Lajmërime

JCR Eurasia Rating rivlerëson BKT me AAA (Alb) për të gjashtën herë radhazi
Tiranë, (28 maj, 2014) - JCR Eurasia Rating, ka vlerësuar Bankën Kombëtare Tregtare për të gjashtën herë radhazi me notën ‘AAA (Alb)’ dhe me një situatë “të qëndrueshme” në terma afatgjatë në nivel kombëtar, që tregon nivelin më të lartë të investimit. 
JCR Eurasia Rating  është filiali Euroaziatik i Agjencisë Japoneze të Vlerësimit, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë.
AAA (Alb) është nota më e lartë e mundshme brenda tregut vendas dhe tregon që BKT ruan pozitat e saj si institucioni bankar më i besueshëm dhe më i fortë financiarisht në Shqipëri.
JCR-ER ka vërejtur se BKT, e cila ka rritur në mënyrë progresive efektivitetin sistematik të saj dhe pjesën e tregut nëpërmjet normave të larta të saj të rritjes, ruan qëndrueshmërinë e saj brenda sektorit bankar shqiptar. BKT arrin të mbajë performancën e saj mbi kthimin nga aktivet dhe kapitalit mbi mesataren e sektorit, duke krijuar një nivel fitimi që korrespondon me pothuajse gjysmën e fitimit të përgjithshëm të sektorit bankar. Projeksionet e rritjes së planifikuar për periudhën e ardhshme së bashku me planin e rritjes së fitimit, pritet të vendosin Bankën në krye të sektorit bankar shqiptar brenda pak viteve, ndërkohë që burimet e brendshme të mirëkapitalizuara do të vazhdojnë të jenë dinamike duke ndihmuar rritjen e saj të lartë.

BKT është banka e dytë më e madhe  dhe më e vjetër bankë tregtare në Shqipëri me një total prej 2.7 miliardë USD në asete dhe 2.2 miliardë dollarë në depozita. Rrjeti i BKT përfshin 85 degë, nga të cilat 61 janë të vendosura në Shqipëri dhe 24 prej tyre në Kosovë, duke e bërë BKT-në bankën më të madhe shqiptare në rajon.

Lajmet e tjera

JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A
Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".