Lajmërime

Tiranë, Shqipëri (15 shkurt 2019) – Banka Kombëtare Tregtare qartëson pozicionin e saj lidhur me publikimet e disa portaleve si më poshtë:
1. Vendet e referuara në këtë publikim nuk janë vende offshore dhe për më tepër ato nuk janë pjesë e asnjë liste të Bashkimit Europian apo organizmi ndërkombëtar për pastrim parash.
2. Struktura aksionere e këtyre kompanive është e krijuar sipas rregullave dhe ligjeve të këtyre vendeve dhe asnjë ligj apo udhëzim i kuadrit ligjor shqiptar nuk e ndalon bankën të kryejë marrëdhënie biznesi me to.
3. Konstatimet e autoriteteve në raportet e tyre janë të natyrës administrative për të cilat banka i ka kundërshtuar dhe është në një proces gjyqësor në Gjykatën Administrative.

4. Banka rezervon të gjitha të drejtat për ruajtjen e integritetit dhe reputacionit të saj dhe të klientëve.

Lajmet e tjera

Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".
BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.