Pyetjet më të shpeshta

Si mund të hap një depozitë?

Ju mund të aplikoni për një depozitë duke vizituar degën më të afërt të BKT-së ku mund të njiheni me produktet e Depozitës. Për të hapur një depozitë do të mjaftonte dokumenti i identifikimit* dhe shuma minimale prej 50,000 Lekë ose 500 në monedhë të huaj.

Dhe nëse paratë i keni në një llogari rrjedhëse, mund t’i hapni vetë depozitat tuaja, duke përdorur Degën “Internet” apo aplikacionin BKT Smart.

* Për shtetasit shqiptarë mbi 16 vjeç – Kartë Identiteti, nën 16 vjeç – Çertifikatë me fotografi dhe për shtetasit e huaj – Pasaportë

Për më shumë informacion mbi depozitat në BKT, ju mund të na shkruani në shërbimin WhatsApp në numrin +355 674000018 ose email në postën elektronike info@bkt.com.al / callcenter@bkt.com.al

Cilat janë tipet e investimeve që ofron BKT?

Depozita me afat në BKT ofrohet për 1, 3, 6 muaj dhe 1, 2, 3 vjet dhe mund të hapet në monedhat Lekë, Euro, Dollar Amerikan, Paund Britanik, Dollar Kanadez, Franga Zvicerane ose Dollar Australian. Interesi përfitohet në datën e maturimit të depozitës dhe humbet nëse kjo e fundit tërhiqet përpara afatit. Depozita me afat ofron opsionin e rinovimit automatik. Ju mund të zgjidhni që interesi i fituar të rinovohet bashkë me depozitën ose të kalojë në llogarinë tuaj.

Depozita elastike në BKT, ju vendosni afatin që dëshironi, nga 40 në 360 ditë dhe nga 737 në 1095 ditë. Depozita Elastike mund të hapet në monedhat Lekë, Euro, Dollar Amerikan, Paund Britanik, Dollar Kanadez, Franga Zvicerane ose Dollar Australian. Interesi përfitohet në datën e maturimit të depozitës dhe humbet nëse kjo e fundit tërhiqet përpara afatit. Depozita Elastike është e pa-rinovueshme automatikisht. 

Depozita Rekord ofrohet për 5 ose 7 vjet në Lekë dhe për 2, 3, 4, 5 vjet në Lekë, Euro ose Dollar Amerikan. Norma e interesit mbi depozitën tuaj rekord është vendosur që në momentin e parë dhe përfitimi juaj nuk do të preket nga ndryshimet e normave të interesit në treg. Interesi përfitohet çdo 6 muaj dhe do të kthehet nëse depozita tërhiqet përpara afatit. Depozita Rekord është e pa-rinovueshme automatikisht. 

Depozita Matrushka është zgjedhja më e mirë nëse doni të përfitoni interesa në rritje, por që të keni edhe fleksibilitet tërheqje pa humbur interesat e përfituara. Kjo Depozitë ofrohet për një afat 6 vjeçar në tre monedhat Lekë, Euro ose Dollar Amerikan.

Depozita StepUp ofrohet për një afat 2 vjeçar në monedhat Lekë, Euro, Dollar Amerikan dhe Paund Britanik . Interesi përfitohet çdo fund 6-mujori dhe nuk ka detyrim kthimi edhe nëse depozita tërhiqet përpara afatit 2 vjeçar.Nuk rinovohet automatikisht.
 

Njihuni me interesat e depozitave të ofruara nga banka nëpërmjet buletinit të fundit të Normave të Interesit.

*Banka është e detyruar me ligj të mbajë tatim në burim mbi interesin bankar.

Bazuar në ligjin “Për Sigurimin e Depozitave” nr. 53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozita në BKT sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) Lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave -  www.asd.gov.al

Sa është shuma minimale e lejuar për hapjen e një depozite?

Për të hapur një produkt depozite do të mjaftonte shuma minimale prej 50,000 Lekë ose 500 në monedhë të huaj. Bazuar në shumën e depozitës tuaj, ju mund të njiheni me normat respektive të interesit për çdo produkt depozite në Buletinin e Normave të interesit.

A është depozita ime me opsionin e rinovimit automatik?

Depozita me afat ofron opsionin e rinovimit automatik. Ju mund të zgjidhni që interesi i fituar të rinovohet bashkë me depozitën ose të kalojë në llogarinë tuaj. Në datën e maturimit, nëse Buletini i Normave të interesit për produktet e depozitës ka ndryshuar, depozita do të ri-investohet me normën ‘e re’ të interesit. Në kushte të tjera (Buletini i pandryshuar), depozita do të mbajë të njëjtën normë interesi, sa në momentin e investimit. Produktet e tjera të depozitës si: Matrushka, Elastike ,Rekord dhe StepUp nuk ofrojnë opsionin e rinovimit automatik.

Në çfarë monedhe mund të hap një depozitë?

