Lajmërime

Tiranë, Shqipëri (28 Prill, 2016) – Banka Kombëtare Tregtare në kuadër të mbështetjes për të nxitur dhe mbështetur krijimin e vendeve të reja të punës mori pjesë në Panairin e Punës 2016 i organizuar nga Bashkia e Tiranës në Bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si edhe me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. 
BKT, banka më e vjetër tregtare në vend me një rrjet prej 90 degësh, mbështet dhe zhvillon prej disa vitesh programe të cilat janë të fokusuara në uljen e papunësisë në vend. Këto programe sigurojnë mbështetjen e të rinjve duke synuar krijimin e kushteve për rikthimin e tyre në tregun e punës.
Ky panair u përshëndet edhe nga  Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Z. Edi Rama, i cili theksoi se: “Punësimi mbetet një nga problemet më të mëdha me të cilin përballet vendi ynë dhe se pjesa më e madhe e të rinjve aktualisht janë të papunësuar pasi mungon informacioni i duhur lidhur mbi vendet e punës për të cilat janë të specializuar”
BKT ofron mundësi punësimi për pozicione të ndryshme të sektorit bankar si edhe praktika punësimi për studentë.
 

Lajmet e tjera

JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A
Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".