Lajmërime

Bazuar në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Nr. 71, datë 22.12.2021 për miratimin e rregullores “PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT AIPS EURO PËR SHLYERJEN E TRANSFERTAVE VENDËSE PËR KLIENTË NË EURO” si dhe publikimit të saj në fletoren zyrtare, ju informojmë se Banka Kombëtare Tregtare duke filluar nga data 24 Janar 2022 do të trajtojë si transferta vendëse të gjitha transfertat e kryera në monedhën EURO dhe që janë brenda territorrit të vendit, të kryera si nga klient individ apo subjekte.
Në vijim do të përditësohen dhe Kushtet e Punës të cilat do ti gjeni të publikuara në faqen zyrtare të bankës.  

Komisionet për transfertat vendëse në monedhën EURO do të jenë si në vijim:

Kategoria Spot (t+1) Ekspres (t+0)
Degë Individ 0.15% (min 5 €, max 40 €) 0.2% (min 6 €, max 50 €)
Biznes 0.15% (min 6 €, max 50 €) 0.2% (min 6 €, max 50 €)
Online Individ 0.1% (min 3 €, max 25 €) 0.1% (min 3 €, max 25 €)
Biznes 0.1% (min 3 €, max 25 €) 0.1% (min 3 €, max 25 €)

Njoftime të tjera

Kushtet e punës
Kushtet e punës
BKT mbështet nismat për edukimin financiar
​Banka Kombëtare Tregtare në bashkëpunim me DSIK Albania dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave (AAB) mbështet nismat për edukimin financiar tek brezi i ri dhe jep kontributin e saj me trajnime të formave të ndryshme për krijimin e kulturës edukativo-financiare tek fëmijët.
BKT – PJESËMARRËSE NË PANAIRIN E PUNËS DHE AFTËSIVE NË DURRËS 2022
Tiranë, Shqipëri (24 Maj, 2022) – Banka Kombëtare Tregtare, mori pjesë në Panairin e Punës dhe Aftësive organizuar në ambientet e Sheshit “Liria”, Durrës me përfaqësues të mbi 63 bizneseve të cilat ofrojnë 1500 vende të lira pune.