Depozita me afat dhe Depozita Elastike mund të hapen në monedhat Lekë, Euro, Dollar Amerikan, Paund Britanik, Dollar Kanadez, Franga Zvicerane ose Dollar Australian, ndërsa Depozita Rekord dhe Matrushka ofrohen ne Lekë, Euro ose Dollar Amerikan. Depozita SteupUp mund të hapet në monedhat Lekë, Euro, Dollar Amerikan, Paund Britanik. Ju mund të njiheni me normat respektive të interesit për çdo produkt depozite në Buletinin e Normave të interesit.

Nëse do të tërheq Depozitën e investuar përpara afatit të maturimit, a do të humbas interesat (e përfituar)?

Depozita me afat- Interesi përfitohet në datën e maturimit të depozitës dhe humbet nëse kjo e fundit tërhiqet përpara afatit.

Depozita elastike- Interesi përfitohet në datën e maturimit të depozitës dhe humbet nëse kjo e fundit tërhiqet përpara afatit.

Depozita Rekord - Interesi përfitohet çdo 6 muaj dhe do të kthehet nëse depozita tërhiqet përpara afatit.

Depozita Matrushka - Interesi kreditohet në llogari çdo vit dhe nuk ka detyrim kthimi edhe nëse depozita tërhiqet përpara afatit 6 vjeçar.

Depozita StepUp - Interesi përfitohet çdo 6 muaj nuk ka detyrim kthimi edhe nëse depozita tërhiqet përpara afatit 2 vjeçar

Ku mund të kontrolloj online depozitat e mia ekzistuese?

Ju mund të kontrolloni depozitat ekzistuese duke u regjistruar në Degën ‘Internet’ ose aplikacionin BKT Smart që mund ta shkarkoni në celularin tuaj Android (PlayStore) ose iOS (AppStore). Pas regjistrimit, kontrollo menunë ‘Deposit’ në Degën ‘Internet’ ose menunë ‘Investime’ në aplikacionin BKT Smart mbi detajet e depozitave tuaja.

Çfarë është norma e interesit për një Depozitë?

Ju mund të njiheni me normat respektive të interesit për cdo produkt depozite në Buletinin e Normave të interesit.

Normat e interesit që ju do të përfitoni nga depozita juaj, janë të paracaktuara që nga momenti I investimit dhe përfitimet tuaja nuk do të ndikohen nga ndryshimet e tregut të normave të interesit. Në datën e ri-investimit, nëse Buletini i Normave të Interesit për produktet e depozitës ka ndryshuar, depozita do të ri-investohet me normën ‘e re’ të interesit. Në kushte të tjera (Buletini i pandryshuar), depozita do të mbajë të njëjtën normë interesi, sa në momentin e investimit

Sa të sigurta janë paratë e mia në bankë?

Tani depozitat tuaja janë më të sigurta se kurrë!

JCR Eurasia Rating, ka vlerësuar Bankën Kombëtare Tregtare (BKT) në terma afatgjatë në nivel kombëtar me notën ‘AAA (Alb)’ e cila tregon nivelin më të lartë të investimit, dhe në terma afatshkutër në nivel kombëtar me notën ‘A-1+ (Alb)’, me një situatë “të qëndrueshme” për të dyja vlerësimet.

BKT është zgjedhur për vite rradhazi si “Banka më e Mirë në Shqipëri” nga revista prestigjoze si "The Banker ", "Euromoney" and "EMEA Finance".

A janë të sigurta investimet e mia?

Banka Kombëtare Tregtare është anëtare e regjistruar e skemës së sigurimit të depozitave në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, duke paguar primin e sigurimit çdo tre mujor për sigurinë e llogarive dhe depozitave tuaja.

Bazuar në ligjin “Për Sigurimin e Depozitave” nr. 53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozitat në BKT sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) Lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave - www.asd.gov.al

Si mund të përllogaris interesat e fituar nga depozita ime?

Për detaje mbi llogaritjen e interesit që mund të përfitoni nga depozita, përdorni Llogaritësin e Depozitës.

*Banka është e detyruar me ligj të mbajë tatim në burim mbi interesin bankar dhe të aplikueshëm në momentin e përfitimit të interesit nga klienti.

Si mund të mbyllë depozitën time?

Ju mund të bëni mbylljen e depozitës tuaj duke u paraqitur në degën më të afërt të BKT-së. Gjithashtu Depozita me Afat dhe Depozita Elastike mund të mbyllen nga kanalet online duke përdorur degën ‘Internet’ ose aplikacionin BKT Smart. Ju mund të logoheni online, klikoni menunë Depozita në degën ‘Internet’ ose menunë Investime në BKT Smart, zgjdhni depozitën e duhur dhe klikoni ne opsionin Mbyllje Depozite. Ndiqni me rradhë hapat dhe depozita juaj do të mbyllet automatikisht duke u kredituar fondet në llogarinë tuaj të lidhur me depozitën.