Lajmërime

 JCR Eurasia Rating rivlerëson BKT për të njëmbëdhjetën here rradhazi me AAA (Alb) në Terma Afatgjatë në Nivel Kombëtar

Tiranë, Shqipëri (22 korrik 2019) – JCR Eurasia Rating, gjatë vlerësimeve periodike vlerësoi për të njëmbëdhjetën herë rradhazi Bankën Kombëtare Tregtare (BKT) në terma afatgjatë dhe afatshkurtër në nivel kombëtar me ‘AAA (Alb)’ dhe ‘A-1+ (Alb)’ respektivisht, me një situatë “të qëndrueshme” për të dyja vlerësimet. Si dhe, ka përcaktuar Notën Afatgjatë Ndërkombëtare në Monedhë të Huaj dhe Vendase të BKT-së në “BBB-E qëndrueshme”, një nivel më lart se vlerësimi maksimal i vendit. Këtu mund të shikoni Raportin e Plotë

JCR ka vlerësuar më shumë se 200 kompani të huaja dhe është e vetmja Agjenci Japoneze për Vlerësime e cila është e regjistruar zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e çertifikuar në Bashkimin Evropian. AAA (Alb) është nota më e lartë e mundshme brenda tregut vendas dhe tregon se BKT vazhdon të ruajë pozitat e saj në sistemin bankar Shqiptar, që reflektohet në bazën e gjerë të depozitave me një strukturë të favorshme afat-gjatë.

JCR-ER ka vërejtur se BKT është banka më e madhe në sektorin bankar Shqiptar dhe ka një pozitë udhëheqëse për sa i përket termave të treguesve kryesorë të madhësisë së bankave; asetet, huatë, letrat me vlerë të investimit, depozitat dhe fitimi neto. Faktorët kryesorë të diferencimit të BKT-së nga sektori dhe të vlerësimit në terma afatgjatë në nivel kombëtar me notën ‘AAA (Alb)’ janë: baza e gjerë e depozitave me një strukturë të favorshme afat-gjatë; pozicioni dominues në treg; mbështetja e profilit të saj të kreditimit; kapitalizim i shëndetshëm, pavarësisht pagesave të dividentit gjatë 3 viteve të fundit dhe përfitimet nga efektet e rregullatorëve në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit; cilësia e aseteve është veçuar pozitivisht nga sistemi, me raporte më të ulëta të NPL dhe marzh të lartë kolateralizimi; dhe portofol sigurie për investimet e mëdha. Si një pjesë e rëndësishme e sektorit bankar, BKT konsiderohet të ketë burimet dhe mjetet për të shlyer detyrimet e saj pa patur nevojë për mbështetje të jashtme nga aksionarët.

Përveç rrjetit të gjerë të degëve, banka nxit përdorimin e kanaleve alternative për ofrimin e shërbimeve digjitale, duke përfshirë një qendër kontakti (Call Center), ATM-të me teknologjinë e reciklimit të parave të gatshme, si dhe struktura të posatshme të shërbimit internet banking dhe mobile banking. BKT promovon dhe investon vazhdimisht në zgjidhjet fintech me fokus në rritjen e gamës së produkteve të ofruara përmes kanaleve online dhe kënaqësinë e klientit, duke ruajtur kështu trashëgiminë tonë si banka më e vjetër në Shqipëri dhe duke qenë inovative në të njëjtën kohë.
Për më shumë informacion, ju lutem klikoni në: www.bkt.com.al.

Lajmet e tjera

Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".
BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.