Lajmërime

Investitori turk në Shqipëri dhe Kosovë
Z.Ahmet Çalik nderohet me Urdhrin perandorak japonez “Order of the Rising Sun”

Pas një bashkëpunimi të frytshëm 30 vjeçar, Z. Ahmet Çalik nderohet me titullin e lartë të shtetit japonez. Në Shqipëri Çalik Holding është prezent përmes investimeve të tij në kompanitë më të mëdha në tregun bankar dhe të telekomunikacionit. Ndërsa në Kosovë investimet shtrihen në tregun bankar dhe në energjitikë

Kryetari i Bordit Drejtues të Çalık Holding, Z. Ahmet Çalık, një prej investitorëve të mëdhenj të huaj në vendin tonë, përmes kompanive ALBtelecom dhe BKT u nderua me urdhrin "The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon" akorduar nga Perandoria Japoneze. Me këtë rast u zhvillua një ceremoni me përfaqësues të nderuar të Komunitetit Japonez të Biznesit.

Në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni, Z. Çalik u shpreh: “Urdhri i Diellit që Lind” që më është akorduar nga Perandoria Japoneze, tregon miqësinë e thellë ndërmjet Turqisë dhe Japonisë, që unë e shoh si një tregues të vlefshëm të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet kompanive Turke dhe Japoneze. Këtë vlerësim domethënës që m’u bë nëpërmjet këtij Urdhri, do t’a mbaj gjatë gjithë jetës sime me një krenari të madhe.”

Z. Çalık u shpreh se partneriteti me ndërmarrjet Japoneze daton që prej vitit 1990. Ai theksoi se vlerëson bashkëpunimin, frymën e respektit dhe përkushtimit të ndërsjellë për më shumë se 30 vjet, si dhe vuri në dukje se Komuniteti Japonez i Biznesit kishte një rol të çmuar në marrjen e çmimit, të cilët i falenderoi të gjithë për kontributin lidhur me çmimin. Ai shtoi se beson me gjithë zemër se me vullnetin e Drejtuesve  të Lartë të Korporatës Mitsubishi dhe me mbështetjen e Institucioneve të Kredisë Japoneze,  do të arrihet një sukses edhe më i madh në të ardhmen.

Pas akordimit të këtij vlerësimi të lartë vitin e kaluar në muajin Korrik, në një ceremoni të organizuar në Stamboll, Kryetari i Bordit Drejtues të Çalık Holding z. Ahmet Çalık, u takua me përfaqësues të Komunitetit të Biznesit Japonez në Tokio. Në pritjen që u organizua në ndërtesën e Federatës Japoneze të Biznesit-Keidanren, merrnin pjesë Ambasadori i Turqisë në Tokio Z. Murat Mercan, Ambasadori Japonez në Turqi Z. Akio Miyajima, Këshilltari i Këshillit të Ministrave të Japonisë Z.Isao Iijima, Kryetari i Bordit Drejtues të Kompanisë SECOM Z. Yasuo Nakayama,  Kryetari i Grupit të Industrive të Rënda të Mitsubishit Z. Atsushi Maekawa dhe Kryetari i Korporatës Mitsubishi Z. Takehiko Kakiuchi. Gjithashtu morën pjesë drejtues të nivelit të lartë të shtetit Japonez, ambasadorë, drejtues dhe anëtarë të Federatës së Biznesit Japonez (Keidanren), drejtues të lartë të subjekteve si JBIC, JICA, Hitachi, si edhe Partnerët e Çalık Holding në Japoni. Interes të lartë treguan gjthashtu investitorë potencialë dhe përfaqësues të botës së biznesit Japonez.

Të dhëna për Çalık Holding

Çalık Holding ushtron aktivitetet në 22 shtete, me 25 mijë punonjës në fushën e energjisë, ndërtimit, minierave, tekstileve, financave, telekomunikacionit dhe në fushat e digjitalizimit.

Çalık Holding, është i njohur për  reputacionin, besueshmërinë dhe strukturën e fortë financiare brenda kornizës së aktiviteteve të vazhdueshme që ushtron në rajone të ndryshme të botës. Çalik Holding zhvillon modele pune dhe ka përparime të suksesshme dhe inovative, duke siguruar kështu një zhvillim të qëndrueshëm në fushat e biznesit ku është përqëndruar.

Çalık Holding ka kryer një bashkëpunim të suksesshëm me Komunitetin e Biznesit Japonez për një periudhë kohore më të gjatë se 30 vjet. Në vitin 2015, është nënshkruar Marrëveshja e Partneritetit ndërmjet Çalık Enerji, një nga Shoqëritë e Grupit Çalık, me Korporatën Mitsubishi.

Gjithashtu në vitin 2019, Kompania Secom, një kompani globale në fushën e sigurisë dhe teknologjive të jetës, së bashku me Aktif Bank, një nga  Kompanitë e Grupit, themeluan një shoqëri të përbashkët.

Lajmet e tjera

JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A
Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".