nota më e lartë e mundshme brenda tregut vendas dhe tregon që BKT ruan pozitat e saj si institucioni bankar më i besueshëm dhe më i fortë financiarisht në Shqipëri.
JCR-ER ka vërejtur se BKT, e cila ka rritur në mënyrë progresive efektivitetin sistematik të saj dhe pjesën e tregut nëpërmjet normave të larta të saj të rritjes, ruan qëndrueshmërinë e saj brenda sektorit bankar shqiptar. BKT arrin të mbajë performancën e saj mbi kthimin nga aktivet dhe kapitalit mbi mesataren e sektorit, duke krijuar një nivel fitimi që korrespondon me pothuajse gjysmën e fitimit të përgjithshëm të sektorit bankar. Projeksionet e rritjes së planifikuar për periudhën e ardhshme së bashku me planin e rritjes së fitimit, pritet të vendosin Bankën në krye të sektorit bankar shqiptar brenda pak viteve, ndërkohë që burimet e brendshme të mirëkapitalizuara do të vazhdojnë të jenë dinamike duke ndihmuar rritjen e saj të lartë.
BKT është banka e dytë më e madhe dhe më e vjetër bankë tregtare në Shqipëri me një total prej 2.7 miliardë USD në asete dhe 2.2 miliardë dollarë në depozita. Rrjeti i BKT përfshin 85 degë, nga të cilat 61 janë të vendosura në Shqipëri dhe 24 prej tyre në Kosovë, duke e bërë BKT-në bankën më të madhe shqiptare në rajon.
BKT RIZGJIDHET SI BANKA ME E MIRE NE SHQIPERI PER VITIN 2013
Varshavë, Poloni (13 Maj, 2014) – Çmimet dhe vlerësimet vazhdojnë të reflektojnë suksesin e BKT-së në tregun shqiptar. Banka Kombëtare Tregtare është zgjedhur për të katërtin vit rradhazi si
“Banka Më e Mirë në Shqipëri per vitin 2013” nga revista prestigjoze Emea Finance.
Ceremonia e ndarjes së cmimeve u zhvillua më 13 Maj, 2014 në Varshavë, Poloni. Në ceremoni morën pjesë Z. Mehmet Usta, Kryetar i Bordit, Z. Ertuğrul Gürler Zv. Kryetar dhe Z. Kaan Pekin, Drejtor i Grupit të Thesarit dhe Institucioneve Financiare. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Z. Usta theksoi “Ne jemi krenar që rritja jonë ka qenë e vazhdueshm, produktet inovative dhe shërbimi ndaj klientit nuk kanë shkuar pa u vënë re. Për sa kohë ne kemi zbatuar strategjinë tonë të rritjes në përputhje me vizionin tonë, ne do të vazhdojmë të qenit Banka më e mirë në Shqipëri ashtu si në të kaluarën, kur ne jemi vlerësuar si Banka më e mirë në Shqipëri tre herë nga The Banker, dy herë radhazi nga Euromoney dhe dy herë nga Finance Central Europe.EMEA Finance është një nga revistat financiare më të rëndësishme në botë, që ndjek zhvillimet në tregjet financiare të Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. EMEA Finance shpërndan çdo vit çmimet për bankat dhe institucionet financiare më të mira në këto tregje.
BKT është banka e dytë me e madhe dhe banka më e vjetër tregtare në Shqipëri me një total prej 2.74 miliardë USD në asete dhe 2.20 miliardë dollarë në depozita. Rrjeti i BKT përfshin 85 degë, nga të cilat 61 janë të vendosura në Shqipëri dhe 24 prej tyre në Kosovë, duke e bërë BKT-në bankën më të madhe shqiptare në rajon.
BKT ZGJERON RRJETIN E DEGËVE
Tiranë, Shqipëri, (12 maj, 2014) – Banka Kombëtare Tregtare vazhdon zgjerimin e degëve të saj duke arritur në 85 degë, nga të cilat 61 në Shqipëri dhe 24 në Kosovë. Dega më e re, Dega Piazza, do të ofrojnë të gjithë gamën e produkteve dhe shërbimeve për të gjithë klientët e BKT-së.Kontaktet e degës janë si më poshtë:
Dega Piazza:
Adresa: Rruga "Ded Gjo Luli”, Pallati Nr. 1, mbrapa Muzeut Kombëtar, Tiranë
Tel: +355 4 24 43 073; +355 4 24 43 074; +355 4 24 43 075
REVISTA PRESTIGJOZE FINANCIARE “THE BANKER” RIKONFIRMON BKT-NË SI “BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI” PËR VITIN 2013
Tiranë, Shqipëri (1 Dhjetor, 2013) – Banka Kombëtare Tregtare ka rikonfirmuar pozicionin e saj si “Banka më e mirë në Shqipëri” për vitin 2013. Revista prestigjoze financiare “The Banker” ka vlerësuar menaxhimin e suksesshëm financiar të BKT-së, rritjen e qëndrueshme të përfitueshmërisë dhe pjesës së tregut si dhe risitë bankare. Çmimi i është dorëzuar Kryetarit të Bordit Drejtues, Z. Mehmet Usta dhe Drejtorit të Pergjithshëm dhe Anëtarit të Bordit Drejtues Z. Seyhan Pencabligil, në mbrëmjen gala të organizuar në Londër.
“The Banker”, revistë e sektorit bankar të “Financial Times”, është burimi kryesor financiar dhe bankar në botë. E lexuar në rreth 180 vende të botës, The Banker është burimi kryesor i të dhënave dhe analizave për industrinë bankare. Vlerësimi nga kjo revistë prestigjioze me çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri” për të tretën herë në katër vitet e fundit konfirmon rritjen e rolit të BKT-së në sistemin bankar në Shqipëri. Ky çmim dëshmon se pavarësisht gjendjes së vështirë të ekonomisë në Shqipëri, BKT ka treguar se është lider në sektorin bankar në cilësi, risi menaxhimi dhe shërbimesh, si dhe në rritjen dhe mbështetjen e klientëve të saj.
Gjatë ceremonisë së çmimeve në Londër, Kryetari i Bordit Drejtues Z. Usta në fjalën e tij theksoi: “Ne jemi krenarë të pranojmë këtë çmim në emër të të gjithë punonjësve dhe klientëve tanë, të cilët kanë besuar në energjinë e BKT-së dhe në kapitalin human të saj. Ne besojmë se suksesi ynë do të inspirojë edhe shumë kompani të tjera shqiptare për të performuar në nivele më të larta për të kontribuar në ekonominë shqiptare.”
Tre çmime gjatë vitit 2013
Gjatë vitit 2013 BKT ka arritur të mbledhë tre çmimet kryesore nën titullin “Banka më e mirë në Shqipëri” të dorëzuara nga institucionet financiare më të rëndësishme ndërkombëtare: Euromoney, The Banker dhe EMEA Finance. Vlerësimi i Z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm i BKT-së, si “CEO i vitit në Europë” është një provë tjetër e qartë e suksesit rajonal të BKT-së.
Një prej dy bankave më të mëdha.
BKT, e cila mbizotëron tregun në bankingun individual, është banka e dytë më e madhe në Shqipëri, me 2.5 miliardë USD asete dhe 2 miliardë USD depozita. BKT është banka më e vjetër tregtare në vend, me një rrjet prej 84 degësh, 60 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 24 në Kosovë, duke e bërë BKT-në bankën më të madhe shqiptare në rajon. Që nga privatizimi në vitin 2000, BKT është e vetmja bankë në Shqipëri që është vlerësuar vazhdimisht me notat më të larta të mundshme nga agjensitë e vlerësimit ndërkombëtar..
