Lajmërime

JCR Eurasia Rating rivlerëson BKT me ‘AAA (Alb) për Qeverisjen e Korporatave

Tiranë, Shqipëri ( 27 Nëntor, 2019)- JCR Eurasia Rating, ka vlerësuar Bankën Kombëtare Tregtare (BKT) për të dymbëdhjetën herë rradhazi me notën 89.69 ‘AAA (Alb)’ dhe me një situatë të qëndrueshme në terma afatgjatë në nivel kombëtar. Vlerësimi i dhënë për BKT nënkupton një nivel shumë të lartë të përputhshmërisë me parimet e kodit shqiptar për Qeverisjen e Korporatave, një perspektivë pozitive si dhe shkallën në nivelin a/Ekselent. Këtu mund të shikoni Raportin e Plotë

JCR Eurasia Rating është filiali Euroaziatik i Agjencisë Japoneze të Vlerësimit, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë. AAA (Alb) është nota më e lartë e mundshme brenda tregut vendas dhe tregon se BKT ruan pozitat e saj si institucioni bankar më i besueshëm dhe më i fortë financiarisht në Shqipëri.

JCR-ER ka vlerësuar se BKT është banka më e madhe në sektorin bankar shqiptar dhe ka një pozitë udhëheqëse për sa i përket treguesve kryesorë të madhësisë së bankave; totali i aseteve, kapitalit dhe depozitave. Faktorët kryesorë të diferencimin të BKT-së në sektorin bankar dhe të vlerësimit në terma afatgjatë në nivel kombëtar me notën ‘AAA (Alb)’ janë: investimet për zhvillimin e bankingut digjital, të manaxhimit të riskut, të auditit dhe kontrollit të brendshëm, prania e femrave në Bord, ekzistenca e komiteteve të Auditit dhe të Riskut, transaparenca në website publik të bankës për gjuhët Shqip dhe Anglisht, mirë-edukimi dhe eksperienca ndërkombëtare e manaxhimit të lartë dhe nivel pajtueshmërie shumë i lartë me Kodin e Qeverisjes së Korporatave në Shqipëri.

Përveç rrjetit të gjerë të degëve, BKT nxit përdorimin e kanaleve alternative për ofrimin e shërbimeve digjitale, duke përfshirë një qendër kontakti 24/7 (Contact Center) e cila ofron gjithashtu shërbimin automatik zanor dhe Telephone Banking, ATM-të me teknologjinë e fundit SelService seri ’80 (touchscreen), si dhe struktura të posaçme të shërbimit Internet Banking dhe Mobile Banking. BKT promovon dhe investon vazhdimisht në zgjidhjet fintech me fokus në rritjen e gamës së produkteve të ofruara përmes kanaleve online dhe kënaqësinë e klientit, duke ruajtur kështu trashëgiminë tonë si banka më e vjetër në Shqipëri me fokus inovacionin në çdo kohë.

Për më shumë informacion, ju lutem klikoni në: www.bkt.com.al.

 

Lajmet e tjera

Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".
BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.