BKT nuk do të aplikojë interesa apo penalitete për pagesat e kredive që i takonin datës 3 dhe 4 Gusht 2021, të cilat nuk munden të kryheshin për arsye të ndërprerjes pjesore të shërbimeve tona. Ndërprerja u shkaktua nga një problem në hardware, i cili ofrohet dhe mirëmbahet nga HP. Problemi u zgjidh nga inxhinierët e HP që punojnë në mbarë botën, në bashkëpunim me stafin tonë të IT-së. Nëse ju keni pyetje apo çështje të pazgjidhura, stafi ynë në degë dhe contact center do t’i mirëpresë ato me kënaqësi. Gjithashtu, ju mund të dërgoni pyetjet/ çështjet tuaja duke plotësuar: https://www.bkt.com.al/sugjerime-ankesa-forme
Edhe njëherë, ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin e krijuar dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj.
Njoftime të tjera
BKT mbështet nismat për edukimin financiar
Banka Kombëtare Tregtare në bashkëpunim me DSIK Albania dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave (AAB) mbështet nismat për edukimin financiar tek brezi i ri dhe jep kontributin e saj me trajnime të formave të ndryshme për krijimin e kulturës edukativo-financiare tek fëmijët.