Rritja e vazhdueshme
Pavarësisht normave të ulta të rritjes ekonomike në Shqipëri, BKT ka mundur të jetë banka e vetme që ka rritur përfitueshmërinë dhe pjesën e tregut. Z. Pencabligil, Drejtor i Pergjithshëm i BKT-së deklaroi: “Ndryshe nga konkurrentët tanë, ne kemi qënë të aftë të rritemi dhe të gjenerojmë të ardhura si në kohë të mira ashtu edhe gjatë krizës së fundit ekonomike. Motivimi ynë kryesor është besimi se qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë dhe më mirë, përfshirë bankingun.”
Të Nderuar Klientë!
Për të pasur mundësinë e një shërbimi sa më të mirë dhe për t’ju ofruar sa më shumë mundësi të reja, BKT ka planifikuar të vërë në punë një version të ri të programit kompjuterik të bankës në datat 23-24 Nëntor 2013. Megjithë përpjekjet tona maksimale për të mos cënuar aspak shërbimin ndaj jush, si rezultat i këtij aktiviteti të planifikuar do të ketë disa ndërprerje të shërbimeve bankare si më poshtë:
1. Dega Kristal dhe Agjencia Doganore Durrës do të qëndrojnë të mbyllura gjatë datave 23 dhe 24 Nëntor 2013.
2. Kartat e debitit të BKT-së nuk do të funksionojnë në ATM dhe POS nga ora 23:00 e datës 22 nëntor 2013 deri ora 14:00 të datës 23 nëntor 2013. Kartat e kreditit të BKT si dhe të gjithë kartat e bankave të tjera do të funksionojnë normalisht në terminalet tona gjatë kësaj periudhe.
3. Shërbimi i Degës “Internet” do të ketë ndërprerje nga ora 23:00 e datës 22 nëntor 2013 deri në orën 16:00 të datës 23 nëntor 2013
Duke ju kërkuar ndjesë për shqetësimet e mundshme që mund të shkaktojmë, ju sigurojmë se po bëhen përpjekjet maksimale që këto ndërprerje të jenë sa më të shkurtra.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin.
BKT
JCR Eurasia Rating konfirmon vlerësimin e BKT-së me AA(Alb) për Qeverisjen e Korporatës
Tiranë, (10 tetor, 2013) - JCR Eurasia Rating, duke vlerësuar praktikat e BKT-së për Qeverisjen e Korporates, ka rikonfirmuar notën
AA(Alb) nivelin e përputhshmërisë së tyre me Kodin Shqiptar të Qeverisjes së Korporatave dhe rregulloreve të vendosura nga Ministria e Financave.
Nota AA(Alb) që i është dhënë BKT-së tregon një Nivel Përputhshmërie të Meritës me parimet e kodit. JCR-ER ka vënë re që BKT ka ruajtur nivelin e arritur 12 muaj më parë gjatë vlerësimit fillestar me një strukturë organizative transparente dhe të mirë-përcaktuar, me detyra dhe përgjegjësi të qarta, të shoqëruara me një menaxhim të kualifikuar, sisteme funksionale monitorimi, auditimi, përputhshmërie dhe menaxhimi risku si dhe marrëdhënie të shëndetshme të bazuara mbi mirëbesimin e ndërsjellë mes menaxhimit, aksionerëve dhe autoriteteve rregullatore. BKT është kompania e parë në Shqipëri e vlerësuar për përputhjen me kodin e qeverisjes së korporatave. Kjo gjë vërteton edhe një herë që BKT sjell risi jo vetëm në fushën e produkteve dhe shërbimeve por edhe në cilësinë e menaxhimit.
JCR Eurasia Rating është filiali Euroaziatik i Agjencisë Japoneze të Vlerësimit, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë.BKT Prezanton Programin e Ri të Garancisë në Bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës
Në vijim bashkëpunimit me Qeverisjen Vendore si dhe në kuadër të përgjegjësisë sociale, duke pasur si synim kontributin sa më të madh në zhvillimin e ekonomisë, rritjen e punësimit , si dhe përqasjen e një numri sa më të madh klientësh, BKT ka firmosur Programin e ri të Garancisë me Bashkinë e Tiranës.
Ky program garancie konsiston në ofrimin e një fondi prej 100,000,000 Lekësh nga Bashkia Tiranë në formën e një garancie për të siguruar në nivelet nga 10 deri në 50 % riskun që shoqëron huadhënien ndaj ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Këto kredi, përveç faktit se ofrohen me një normë interesi shumë prefencial – në nivelet 5 dhe 5.5 % , do t’u jepen jo vetëm bizneseve ekzistuese dhe atyre start-up, por edhe bizneseve të palicensuara të cilët duan të formalizojnë aktivitetin e tyre, me kusht që para disbursimit të kredisë të bëhet regjistrimi ligjor i tyre.
Nëpërmjet këtij Programi BKT synon:
- Të ketë një kontribut më të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të qytetit të Tiranës;
- ë rrisë numrin e klientëve të saj duke arritur një numër prej 450 ndërmarrjesh mikro, të vogla dhe të mesme të përfshira në këtë program;
- Të kontribuojë në rritjen e punësimit;
- Të ofrojë konkurrueshmëri dhe inovacion në kuadrin e këtij programi i cili krijon një mundësi të lehtë financimi me ose pa kolateral, një nga problemet kryesore sot të kreditimit.
NJOFTIM PER MATURANTET TE CILET KANE PERZGJEDHUR FASTIP- DEGA MENAXHIM BANKE
Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët kanë përzgjedhur FASTIP në formularin A2, që kanë filluar regjistrimet për në konkursin e pranimit në sekretarinë mësimore të FASTIP nga data16 gusht 2013 deri në datën
27 gusht 2013 ora
12 00 me këto dokumenta: • Fotokopje të kartës së identitetit
• Deklarata për regjistrimTestimi do të zhvillohet në datën
2 Shtator 2013, ora
10:00 në mjediset e FASTIP.
“EUROMONEY” KONFIRMON BKT SI “BANKËN MË TË MIRË NË SHQIPËRI” PËR VITIN 2013
Tiranë, Shqipëri (12 korrik, 2013) - Banka Kombëtare Tregtare i shton një tjetër çmim koleksionit të vlerësimeve ndërkombëtare. Risitë në ofrimin e shërbimeve bankare dhe menaxhimi i suksesshëm financiar i kanë dhënë për të dytin vit radhazi çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri” për vitin 2013 nga revista prestigjioze ndërkombëtare financiare “Euromoney”. Çmimi iu dorëzua Kryetarit të Bordit Drejtues të Bankës, z. Mehmet Usta dhe Drejtorit të Përgjithshëm dhe Anëtarit të Bordit të saj, z. Seyhan Pencabligil, në mbrëmjen gala të zhvilluar në Londër. “Euromoney” është një ndër botimet financiare lider në botë. Prej më shumë se 20 vitesh, revista vlerëson sistemet bankare globale si dhe tregjet e kapitalit. Vlerësimi për të dytin vit rresht i BKT si “Banka më e mirë në Shqipëri”, konfirmon rritjen e kapaciteteve dhe rolit të bankës në sektorin bankar shqiptar. Ky çmim dëshmon se BKT është udhëheqëse e tregut në cilësi, risi të menaxhimit dhe shërbimit si dhe ekspertizës për të ndihmuar dhe zgjeruar klientelën e saj. Gjatë ndarjes së çmimeve në Londër, Kryetari i Bordit Drejtues z. Mehmet Usta theksoi se: “Jemi krenarë që jemi vlerësuar për rritjen tonë të qëndrueshme, përfitueshmërinë e lartë, produktet inovatore dhe shërbimin ndaj klientëve. Në qoftë se ne do të vazhdojmë të zbatojmë strategjinë tonë të rritjes paralelisht me vizionin tonë, ne do të vazhdojmë të jemi Banka Më e Mirë në Shqipëri, ashtu si dhe në të shkuarën kur jemi vlerësuar si Banka Më e Mirë në Shqipëri tre herë nga The Banker, tre herë nga EMEA Finance dhe dy herë nga Finance Central Europe.” CEO i vitit për Europën
Në maj 2013, Drejtori i Përgjithshëm i BKT, z. Seyhan Pencabligil, u vlerësua si “CEO i Vitit për Europën” nga revista EMEA Finance. Z. Seyhan Pencabligil, i cili ka drejtuar Bankën që nga privatizimi i saj në vitin 2000 dhe ka rritur kthimin mbi kapitalin mesatarisht 27% për 13 vjet rresht, luan një rol shumë të rëndësishëm jo vetëm në performancën e lartë të BKT-së, por edhe në menaxhimin e Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe ICC Albania, ku kryen detyrën e Kryetarit të Bordit.
