Lajmërime

JCR Eurasia Rating rivlerëson BKT me AAA (Alb) për të tetën herë radhazi

(Tiranë, 21 Qershor, 2016) - JCR Eurasia Rating, ka vlerësuar Bankën Kombëtare Tregtare për të tetën herë radhazi me notën ‘AAA (Alb)’ dhe me një situatë “të qëndrueshme” në terma afatgjatë në nivel kombëtar, që tregon nivelin më të lartë të investimit.
JCR Eurasia Rating është filiali Euroaziatik i Agjencisë Japoneze të Vlerësimit, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë.
AAA (Alb) është nota më e lartë e mundshme brenda tregut vendas dhe tregon që BKT ruan pozitat e saj si institucioni bankar më i besueshëm dhe më i fortë financiarisht në Shqipëri.

JCR-ER ka vërejtur se BKT ka dominuar tregun duke zotëruar 25,90% të tij, duke e bërë bankën më të madhe në Shqipëri. Ashtu si edhe në vitet e mëparshme, treguesit e përfitueshmërisë mbi mesataren e sektorit, baza shumë e gjerë e depozitave, rritja mbi mesataren e sektorit dhe rritja e pjesës së tregut janë faktorët kryesorë që e diferencojnë BKT-në nga sektori në një drejtim pozitiv dhe mbështetës kundrejt të gjitha vlerësimeve të dhëna. 

BKT zotëron rrjetin më të madh të degëve në sektorin bankar shqiptar, i integruar me përdorimin efektiv të kanaleve alternative të shpërndarjes, përfshirë këtu ATM, internet dhe mobile banking. Si gjithmonë, një pionere në implementimin e risive tekonologjike, e drejtuar edhe nga kërkesat e klientëve,  BKT po luan një rol mjaft efektiv në fushën e bankingut dixhital.
 

Lajmet e tjera

BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
Muaji i Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm
Gjatë muajit Maj 2026, Grupi i Auditimit të Brendshëm në BKT shënoi Muajin e Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm me një sërë aktivitetesh të konceptuara për të forcuar kuptimin mbi profesionin dhe për të nxitur dialogun në të gjithë bankën.