Lajmërime

Në kuadër të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së COVID- 19 dhe shmangien e kontakteve me njëri - tjetrin,

Banka Kombëtare Tregtare informon të gjithë klientët e saj Pensionistë që afati i firmosjes së “Deklaratës së kalimit të pensionit në bankë”,  formulari B6,  për kreditimin e pensionit është shtyrë deri në datë 20 Qershor 2020.

Plotësimi i formularit mund të bëhet edhe online në portalin e- Albania.

Për çdo pyetje ose informacion mund të telefononi  24 orë në 7 ditë të javës  në numrin 042 266 288 ose shkruani në WhatsApp  në numrin 0674000018.

Kujdesuni për veten!

BKT gjithmonë pranë jush!

 

Njoftime të tjera

Kushtet e punës
Kushtet e punës
BKT mbështet nismat për edukimin financiar
​Banka Kombëtare Tregtare në bashkëpunim me DSIK Albania dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave (AAB) mbështet nismat për edukimin financiar tek brezi i ri dhe jep kontributin e saj me trajnime të formave të ndryshme për krijimin e kulturës edukativo-financiare tek fëmijët.
BKT – PJESËMARRËSE NË PANAIRIN E PUNËS DHE AFTËSIVE NË DURRËS 2022
Tiranë, Shqipëri (24 Maj, 2022) – Banka Kombëtare Tregtare, mori pjesë në Panairin e Punës dhe Aftësive organizuar në ambientet e Sheshit “Liria”, Durrës me përfaqësues të mbi 63 bizneseve të cilat ofrojnë 1500 vende të lira pune.