Lajmërime

REVISTA PRESTIGJOZE FINANCIARE “THE BANKER” RIKONFIRMON BKT-NË SI “BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI” PËR VITIN 2013

Tiranë, Shqipëri (1 Dhjetor, 2013) – Banka Kombëtare Tregtare ka rikonfirmuar pozicionin  e saj si “Banka më e mirë në Shqipëri” për vitin 2013. Revista prestigjoze financiare “The Banker” ka vlerësuar menaxhimin e suksesshëm financiar të BKT-së, rritjen e qëndrueshme të përfitueshmërisë dhe pjesës së tregut si dhe risitë bankare. Çmimi i është dorëzuar Kryetarit të Bordit Drejtues, Z. Mehmet Usta dhe Drejtorit të Pergjithshëm dhe Anëtarit të Bordit Drejtues Z. Seyhan Pencabligil, në mbrëmjen gala të organizuar në Londër.
“The Banker”, revistë e sektorit bankar të “Financial Times”, është burimi kryesor financiar dhe bankar në botë. E lexuar në rreth 180 vende të botës, The Banker është burimi kryesor i të dhënave dhe analizave për industrinë bankare. Vlerësimi nga kjo revistë prestigjioze me çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri” për të tretën herë në katër vitet e fundit konfirmon rritjen e rolit të BKT-së në sistemin bankar në Shqipëri.  Ky çmim dëshmon se pavarësisht gjendjes së vështirë të ekonomisë në Shqipëri, BKT ka treguar se është lider në sektorin bankar në cilësi, risi menaxhimi dhe shërbimesh, si dhe në rritjen dhe mbështetjen e klientëve të saj.
Gjatë ceremonisë së çmimeve në Londër, Kryetari i Bordit Drejtues Z. Usta në fjalën e tij theksoi: “Ne jemi krenarë të pranojmë këtë çmim në emër të të gjithë punonjësve dhe klientëve tanë, të cilët kanë besuar në energjinë e BKT-së dhe në kapitalin human të saj. Ne besojmë se suksesi ynë do të inspirojë edhe shumë kompani të tjera shqiptare për të performuar në nivele më të larta për të kontribuar në ekonominë shqiptare.”
Tre çmime gjatë vitit 2013
Gjatë vitit 2013 BKT ka arritur të mbledhë tre çmimet kryesore nën titullin “Banka më e mirë në Shqipëri” të dorëzuara nga institucionet financiare më të rëndësishme ndërkombëtare: Euromoney, The Banker dhe EMEA Finance. Vlerësimi i Z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm  i BKT-së,  si “CEO i vitit në Europë” është një provë tjetër e qartë e suksesit rajonal të BKT-së.
Një prej dy bankave më të mëdha.
BKT, e cila mbizotëron tregun në bankingun individual, është banka e dytë më e madhe në Shqipëri, me 2.5 miliardë USD asete dhe 2 miliardë USD depozita. BKT është banka më e vjetër tregtare në vend, me një rrjet prej 84 degësh, 60 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 24 në Kosovë, duke e bërë BKT-në bankën më të madhe shqiptare në rajon. Që nga privatizimi në vitin 2000, BKT është e vetmja bankë në Shqipëri që është vlerësuar vazhdimisht me notat më të larta të mundshme nga agjensitë e vlerësimit ndërkombëtar..
Rritja e vazhdueshme
Pavarësisht normave të ulta të rritjes ekonomike në Shqipëri, BKT ka mundur të jetë banka e vetme që ka rritur përfitueshmërinë dhe pjesën e tregut. Z. Pencabligil, Drejtor i Pergjithshëm i BKT-së deklaroi: “Ndryshe nga konkurrentët tanë, ne kemi qënë të aftë të rritemi dhe të gjenerojmë të ardhura si në kohë të mira ashtu edhe gjatë krizës së fundit ekonomike. Motivimi ynë kryesor është besimi se qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë dhe më mirë, përfshirë bankingun.”

Lajmet e tjera

JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A
Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".