Lajmërime

Të nderuar Klientë,

BKT ka identifikuar dhe trajtuar menjëherë një rast të mashtrimit përmes klonimit të kartave, falë sistemeve të saj të zbulimit të mashtrimeve. Aktiviteti u evidentua në fazë të hershme, duke i mundësuar Bankës të ndërhyjë menjëherë dhe të bllokojë kartat e prekura.

Në këtë rast, mashtruesit kanë kopjuar të dhënat e kartave në bankomatë (ATM) duke përdorur pajisje elektronike dhe kamera, duke i transferuar më pas të dhënat e vjedhura në karta të klonuara, të cilat janë përdorur jashtë vendit.

Të gjitha kartat e prekura janë mbyllur si masë parandaluese. Banka do të kompensojë plotësisht të gjithë klientët e prekur, duke garantuar se asnjëri prej tyre nuk do të pësojë humbje financiare. Ky veprim riafirmon angazhimin e BKT-së për mbrojtjen e fondeve të klientëve dhe ruajtjen e standardeve më të larta të sigurisë.

Ndërkohë, BKT do të bashkëpunojë me Policinë e Shtetit duke ndarë të gjithë informacionin e nevojshëm lidhur me autorët e këtij mashtrimi.

Njoftime të tjera

Njoftim i rëndësishëm
Njoftim për Klientët
Njoftim për Klientët