Një nga dy bankat më të mëdha
BKT është banka e dytë më e madhe në Shqipëri me 2.4 miliard dollarë asete dhe 1.9 miliard dollarë depozita. BKT është banka më e vjetër tregtare në vend, me një rrjet prej 83 degësh, 59 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 24 në Kosovë, duke e bërë BKT-në bankën më të madhe shqiptare në rajon. Që nga privatizimi në vitin 2000, BKT është e vetmja bankë në Shqipëri që është vlerësuar vazhdimisht me notën më të lartë nga Moody’s dhe JCR Eurasia Rating.
Kthimi në një bankë rajonale
Pavarësisht rritjes së ulët ekonomike në Shqipëri, BKT ka mundur të jetë banka e vetme në Shqipëri që ka rritur pjesën e tregut dhe përfitueshmërinë. Z. Pencabligil u shpreh se: “Megjithë ulje ngritjet në ekonominë europiane dhe botërore, rritja e qëndrueshme dhe performanca fitimprurëse e BKT-së kanë bërë diferencën me bankat e tjera. Suksesi që kemi arritur në Shqipëri na bën më të guximshëm në vlerësimin e mundësive për të zgjeruar prezencën tonë në rajon.”
BKT RIZGJIDHET SI BANKA E VITIT 2012
Drejtori i Përgjithshëm i saj, Z. Seyhan Pencabligil, përzgjidhet si Drejtori i Përgjithshëm i Vitit 2012 për gjithë Europën
Tiranë, Shqipëri (19 prill, 2013) – Banka Kombëtare Tregtare është zgjedhur për të tretin vit rradhazi si
“Banka Lokale Më e Mirë e Vitit në Shqipëri” nga revista prestigjioze britanike EMEA Finance. Në të njëjtën kohë, Drejtori i Përgjithshëm i BKT-së z. Seyhan Pencabligil, është zgjedhur si Drejtori i Përgjithshëm i Vitit 2012 për të gjithë Europën nga
EMEA Finance.
Çmimet, të cilët sapo janë publikuar, do të dorëzohen në një ceremoni që do të mbahet në Vjenë më 5 qershor 2013.
EMEA Finance është një nga revistat financiare më të rëndësishme në botë, që ndjek zhvillimet në tregjet financiare të Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. EMEA Finance shpërndan çdo vit çmimet për bankat dhe institucionet financiare më të mira në këto tregje.
BKT është banka e dytë me e madhe dhe banka më e vjetër tregtare në Shqipëri me një total prej 2.3 miliardë USD në asete dhe 1.9 miliardë dollarë në depozita. Rrjeti i BKT përfshin 83 degë, nga të cilat 59 janë të vendosura në Shqipëri dhe 24 prej tyre në Kosovë, duke e bërë BKT-në bankën më të madhe shqiptare në rajon. BKT është vlerësuar si
“Banka më mirë në Shqipëri për vitin 2012” edhe nga revista e shquar
Euromoney dhe ka marrë sërish notën
AAA(ALB) nga
JCR Eurasia Rating,vlerësimi më i lartë i mundshëm që një bankë shqiptare mund të marrë.
BKT OFRON MENYRA TE REJA KREDITIMI PER BIZNESIN
Tiranë, Shqipëri (11 prill, 2013) – Në kuadër të kreditimit të ekonomisë dhe lehtësimit në përballimin e sfidave që hasin bizneset sot, Banka Kombëtare Tregtare ka hedhur në treg shumë produkte të reja që kanë për qëllim mbështetjen financiare të bizneseve për realizimin e objektivave të tyre. Produkti më i fundit në këtë linjë është Kredia me Kolateral Çekun, produkt i cili u prezantua gjatë një seminari të zhvilluar në Tiranë me temë “Alternativat e Përdorimit të Çekut”.
Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtari i Bordit Drejtues të BKT-së Z. Seyhan Pencabligil, vuri në dukje se: “Shqiptarët në tërësi janë shumë të hapur ndaj risive dhe ndryshimeve zhvillimore. Tregtarët shqiptarë duhet të lënë mënjanë shkëmbimet mall me mall dhe të fillojnë dhe të përshtaten me instrumentat bashkëkohorë të pagesave. Kjo do të ndikojë shumë pozitivisht si në mbarëvajtjen e bizneseve të tyre, ashtu edhe në zhvillimin e ekonomisë në përgjithësi dhe sistemit bankar në veçanti”.
Përdorimi i çekut si një instrument pagese sjell shumë lehtësi dhe formalizim në marrëdhëniet furnitor-klient. Njohja dhe mbrojtja që i bën kuadri ligjor çekut si instrument, e bën atë një nga mënyrat e pagesës më të sigurta dhe të garantuara në vend. Risia që BKT sjell në përdorimin e çekut, përveç përdorimit klasik të tij, është mundësia e përdorimit të çekut si kolateral për marrjen e një kredie biznesi afatshkurtër por në kohë tepër të shkurtër. Në këtë mënyrë biznesi gjen mundësi likuiditeti të shpejtë dhe pa kosto shtesë të paparashikuara.
BKT është banka e dytë me e madhe dhe banka më e vjetër tregtare në Shqipëri me një total prej 2.3 miliardë USD në asete dhe 1.9 miliardë dollarë në depozita. Rrjeti i BKT përfshin 83 degë, nga të cilat 59 janë të vendosura në Shqipëri dhe 24 prej tyre në Kosovë, duke e bërë BKT-në bankën më të madhe shqiptare në rajon. BKT është vlerësuar së fundmi si
“Banka më mirë në Shqipëri për vitin 2012” nga revista e shquar Euromoney dhe ka marrë sërish notën
AAA(ALB) nga
JCR Eurasia Rating, vlerësimi më i lartë i mundshëm që mund të marrë një bankë shqiptare.
JCR Eurasia Rating rivlerëson BKT me AAA (Alb) për të pestën herë radhazi
Tiranë, Shqipëri (8 prill, 2013) - JCR Eurasia Rating (JCR-ER) ka rivlerësuar për të pestën herë radhazi Bankën Kombëtare Tregtare sh.a. (BKT) me notën ‘AAA (Alb)’ dhe me një situatë “të qëndrueshme” në terma afatgjatë në nivel kombëtar, që tregon nivelin më të lartë të investimit. Për më tepër, JCR-ER ka përcaktuar Notën Afatgjatë Ndërkombëtare në Monedhë Huaj dhe Vendase të BKT-së në “BB+”.
JCR Eurasia Rating është filiali Euroaziatik i Agjencisë Japoneze të Vlerësimit, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë.
