Banka Kombëtare Tregtare Sh.A. (e referuar si “Banka” ose “BKT”) është një njësi ekonomike e konsoliduar që përfshin bankat që operojnë në Shqipëri, Kosovë dhe Albania Leasig. Historia e Bankës daton në vitin 1993, ajo u themelua pas bashkimit të Bankës Tregtare Shqiptare dhe Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Banka është në pronësi të Çalık Holding A.Ş., një konglomerat lider me bazë në Turqi i cili e bleu BKT në 2009.
Si banka tregtare më e vjetër dhe më e madhe në Shqipëri, Banka ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh për sektorin publik dhe privat, si dhe shërbime bankare për individët.
Banka ruan pozicionin e saj lider në sektorin bankar shqiptar shumë të përqëndruar, duke u renditur vazhdimisht e para për sa i përket aktiveve dhe të ardhurave neto. Për shkak të madhësisë së konsiderueshme të aktiveve dhe shkallës së operacioneve të saj, BKT është një bankë sistematikisht e rëndësishme në Shqipëri. Banka është e mirëkapitalizuar dhe ka tregues të shëndoshë të përfitueshmërisë.
BKT operon kryesisht në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet 61 degëve dhe 2 agjencive doganore dhe 22 degëve në Kosovë, të organizuara nën filialin BKT Kosovo Sh.A. BKT ka një fuqi punëtore prej 1,333 punonjës.
Lajmet e tjera
BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
