Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Dekani i Fakultetin Ekonomik, Universitetin e Tiranës Z. Kule, u shpreh shumë i lumtur për realizimin e marrëveshjes duke theksuar se BKT është një nga institucionet më të mira në vend dhe në sektorin bankar, kjo falë drejtimit të Z. Seyhan.
Ai shtoi se kjo marrëveshje po realizohej në ambientet e reja të Fakultetit të Ekonomisë. Studentët më të mirë të këtij fakulteti do të kenë mundësi të kryejnë praktika mësimore dhe të përfitojnë bursa nga ana e BKT-së gjatë praktikave profesionale.
Në vitin 2014-të, presidenti i grupit Çalık, Z. Ahmet Çalık është nderuar me titullin Honoris Causa nga Universiteti i Tiranës, duke nisur kështu rrugëtimin e bashkëpunimeve të sukseshme midis dy institucioneve. Duke falenderuar drejtuesin e bankës për vizionin e tij, kontributin e dhënë në vendin tonë, dua t’i uroj suksese këtij bashkëpunimi me bindjen që do të realizojmë projekte edhe më të mira.
Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtari i Bordit, Z. Seyhan Pencablıgil, shtoi: Për shumë vite BKT ka bashkëpunuar me Universitetin e Tiranës, me professor Z. Dhori Kulen.
Sikurse përmendi Z. Kule, Universiteti i Tiranës është universiteti më i mirë ndër vite. Që herën e parë që kam ardhur në Shqipëri, 21 vite më parë, ai ishte më i miri dhe vijon ende të mbetet i tillë, falë Prof. Dr. Kule dhe drejtuesve të tjerë ndër vite.
BKT ka bashkëpunuar gjithashtu dhe me Fakultetin e Ekonomisë dhe pjesa më e madhe e të punësuarve në bankë janë nga ky fakultet. Nëse ne jemi nje bankë e suksesshme, dhe ne jemi në fakt, është falë këtij fakulteti, pasi pjesa me madhe e stafit është diplomuar në këtë universitet. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe më tej për të nxjerr në pah studentët më të mirë të cilët do të jenë profesionistët e së ardhmes. Ne gjithashtu po bashkëpunojmë dhe me universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës si dhe universitete të tjera. Jam shumë i lumtur të ndodhem në këtë ambient të ri të këtij fakulteti, dhe unë ju ftoj dhe ju të vizitoni ambientet tona të reja të BKT-së.
BKT do të vazhdojë të mbetet një partner serioz, duke kontribuar për formimin profesional të gjeneratës më të re, punësimit të tyre dhe ndërtimit të karrierës profesionale dhe të jetës në vendin tonë.