AAA (Alb) është nota më e lartë e mundshme brenda tregut vendas dhe tregon që BKT është institucioni bankar më i besueshëm dhe më i fortë financiarisht në Shqipëri.
JCR-ER ka vërejtur se BKT ka arritur rezultate të suksesshme dhe ka regjistruar rritje shumë mbi mesataren e sektorit në të gjitha segmentet në vitin 2012, duke përforcuar pozicionin e saj si banka e dytë më e madhe në vend dhe duke marrë hapa seriozë drejt vendit të parë. Burimet e brendshme të krijuara të Bankës të mirëkapitalizuar do të vazhdojnë të jenë dinamikë për rritjen e saj të lartë.
BKT është banka e dytë me e madhe dhe më e vjetër bankë tregtare në Shqipëri me një total prej 2.3 miliardë USD në asete dhe 1.9 miliardë dollarë në depozita. Rrjeti i BKT përfshin 83 degë, nga të cilat 59 janë të vendosura në Shqipëri dhe 24 prej tyre në Kosovë, duke e bërë BKT-në bankën më të madhe shqiptare në rajon.
DUKE FILLUAR NGA SHKURT 2013, KOMISIONI MUJOR PER MBAJTJEN E LLOGARISE RRJEDHESE NDRYSHON NE:
Biznes / Korporate 250 LEK, 2 EUR, 2 USD, 2 GBP, 2 CHF, 2 AUD, 2 CAD Individ 100 LEK, 1 EUR, 1 USD, 1 GBP, 1 CHF, 1 AUD, 1 CAD
BKT ndihmon familjet në nevojë të 50 nxënësve të shkollës Mustafa Kemal Ataturk
Tiranë, 16 nëntor 2012 – Banka Kombëtare Tregtare, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë, në kuadër të politikave të përgjegjshmërise sociale dhuroi sot 50 pako me ndihma për familjet e 50 nxënësve të Shkollës Mustafa Qemal Ataturk në Zall Herr. Shpërndarja e pakove, të cilat përmbanin ushqime dhe materiale të tjera pastrimi dhe higjiene të mjaftueshme për të përballuar nevojat e një muaji, u bë në praninë e Zv. Ambasadores së Republikës së Turqisë në Tiranë, znj. Bengu Tetik, si dhe përfaqësuesve nga BKT z. Cuneyt Eriguc dhe z. Fatih Karli.BKT ndihmon Romët në nevojë
Tirane, 15 nentor 2012 – Banka Kombëtare Tregtare, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë dhe Shoqatën e Romëve për Integrim dhe Kundër Trafikimit të Fëmijëve, në kuadër të politikave të përgjegjshmërise sociale dhuroi sot 50 pako me ndihma për familjet në nevojë nga Komuniteti Rom në Tiranë.
Shpërndarja e pakove, të cilat përmbanin ushqime dhe materiale të tjera pastrimi dhe higjiene të mjaftueshme për të përballuar nevojat e një muaji, u bë në praninë e Zv. Ambasadores së Republikës së Turqisë në Tiranë, znj. Bengu Tetik, si dhe përfaqësuesve nga BKT z. Cuneyt Eriguc dhe z. Fatih Karli.
Familjet e përzgjedhura nga Shoqata e Romëve për Integrim dhe Kundër Trafikimit të Fëmijëve, falenderuan përfaqësuesit e ambasadës dhe të BKT-së për kontributin e tyre për lehtësimin sadopak të kushteve të rënda të jetesës.
JCR Eurasia Rating vlerëson BKT-në me AA (Alb) për Qeverisjen e Korporatës
Një vlerësim i tillë jepet për herë të parë në Shqipëri
Tiranë, (12 tetor, 2012) JCR EurasiaRating, duke vlerësuar praktikat eBKT-së për Qeverisjen e Korporates , ka vlerësuar me notën AA (Alb) nivelin e përputhshmërisë së tyre me Kodin Shqiptar të Qeverisjes së Korporatave dhe rregulloreve të vendosuranga Ministria e Financave. Kodi, i cili u hartua nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë tëIFC-së, është aprovuar nga Këshilli Konsultativ i Biznesit gjatë dhjetorit 2011 dhe është publikuar në fillim të këtij viti. Kodi përmban 14 parime bazë dhe është në përputhje me parimet e OECD-së dhe praktikat më të mira të Qeverisjes së Korporatave. Nota që i është dhënë BKT-së tregon një
Nivel Përputhshmërie të Meritës me parimet e kodit. JCR Eurasia Rating është filiali Euroaziatik i Agjencisë Japoneze të Vlerësimit, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë. JCR-ER ka vënë re që BKT ka një strukturë organizative transparente dhe të mirë-përcaktuar me detyra dhe përgjegjësi të qarta, të shoqëruara me një menaxhim të kualifikuar, sisteme funksionale monitorimi, auditimi, përputhshmërie dhe menaxhimi risku si dhe marrëdhënie të shëndetshme të bazuara mbi mirëbesimin e ndërsjellë mes menaxhimit, aksionerëve dhe autoriteteve rregullatore. BKT zbaton në mënyrë të suksesshme praktikat e rekomanduara nga Parimet e Qeverisjes së Korporatave të OECD-së, të cilat nuk janë pjesë e Kodit aktual të Qeverisjes së Korporatave në Shqipëri – një fakt ky që nuk ndikon vlerësimin e Bankës. Gjithsesi, zbatimi i suksesshëm i këtyre praktikave nga menaxhimi i Bankës ndikon pozitivisht në cilësinë e qeverisjes së saj.
BKT është kompania e parë në Shqipëri që vlerësohet për përputhjen me kodin e qeverisjes së korporatave. Kjo gjë vërteton edhe një herë që BKT sjell risi jo vetëm në fushën e produkteve dhe shërbimeve por edhe në cilësinë e menaxhimit.Marrëveshje Bashkëpunimi: BKT -Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën
BKT vazhdon për të pestin vit rradhazi sponsorizimin e studimeve në Degën “Menaxhim Banke”, Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Në këtë program unik Partnershipi Publik- Privat, midis Qeverisë Shqiptare dhe Gjermane, Universitetit të Durrësit dhe Partnere të Biznesit Shqiptar, BKT është partneri kryesor nga biznesi në mbështetje të risive në sistemin e edukimit universitar.
Në 1 Tetor 2012, 25 Studentëve të diplomuar në Shtator 2012 në FASTIP, në Degën Menaxhim Banke, të cilët janë sponsorizuar dhe ofruar praktika pune nga banka gjate 3 viteve të studimit, ju dorëzuan kontratat e punës dhe po punojnë në Departamente dhe Degë të ndryshme të BKT-së.
Në 3 Tetor 2012, Z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT-së, firmosi Marrëveshjen e Bashkëpunimit me FASTIP, për sponsorizimin e trajnimin profesional të 62 studentëve që studjojnë në Degën “Menaxhim Banke” në vitin akademik 2012-2013, ku 21 prej tyre janë studentë të vitit të parë.
BKT do të vazhdojë mbështetjen e studimeve në Degën Menaxhim Banke, duke bërë gjithcka që studimet e integruara pranë FASTIP-it, tani dhe në të ardhmen të shënojnë progres, duke e bërë atë një histori të vërtetë suksesi- një shembull për t’u ndjekur nga gjithë bizneset e tjera.
BKT NXJERR PRODUKTE TË REJA NË MBËSHTETJE TË BUJQËSISË
Tiranë (21 shtator, 2012) - Banka Kombëtare Tregtare (BKT), në kuadër të nismës për mbështetje të bujqësisë, ka nxjerrë në treg sot një produkt të ri kredie për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që operojnë në fushën e bujqësisë, Kredinë BKT AGRO.
