TRAVEL

Business Lounge në Aeroportin e Tiranës

Mbajtësit e kartës së kreditit Gold MasterCard® dhe kartës së kreditit Gold Visa të BKT mund të përdorin pa pagesë, Sallën e Biznesit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Nëse po udhëtoni për punë apo kënaqësi, ju ofrojmë një avantazh unik për mbajtësit e kartave MasterCard® Gold dhe Visa Gold të BKT. Kartëmbajtësit Prima Gold mund të përdorin pa pagesë Sallën e Biznesit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Shërbimet e ofruara në Sallën e Biznesit:

  • Pije freskuese
  • Pije alkoolike
  • Sanduiçe
  • Pije të ngrohta
  • Gazeta / Revista
  • TV
  • Internet Wi-Fi
  • Recepsion të dedikuar
  • Informacion mbi fluturimet

Si të përfitoni nga ky shërbim?

Paraqitini kartën tuaj Prima Gold stafit të Aeroportit që ndodhet në Sallën e Biznesit bashkë me biletën tuaj të vlefshme për të udhëtuar të njëjtën ditë, dhe mund të hyni në Sallën e Biznesit.

*Udhëtari duhet të jetë mbajtësi i kartës Prima Gold. Emri në biletë duhet të përputhet me emrin në kartën Prima Gold. Më pas kartëmbajtësi duhet të kryejë një veprim në vlerën 30 lekë e cila do të bëhet reverse.

Kushtet

Hyrja në Sallë nuk ka limit për kohën e qëndrimit të klientëve. Ky shërbim është në dispozicion vetëm të pasagjerëve që disponojnë biletë, pa marrë parasysh klasin e fluturimit apo linjën ajrore. Salla ofron një hapësirë për pirjen e duhanit, jashtë zonës së nisjeve.

Vendndodhja dhe Oraret

Salla e Biznesit e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës ndodhet në katin e dytë, mbi ambientet e Duty Free, në zonën e Tranzitit. Hyrja në sallë mund të bëhet vetëm nga zona e nisjes.

Salla e Biznesit e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës është e hapur të paktën një orë para nisjes së fluturimit të parë dhe një orë pas largimit të fluturimit të fundit nga TIA.

* Stafi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës ka të drejtën të refuzojë hyrjen në Sallë, si dhe të bëjë largimin e pasagjerëve të cilët disponojnë kartën Prima Gold MasterCard ®, në rast se ata shqetësojnë pasagjerët e tjerë në Sallë apo nëse shfaqen të dehur.

** Personave nën moshën 18 vjeç u ndalohet shërbimi i pijeve alkoolike.

Nëse ende nuk keni një kartë kreditit Prima Gold, aplikoni dhe përfitoni akses pa limit në Business Lounge në aerpoortin “Nënë Tereza”!

Fushatat e mëparshme

Business Lounge në Aeroportin e Tiranës
Mbajtësit e kartës së kreditit Gold MasterCard® dhe kartës së kreditit Gold Visa të BKT mund të përdorin pa pagesë, Sallën e Biznesit të Aeroportit Nd...