Sipas humultimit të tregut nga kompania zviceriane ICERTIAS International Certification Association GmbH, shqiptarët kanë zgjedhur BKT si institucionin e tyre financiar për raportin më të mirë të cilësisë së shërbimeve bankare në Shqipëri për vitet 2021/2022.
Kjo kompani mat përvojat dhe përmbushjen e kërkesave të qytetarëve me raportin midis çmimit dhe cilësisë të produkteve dhe shërbimeve të ofruara. Qëllimi i kërkimeve nga Best Buy Award është të fitohen njohuri mbi përvojat e përdoruesve dhe perceptimit të produkteve dhe shërbimeve që klientët çmojnë dhe që ofrojnë raportin më të mirë të çmimit dhe cilësisë
Ne vazhdojmë të marrim çmime të shumta prestigjioze vit pas viti, duke reflektuar forcën dhe ndikimin rritës në sektorin financiar në të gjithë Shqipërinë.
Themeluar në vitin 1925, BKT është banka më e madhe dhe më e vjetër tregtare në Shqipëri. Me një vlerë totale të asetit prej 4.9 miliard dollarë dhe depozita totale prej 3.9 miliard dollarë, BKT u shërben klientëve të saj përmes një rrjeti prej 92 degë, nga të cilat 64 janë të vendosura në Shqipëri dhe 28 në Kosovë.