Në aktivitetin e zhvilluar sot në kuadrin e Panairit të Agrobiznesit dhe Turizmit, ku morën pjesë Zv. Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Z. Ndoc Fasllia, Presidenti i KASH Z. Enver Ferizaj, Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtari i Bordit Drejtues të BKT, Z. Seyhan Pencabligil, në fjalën e tij të hapjes, Drejtori i Grupit të Bankingut Tregtar, Z. Pekhan Isipek, tha se sektori i bujqësisë është tejet i rëndësishëm për zhvillimin e vendit. Për këtë arsye BKT ka dhënë dhe vazhdon të japë kontributin e saj në zhvillimin e sektorit bujqësor, duke u lejuar operatorëve të ndryshëm në këtë sektor aksesin në kapital, një sfidë kjo që deri më sot ka penguar zhvillimin e bujqësisë dhe investimet në këtë fushë.
Z. Fasllia, duke falenderuar BKT-në për kontributin e madh që ka dhënë dhe po jep në zhvillimin e sektorit bujqësor në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), bëri thirrje për një vëmendje më të madhe kundrejt zhvillimeve në bujqësi.
Z. Ferizaj vlerësoi kontributin e BKT-së qoftë si sponsor kryesor i Panairit të Agrobiznesit dhe Turizmit, qoftë edhe për arritjen e finalizimit të marrëveshjes me USAID për financimin e bujqësisë deri në shumën prej 15 milionë euro.
Z. Pencabligil theksoi rëndësinë jetike të zhvillimit bujqësor për ta kthyer vendin në vetëmjaftues në kuadrin e plotësimit të nevojave për produktet bujqësore.
Kredia BKT AGRO e sapo prezantuar nga BKT, është e ndarë në tre segmente; Agro Kredi Speciale, Agro Kredi Suport dhe Agro Kredi. Dizenjimi i segmenteve është bërë në mënyrë që të plotësojë sa më mirë nevojat për kreditim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në fushën e bujqësisë.
BKT është banka e dytë më e madhe në Shqipëri me 2.1 miliard dollarë asete dhe 1.7 miliard dollarë depozita . BKT është banka më e vjetër tregtare në vend , me një rrjet prej 81 degësh , 58 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 23 në Kosovë , duke e renditur BKT-në si banka më e madhe në rajon. BKT është vlerësuar së fundmi si
“Banka më mirë në Shqipëri për vitin 2012” nga revista e shquar Euromoney, duke ndjekur vlerësime të tilla si
“Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2011”si nga revistat prestigjioze angleze
“THE BANKER” dhe
“EMEA FINANCE”.
NJOFTIM PER MATURANTET TE CILET KANE PERZGJEDHUR FASTIP- DEGA MENAXHIM BANKE
Njoftohen të gjithë maturantët të cilët kanë përzgjedhur Fakultetin e Studimeve të Integruara me Praktiken, Dega Menaxhim Banke ( No 264 ne A2), dhe që kanë mesataren mbi noten 7, se në datën 28 Gusht 2012, ditën e martë ora 11:00 organizohet testimi me shkrim për gjuhën angleze pranë Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktiken, në adresën “Lagja Nr.17, Rruga Adria, (pranë Urës së Dajlanit) Durrës”.
Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen në testim në adresën:
humanresources@bkt.com.al, ose në nr e tel 042/281-554
BKT VLERËSOHET SI BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI PËR VITIN 2012 NGA REVISTA “EUROMONEY”
Londër, Mbretëria e Bashkuar (5 Korrik, 2012)-Banka Kombëtare Tregtare (BKT) është vlerësuar me çmimin “Banka më e mirë ne Shqipëri” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për përsosmëri, për vitin 2012, nga revista e shquar ndërkombëtare financiare Euromoney. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua më 5 korrik në Londër në darkën e organizuar nga revista “Euromoney”. Çmimi iu dha z. Mehmet Usta, Kryetar i Bordit Drejtues të BKT-së dhe z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues te BKT-së.
Gjatë fjalës të tij , z. Mehmet Usta , Kryetar i Bordit Drejtues të BKT-së u shpreh: “Jam shumë i kënaqur që marr këtë çmim prestigjioz në emër të të gjithë stafit të BKT-së. Ky çmim bazohet në rritjen tonë të madhe, përfitueshmërinë e qëndrueshme, zgjerimin e madh në gamën e produkteve dhe performancën e sukseshme që ne kemi treguar veçanërisht në vitet e fundit.
“Ne kemi ditur gjithmonë se si të përfitojmë nga krizat dhe t’i trajtojmë ato si mundësi. Ky çmim i cili është në përputhje me ata të mëparshmit, marrë së fundmi nga institucione të tjera financiare prestigjioze, tregon se suksesi i përket atij që është i mirë përgatitur dhe di se si të përshtatet në periudha të vështira”- shtoi z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të BKT-së.
Revista Euromoney, botuar nga Euromoney Institutional Investor PLC, është një revistë periodike mujore e cila i përkushtohet financave ndërkombëtare bankare, analizave financiare, këmbimit valutor, menaxhimit të aseteve, investimeve bankare private, borxheve dhe tregjeve të kapitalit. Çmimi për Përsosmëri nderon ato institucione dhe ata individë që demonstrojnë udhëheqje, risi, dhe që sigurojnë nivelet më të larta të shërbimit dhe ekspertizës ndaj klientëve të tyre. Botuesi, Euromoney Institutional Investor PLC, me zyrat e saj kryesore të vendosur në Londër, Nju Jork dhe Hong Kong, është rregjistruar në bursën e Londrës dhe anëtar i indeksit të aksioneve FTSE-250. Ky grup medial ndërkombëtar lider i modelit biznesit-për-biznes i fokusuar para së gjithash në sektorin ndërkombëtar financiar, publikon me shumë se 100 revista, buletine informative dhe gazeta.
BKT është banka e dytë më e madhe në Shqipëri me 2.1 miliard dollarë asete dhe 1.7 miliard dollarë depozita . BKT është banka më e vjetër tregtare në vend , me një rrjet prej 82 degësh , 59 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 23 në Kosovë , duke e renditur BKT-në si banka më e madhe në rajon. Së fundmi është vlerësuar sërish nga revista prestigjioze angleze “THE BANKER” si “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2011” për të tretin vit radhazi, dhe dy herë radhazi nga EMEA FINANCE.
BKT ZGJERON RRJETIN E DEGEVE
Tiranë, Shqipëri, (2 korrik, 2012) – Banka Kombëtare Tregtare vazhdon zgjerimin e degëve të saj duke arritur në 83 degë, nga të cilat 60 në Shqipëri dhe 23 në Kosovë. Dega më e re, Dega Liqeni, do të ofrojnë të gjithë gamën e produkteve dhe shërbimeve për të gjithë klientët e BKT-së.Kontaktet e degës janë si më poshtë:
Dega Liqeni:
Adresa : Rruga “ Kopshti Botanik”, Tiranë
Tel: +355 4 24 65 312; +355 4 24 65 314
BKT në mbështetje të jetimëve shqiptarë
BKT, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar te Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, ka mbështetur aktivitetin e zhvilluar më 20 maj, Dita Kombëtare e Jetimëve në Shqipëri. Në aktivitetin ku mori pjesë dhe ambasadori i OSBE-se në Tiranë, z. Eugen Wollfarth, u bë apel për më shumë kujdes për femijët jetimë dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, pasi ata janë një shtresë që kanë nevojë për përkrahje e dashuri.BKT RIZGJIDHET SI BANKA E VITIT 2011 NGA REVISTA BRITANIKE EMEA FINANCE
Londër, Mbretëri e Bashkuar (17 maj, 2012) – Banka Kombëtare Tregtare, e cila është zgjedhur për të dytin vit rradhazi si “Banka Lokale Më e Mirë e Vitit në Shqipëri për vitin 2011” e mori këtë çmim gjatë Darkës për Bamirësi të zhvilluar më 17 maj 2012. Ceremonia u organizua nga Exporta EMEA Finance Ltd., në Law Society’s Hall, Londër.Botuesi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Exporta EMEA Finance Ltd., Z. Christopher Moore u shpreh se kishin mbetur shumë të impresionuar nga rritja mbresëlënëse, performanca e lartë dhe inovacionet e BKT-së. Në ceremoni morën pjesë Z. Mehmet Usta, Kryetar i Bordit Drejtues dhe Z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të BKT-së. Gjatë ceremonies Z. Pencabligil tha se marrja e çmimeve të këtilla prestigjioze dhe pjesëmarrja në ceremoni të tilla të rëndësishme tashmë ishte kthyer në rutinë, pasi ky ishte vetëm një nga çmimet e shumta që Banka ka marrë.
