BKT Prezanton Programin e Ri të Garancisë në Bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës | Banka Kombetare Tregtare

Lajmërime

BKT Prezanton Programin e Ri të Garancisë në Bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës

Në vijim bashkëpunimit me Qeverisjen Vendore si dhe në  kuadër të përgjegjësisë sociale, duke pasur si synim kontributin sa më të madh në  zhvillimin e ekonomisë,  rritjen e punësimit , si dhe përqasjen e një numri sa më të madh klientësh, BKT ka firmosur Programin e ri të Garancisë me Bashkinë e Tiranës.  

Ky program garancie konsiston në ofrimin e një fondi prej 100,000,000 Lekësh nga Bashkia Tiranë në formën e një garancie për të siguruar në nivelet nga 10 deri në 50 % riskun që shoqëron huadhënien ndaj ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Këto kredi, përveç faktit se ofrohen me një normë interesi shumë prefencial – në nivelet 5 dhe 5.5 % , do t’u jepen jo vetëm bizneseve ekzistuese dhe atyre start-up, por edhe bizneseve të palicensuara të cilët duan të formalizojnë aktivitetin e tyre, me kusht që para disbursimit të kredisë të bëhet regjistrimi ligjor i tyre. 

Nëpërmjet këtij Programi BKT synon:

  • Të ketë një kontribut më të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të qytetit të Tiranës;
  • ë rrisë numrin e klientëve të saj duke arritur një numër prej 450 ndërmarrjesh mikro, të vogla dhe të mesme të përfshira në këtë program;
  • Të kontribuojë në rritjen e punësimit;
  • Të ofrojë konkurrueshmëri dhe inovacion në kuadrin e këtij programi i cili krijon një mundësi të lehtë financimi me ose pa kolateral, një nga problemet kryesore sot të kreditimit.

Lajmet e tjera

Intervistë për revistën Monitor, Shtator 2023 nga Z. Seyhan Pencablıgil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT
Në një intervistë për revistën Monitor, Z. Seyhan Pencablıgil Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT flet rreth ecurisë së BKT gjatë vitit 2023 dhe pritshmëritë për periudhën në vijim
BKT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën Britanike mbi programin e bursave “Chevening”
Bursat “Chevening” do të jenë të hapura për shtetasit shqiptarë të interesuar dhe do të jepen për të ndjekur një diplomë master një vjeçar në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar.
Intervistë për revistën Monitor nga Z. Seyhan Pencablıgil Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT.
Në një intervistë për revistën Monitor, Z. Seyhan Pencablıgil Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT flet rreth arritjeve gjatë vitit 2022 dhe objektivave dhe sfidave gjatë vitit 2023.