Lajmërime

Forumi i Agrobiznesit Turqi-Shqipëri

Tiranë, Shqipëri (28 Mars 2017) -  Në kuadër të vizitës zyrtare njëditore në Shqipëri, Ministri Turk i Bujqësisë, Blegtorisë dhe Ushqimit, Z. Faruk Çelik mori pjesë në Forumin e Agrobiznesit Turqi-Shqipëri, i zhvilluar në ambientet e hotel Plaza në Tiranë. 

Në Forumin e Agrobiznesit Turqi-Shqipëri, morën pjesë sipërmarrës të ndryshëm të këtij sektori nga të dy shtetet si edhe Personalitete si Ministri Turk i Bujqësisë, Blegtorisë dhe Ushqimit Z. Faruk Çelik, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Z. Edmond Panariti, Kryetari i Bordit Drejtues të BKT Z. Mehmet Usta, në cilësinë e Presidentit të Këshillit të Biznesit Turqi-Shqipëri, Anëtari i Bordit Drejtues të Unionit të Dhomave dhe Bursave të Turqisë (TOBB) Z. Faik Yavuz.

Z. Mehmet Usta, gjatë fjalës së tij në forum, theksoi se Turqia ka qenë dhe mbetet një partner strategjik i Shqipërisë në rajon dhe më gjerë. Ai shtoi se bujqësia është një nga sektorët kyç të ekonomisë për vendet e Mesdheut dhe se Shqipëria ofron një mundësi shumë tërheqëse për investitorët e huaj me kuadrin e saj ligjor dhe ekonomik, duke theksuar rëndësinë e marrëveshjes së tregtisë së lirë mes dy vendeve. Unë besoj se sëbashku mund të realizojmë projekte për të përmirësuar prodhimin dhe bashkëpunimin në sektorin bujqësor; Ne mund të transferojmë njohuritë e përvetësuara mbi përdorimin e teknologjive të përparuara në bujqësi, sistemet e ujitjes dhe serave, duke kontribuuar në përmirësimin e efiçencës në sektorin e Bujqësisë Shqiptare. Në rolin e një investitori, si përfaqësues i Çalik Holding, ne promovojmë mendimet tona pozitive duke këshilluar vazhdimisht bizneset Turke për të investuar në Shqipëri.

Ai përfundoi duke u shprehur, në rolin e Kryetarit të Bordit të BKT-së, se BKT ka një marrëveshje të veçantë me Exim Bank (Eksport-Import) në Turqi, për të financuar bizneset Turke dhe Shqiptare me qëllim rritjen e investimeve, tregtisë dhe volumit të biznesit midis dy vendeve. Kjo marrëveshje është një mundësi shumë e mirë për bizneset e interesuara në realizimin e investimeve të reja në Shqipëri.

Ne kuadër të Forumit, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) organizoi një takim miqësor me përfaqësues dhe sipërmarrës nga të dy shtetet në ambientet e hotel Plaza në Tiranë, duke i ofruar një mundësi të mëtejshme pjesëmarrësve për të shkëmbyer pikëpamjet si dhe për të ndërtuar marrëdhënie biznesi.

Lajmet e tjera

JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A
Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".