EMEA Finance është një nga revistat financiare më të rëndësishme në botë, që ndjek zhvillimet në tregjet financiare të Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. EMEA Finance shpërndan çdo vit çmimet për bankat dhe institucionet financiare më të mira në këto tregje.
BKT, e cila së fundi festoi 86 vjetorin e saj, është banka e dytë më e madhe dhe njëkohësisht banka më e vjetër tregtare në Shqipëri me 2.1 miliard dollarë asete dhe 1.7 miliard dollarë depozita. BKT zotëron një rrjet prej 82 degësh, 59 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 23 në Kosovë, duke e renditur BKT-në si banka më e madhe shqiptare në rajon. BKT është vlerësuar së fundmi si ”Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2011” nga revista prestigjioze britanike “The Banker” dy herë rresht dhe tre herë gjithsej.
Instituti Botëror i Bankave të Kursimeve zgjedh Bordin e ri Drejtues.
Një bankë shqiptare bëhet për herë të parë pjesë e këtij Bordi.
Instituti Botëror i Bankave të Kursimeve zgjedh Bordin e ri Drejtues.
Një bankë shqiptare bëhet për herë të parë pjesë e këtij Bordi.Marrakesh, Marok (11 Maj, 2012) – Instituti Botëror i Bankave të Kursimeve (WSBI) ka zgjedhur Bordin e ri Drejtues te tij gjatë Mbledhjes së 19-ë të Asamblesë së Përgjithshme që u zhvillua në Marrakesh të Marokut. Bordi i ri Drejtues, me mandat nga nga viti 2012 deri në vitin 2015, përbëhet nga përfaqësues të ndryshëm të Grupeve Rajonalë të WSBI-së që përfshijnë Europën, Amerikën Latine/Karaibet, Azinë/Paqësorin dhe Afrikën.
Për herë të parë në historinë e kësaj organizate prestigjioze, mes shtatë përfaqësuesve të tjerë europianë, si Gjermania, Spanja, Franca, Italia, Malta, Portugalia dhe Luksemburgu, përfaqësues nga një bankë shqiptare, Z. Mehmet Usta, Kryetar i Bordit Drejtues të BKT-së dhe Z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të BKT-së, janë zgjedhur respektivisht si Anëtar dhe Anëtar i Alternuar i Bordit Drejtues të WSBI-së.
WSBI, me qendër në Bruksel, bashkëpunon ngushtësisht me instutucione ndërkombëtare financiare dhe përfaqëson interesat e anëtarëve të saj në nivel ndërkombëtar. WSBI është institucioni ndërkombëtar i bankingut individual që përbëhet nga 110 banka dhe shoqata të ndryshme nga 89 vende të ndryshme të botës të cilat janë angazhuar në “3 R”-të e bankingut: - Individual (Retail): fokusi kryesor i tyre janë individët, SME-të dhe/ose autoritetet lokale. - Rajonal: lejojnë akses në shërbimet financiare nëpërmjet një rrjeti të gjerë pikash. - I përgjegjshëm (Responsible): demontrojnë përgjegjshmëri si në qasjen e biznesit ashtu edhe ndaj shoqërisë ku operojnë.
BKT, e cila u anëtarësua në WSBI më 21 shtator 2009, duke qenë anëtari i vetëm nga Shqipëria mban edhe detyrën si Koordinator Kombëtar. Përfaqësimi në Bordin Drejtues të kësaj organizate kaq të rëndësishme me Kryetarin e Bordit Drejtues dhe Drejtorin e Përgjithshëm dhe Anëtarin e Bordit Drejtues të saj, konfirmon rrugën e duhur që po ndjek BKT në drejtim të shërbimit me cilësi të lartë, risive teknologjike, zgjerimit, stabilitetit financiar dhe përfitueshmërisë. BKT gjithashtu është vlerësuar si “Banka më e mirë e vitit 2011 në Shqipëri” nga revista prestigjioze britanike The Banker.
BKT RIZGJIDHET SI BANKA E VITIT 2011
Tiranë, Shqipëri (11 prill, 2012) – Banka Kombëtare Tregtare është zgjedhur për të dytin vit rradhazi si “Banka Më e Mirë e Vitit në Shqipëri” nga revista prestigjioze britanike EMEA Finance, për rritjen mbresëlënëse, performancën e lartë dhe inovacionin gjatë vitit 2011. Çmimi, i cili sapo është publikuar, do të dorëzohet në një ceremoni që do të mbahet në Londër më 17 maj 2012.EMEA Finance është një nga revistat financiare më të rëndësishme në botë, që ndjek zhvillimet në tregjet financiare të Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. EMEA Finance shpërndan çdo vit çmimet për bankat dhe institucionet financiare më të mira në këto tregje.
Një tjetër vlerësim inkurajues vjen këtë herë nga JCR Eurasia Rating, e cila rikonfirmon notën ‘AAA (Alb)’ dhe situatën si “të qëndrueshme” në terma afatgjatë në nivel kombëtar, që tregon nivelin më të lartë të investimit. Ky vlerësim i jepet BKT-së për të katërtën herë rradhazi. Për më tepër, JCR-ER rrit Notën Afatgjatë Ndërkombëtare në Monedhë Lokale të BKT-së në “BB+”, paralelisht me rritjen e notës së vendit.
2011 ka qenë një vit plot me vlerësime dhe çmime. WELLS FARGO, një nga bankat më të mëdha amerikane, i akordoi BKT-së çmimin “2011 Straight-Through-Processing (STP) Award” për Cilësinë në Transferimin e Pagesave. Ky çmim konfirmon saktësinë dhe efiçencën e lartë të pagesave të kryer nëpërmjet BKT-së, gjë që ka sjellë edhe një rritje të kënaqësisë së klientëve.
BKT, e cila së fundi festoi 86 vjetorin e saj, është banka e dytë më e madhe dhe njëkohësisht banka më e vjetër tregtare në Shqipëri me 1.9 miliard dollarë asete dhe 1.6 miliard dollarë depozita. BKT zotëron një rrjet prej 82 degësh, 59 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 23 në Kosovë, duke e renditur BKT-në si banka më e madhe shqiptare në rajon. BKT është vlerësuar së fundmi si ”Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2011” nga revista prestigjoze britanike “The Banker”.
BKT ZGJERON RRJETIN E DEGEVE
Tiranë, Shqipëri, (5 Mars, 2012) – Banka Kombëtare Tregtare vazhdon zgjerimin e degëve të saj duke arritur në 82 degë, nga të cilat 59 në Shqipëri dhe 23 në Kosovë. Dy degët më të reja, Dega Hoxha Tahsim dhe Dega Kashar, do të ofrojnë të gjithë gamën e produkteve dhe shërbimeve për të gjithë klientët e BKT-së.
