Lajmërime

Tiranë, Shqipëri (7 Prill, 2022) – Banka Kombëtare Tregtare, tashmë prej disa vitesh, mbështet traditën e panairit “Work & Study”, për tu gjendur sa më pranë kërkesës së tregut të punës dhe të studimit. Panairi organizohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në partneritet me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, në datat 7-8 Prill 2022 në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Ky event është një mundësi e shkëlqyer dhe unike për të rinjtë shqiptarë qëllimi i të cilit është konsolidojë marrëdhëniet me të rinjtë, për t’i ndihmuar ata drejt arritjeve personale dhe profesionale në zhvillimin e kapaciteteve.

Banka Kombëtare Tregtare, me rrjetin e saj të gjerë prej 61 degësh në Shqipëri ndihet krenare me ekipin e motivuar dhe profesional që kanë lënë gjurmë në suksesin e saj. Me anë të panairit “Work & Study” BKT fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për praktika të ndryshme profesionale si dhe në pozicionet vakante të punës për të vijuar rrugën drejt suksesit individual dhe të korporatës.

Njoftime të tjera

Kushtet e punës
Kushtet e punës
Njoftim per klientet - Dega Komuna e Parisit
Ju informojmë se Dega Komuna e Parisit do të qëndrojë e mbyllur deri në një njoftim të dytë.
Njoftim per klientet - Dega Rruga e Elbasanit
Ju informojmë se Dega Rruga e Elbasanit do të qëndrojë e mbyllur deri në një njoftim të dytë.