Kontaktet e degëve janë si më poshtë:
Dega Kashar:
Adresa : Autostrada Tiranë-Durrës, km 7, Kashar, Shqipëri Tel : +355 4 2291727/8
Dega Hoxha Tahsim:
Adresa : Rr. Hoxha Tahsim, Tiranë, Shqipëri Tel& : +355 4 2268199/201
NJOFTIM PER SHTYP
BKT RIVLERESOHET SI BANKA E VITIT 2011 NGA “THE BANKER”
Tiranë, Shqipëri (1 dhjetor, 2011) – Banka Kombëtare Tregtare (BKT) është vlerësuar me çmimin
“Banka e Vitit 2011 për Shqipërinë” nga
The Banker, revista e sektorit bankar, pjesë e
Financial Times. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua më 30 nëntor në Intercontinental Park Lane Hotel, Londër. Çmimi iu dha z. Mehmet Usta, Kryetar i Bordit Drejtues të BKT-së, z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi dhe z. Kaan Pekin, Drejtor i Thesarit dhe Institucioneve Financiare. "Te vleresohesh si Banka e Vitit 2011 per Shqiperine, diten e pervjetorit të saj te 86 është shumë domethënëse. Gjatë vitit 2011 kemi patur një performancë të qëndrueshme dhe fitimprurëse, duke arritur një kthim mbi kapitalin prej 23 %”, - u shpreh Kryetar i Bordit Drejtues të BKT-së, z. Mehmet Usta. ”Për më tepër, krahas këtyre arritjeve, si vlerë e totalit të aseteve kemi arritur nivelin historik prej 17.24 % të pjesës së tregut në një treg ku pjesa më e madhe e bankave iu përkasin grupeve të huaja bankare”, shtoi ai.
BKT, e cila së fundi festoi 86 vjetorin e saj, është banka e dytë më e madhe dhe njëkohësisht banka më e vjetër tregtare në Shqipëri me 1.9 miliard dollarë asete dhe 1.6 miliard dollarë depozita. BKT zotëron një rrjet prej 82 degësh, 60 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 22 në Kosovë, duke e renditur BKT-në si banka më e madhe shqiptare në rajon. BKT është vlerësuar vazhdimisht si ”Banka më e mirë në Shqipëri”, ku veçohen vlerësimet si “Banka e Vitit 2010 për Shqipërinë” nga dy revistat prestigjoze nga “The Banker” dhe “
EMEA Finance”.
Deutsche Bank i akordoi BKT Çmimin e Ekselencës “
2010 Straight-Through Processing (STP) Excellence Award” për Cilësinë në Transferimin e Pagesave, gjatë vitit 2010. BKT është e vetmja bankë së cilës i është rikonfirmuar për të tretin vit radhazi nga JCR –Eurasia Rating nota AAA (Alb).
BKT FESTON 85-VJETORIN E DEGËS SË SAJ NË VLORË
Vlorë, Shqipëri (15 Nëntor, 2011) – Banka Kombëtare Tregtare festoi 85- vjetorin e degës së saj në Vlorë, me prezencën e Prefektit të qytetit të Vlorës z. Eduard Veçani dhe të ftuarve të tjerë mjaft të rëndësishëm. Dega BKT Vlorë është një nga institucionet më të vjetër bankarë në Shqipëri e themeluar më 15 Nëntor, 1926 në Sheshin e Flamurit në Vlorë.
Me këtë rast, arkitektura e jashtme e ndërtesës, një pikë referimi shumë e njohur në Vlorë është restauruar, ndërsa dizajni i brendshëm i degës është rinovuar në mënyrë të tillë që jo vetëm të nxjerrin në pah karakteristikat e ndërtimit por njëkohësisht ta bëjnë degën lehtësisht më të përdorshme për klientët tanë.“Jemi të lumtur të trashëgojmë një degë kaq të rëndësishme dhe domethënëse, dhe të gjitha veprimet tona kanë qenë në përputhje me përgjegjësinë përkatëse. Përpjekjet tona për ta bërë bankën më të vjetër tregtare në Shqipëri, më moderne, duke siguruar produktet dhe shërbimet më të mira, do të vazhdojnë" u shpresh Seyhan Pencapligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të BKT-së. “Në këtë përvjetor kaq të rëndësishëm dëshiroj të ndaj me ju gëzimin e lajmit të mirë që BKT, ndryshe nga shumë prej konkurrentëve të saj, ka rritur biznesin dhe depozitat e saj më shpejt se kurrë më parë. Dega e Vlorës është e dega e tretë më e vjetër e BKT, pas Degës së Durrësit, 85-vjetori të cilës u festua në Nëntor të vitit të kaluar.
Rreth BKT
BKT është banka e dytë më e madhe dhe njëkohësisht banka më e vjetër tregtare në Shqipëri me 1.8 miliardë dollarë asete dhe 1.6 miliardë dollarë depozita. BKT me një rrjet prej 82 degësh, 62 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 20 në Kosovë renditet si banka më e madhe shqiptare në rajon. BKT është vlerësuar vazhdimisht si ”Banka më e mirë në Shqipëri” dhe së fundmi vlerësohet sërish si “Banka më e mirë për vitin 2010 nga revista prestigjioze britanike The Banker”. BKT është e vetmja bankë së cilës i është rikonfirmuar për të tretin vit radhazi nga JCR-Eurasia Rating nota AAA(Alb).Më datë 13 Shtator 2011 u organizua Ceremonia e Diplomimit të brezit të parë të studentëve të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP).
Më datë 13 Shtator 2011 u organizua Ceremonia e Diplomimit të brezit të parë të studentëve të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP). Në këtë ceremoni morën pjesë Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Myqerem Tafaj, Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit z. Genc Pollo, Rektori i Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës, z. Mithat Mema, Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtari i Bordit Drejtues i Bankës Kombëtare Tregtare z. Seyhan Pencabligil dhe përfaqësues të institucioneve publike dhe private partnere me Programin FASTIP.Në këtë ceremoni u diplomuan 17 studentë, 15 prej të cilëve patën nderin dhe kënaqësinë që bashkë me diplomat të merrnin edhe kontratat e tyre të punës duke u punësuar në pozicionet e lira të punës në BKT.
Z. Pencabligil u shpreh se ishte shumë i lumtur të shikonte të kthyer në realitet një iniciativë të guximshme por njëkohësisht shumë të domosdoshme për tregun, iniciativë kjo që është përqafuar dhe integruar në politikat e burimeve njerëzore të BKT-së.
Programi FASTIP sjell një risi në tregun arsimor në Shqipëri pasi bazuar në këtë program partneriteti biznes-universitet, studentët kanë mundësi që të kryejnë praktikën e tyre të punës ne ambientet e institucionit përgjegjës, duke u garantuar në këtë mënyrë edhe punësimin e menjëhershëm të tyre menjëherë pas diplomimit.
Maturante: Po projektoni karrieren tuaj si bankiere te ardhshem?
BKT ofron bursa te plota studimi ne Fakultetitin e Studimeve te Integruara me Praktiken, Dega Menaxhim i Bankar, prane Universitetit “Aleksander Moisiu Durres, per te tre vitet e studimit deri ne diplomim si dhe programe praktike pune prane degeve te saj.Te diplomuarit e pare ne FASTIP, ne 15 Shtator 2011 se bashku me Diplomen do te perfitojne dhe Kontrata Punesimi ne BKT!
Aplikoni nepermjet zgjedhjes ne Formularin A2 ne shkollat tuaja te mesme
Universiteti i DURRESIT “Aleksander Moisiu”: Dega Menaxhim i Bankave FASTIP, kodi programit 258.
Njohja e gjuhes angleze eshte kriter selektuesBKT ZGJIDHET SERISH BANKA ME E MIRE PER VITIN 2010
Tiranë, Shqipëri (1 Korrik 2011) – Banka Kombëtare Tregtare u zgjodh nga revista prestigjioze EMEA Finance si Banka më e Mirë e Vitit 2010. Në ceremoninë e zhvilluar dje me këtë rast në kështjellën Schonbrunn në Vjenë morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtari i Bordit Drejtues z. Seyhan Pencapligil, Anëtari i Bordit Drejtues Dr. Ismail Ergener dhe Nëndrejtori i Përgjithshëm për Thesarin dhe Institucionet Financiare z. Kaan Pekin.
EMEA Finance, një nga revistat financiare më të rëndësishme në botë, që ndjek zhvillimet ne tregjet financiare të Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. EMEA Finance shpërndan çdo vit çmimet për bankat dhe institucionet financiare më të mira në këto tregje.BKT është banka e dytë më e madhe në Shqipëri me 1.7 miliard dollarë asete dhe 1.4 miliard dollarë depozita. BKT, e cila pak kohë më parë festoi 85-vjetorin e krijimit të saj, është banka më e vjetër tregtare në vend, me një rrjet prej 77 degësh, 58 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 19 në Kosovë, duke e renditur BKT-në si banka shqiptare më e madhe në rajon. BKT, është vlerësuar vazhdimisht si banka më e mirë në Shqipëri, hera e fundit e të cilës ishte vlerësimi si "Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2010" nga The Banker. BKT është e vetmja bankë së cilës i është rikonfirmuar për të tretin vit radhazi nota AAA (Alb).
BKT ORGANIZON SEMINARIN MBI PRAKTIKAT E TREGTISË SË JASHTME
Tiranë, Shqipëri (21 Prill, 2011) – Banka Kombëtare Tregtare, në përputhje të plotë me synimin për të qenë sa më afër klientëve të saj të korporatave, organizoi sot Seminarin mbi Praktikat e Tregtisë së Jashtme. Në këtë seminar të organizuar me mbështetjen e Aktif Bank, një nga bankat më të rëndësishme të investimeve në Turqi, morën pjesë shumë përfaqësues të kompanive më të mëdha tregtare dhe prodhuese në Shqipëri, të cilat janë lidere në sektorët në të cilët operojnë.
“Qëllimi ynë nuk është vetëm të rrisim prezencën e BKT-së në biznesin tregtar, por të shtojmë gjithashtu përdorimin e instrumenteve të tregtisë së jashtme nga biznesi shqiptar”, u shpreh z. Seyhan Pencapligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të BKT-së. “Shqipëria është vendi i fundit në rajon për sa i përket praktikave të tregtisë së jashtme , dhe dicka e tillë është e papranueshme”, shtoi ai. Z. Pencapligil, i cili është gjithashtu Kryetar i Shoqatës së Bankave në Shqipëri tha se po përpiqen që Shqipëria të jetë anëtare e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtise, ICC.
Ky seminar është i pari i llojit të vet që është organizuar në Shqipëri. Objekti kryesor i tij ishte njohja me përfitimet dhe avantazhet kryesore në përdorimin e instrumentëve financiarë, sidomos Letrave të Kreditit. Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë e shkëmbimit të ideve dhe experiencave të tyre për promovimin e një klime bashkëpunimi sa më të favorshme. Banka Kombëtare Tregtare, e vlerësuar si Banka e Vitit 2010 për Shqipërinë nga revista prestigjioze britanike The Banker, është banka e dytë më e madhe në vend dhe njëkohësisht banka e vetme në Shqipëri që është vlerësuar me notën AAA (Alb) nga institucioni i mirënjohur JCR Eurasia Rating për të tretin vit rradhazi. BKT aktualish ka 75 degë, prej të cilave 17 janë në Kosovë.
BKT VAZHDON TE KRIJOJE LEHTESIRA PER KLIENTET E SAJ
Tiranë, Shqipëri (4 Mars, 2011) – Banka Kombëtare Tregtare vazhdon të nxjerrë oferta tërheqëse per klientët e saj. Tashmë të gjithë klientët e BKT-së mund të përdorin shumë prej shërbimeve dhe produkteve të saj falas. Mes këtyre produkteve bëjnë pjesë transfertat në nisje brenda Shqipërisë deri në 1,5 milionë lekë, të gjitha transfertat në mbërritje në lekë, regjistrimi dhe përdorimi i Degës “Internet” dhe Mobile Banking, transfertat nga emigrantët deri në 1,000 Euro/USD/GBP/CAD/CHF, pagesa apo debitimi direkt i faturave nga llogaria e shumë produkte të tjera.“Ne operojmë në një treg tepër konkurrues dhe duam që të jemi sa më tërheqës për klientët tanë” u shpreh Z. Seyhan Pencapligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT. “Fokusi që kemi për shërbimin ndaj klientit dhe ofertat tona jashtëzakonisht konkurrruese i bëjnë klientët tanë të ndihen të diferencuar”, shtoi më tej ai.
Banka Kombëtare Tregtare, e përzgjedhur si Banka e Vitit 2010 nga revista prestigjioze The Banker, është banka e dytë më e madhe në vend dhe njëkohësisht është e vetmja bankë në Shqipëri që ka marrë vlerësimin AAA (Alb) nga institucioni prestigjioz JCR-ER. BKT numëron sot 73 degë, 16 prej të cilave janë në Kosovë.
LLOGARITE E TE PERNDJEKURVE POLITIKE TRAJTOHEN SIPAS KUSHTEVE TE STANDARTEVE TE PUNES
DUKE FILLUAR NGA JANARI 2011, INTERESI I LLOGARISE SE PAGES KA NDRYSHUAR NE 0.1 %
BANKA E VITIT
Tiranë, Shqipëri (7 Dhjetor, 2010) – Banka Kombëtare Tregtare (BKT) është vlerësuar me çmimin “Banka e Vitit 2010 për Shqipërinë” nga The Banker,revista e sektorit bankar, pjesë e Financial Times. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua më 2 dhjetor në Park Lane Hotel, Londër. Çmimi iu dha z. Mehmet Usta, Kryetar i Bordit Drejtues të BKT-së.“Gjatë vitit 2010 kemi patur një performancë të qëndrueshme dhe fitimprurëse, duke arritur një kthim mbi kapitalin prej 28 %”, u shpreh Kryetar i Bordit Drejtues të BKT-së, z. Mehmet Usta. ”Për më tepër, krahas këtyre arritjeve zotërojmë 17.5 % të pjesës së tregut në një treg ku pjesa më e madhe e bankave iu përkasin grupeve të huaja bankare”, shtoi ai. BKT është banka e dytë më e madhe në Shqipëri me 1.5 miliard dollarë asete dhe 1.3 miliard dollarë depozita. BKT është banka më e vjetër tregtare në vend, me një rrjet prej 71 degësh, 58 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 13 në Kosovë, duke e renditur BKT-në si banka me e madhe në rajon. BKT është vlerësuar vazhdimisht si ”Banka më e mirë në Shqipëri” dhe së fundmi vlerësohet sërish nga revista Finance Central Europe si “Banka më e mirë për vitin 2009 në Europën Juglindore”. BKT është e vetmja bankë së cilës i është rikonfirmuar për të tretin vit radhazi nota AAA
(Alb) dhe për të pestin vit radhazi nota 1- e Fortë nga Banka e Shqipërisë.