Njoftim për Klientët | Banka Kombetare Tregtare

Lajmërime

Të nderuar klientë,

Nisur nga situata e krijuar së fundmi me publikimin e të dhënave personale të individëve në Shqipëri nga faqe te paautorizuara, ju njoftojmë se ky publikim nuk cënon informacionin dhe sigurinë e te dhënave tuaja në Bankën Kombëtare Tregtare. Informacioni i publikuar nuk mjafton për të kryer veprime në bankë apo në kanalet tona digjitale. Banka ka të implemetuara masa shtesë për sigurinë e të dhënave tuaja të kombinuara me të dhëna sensitive e konfidenciale, të cilat i dini vetëm ju. BKT nuk do të kërkojë asnjëherë nga ju informacione Personale, Sensitive dhe Konfidenciale nëpërmjet postës elektronike, SMS-s ose duke ju kontaktuar nëpërmjet telefonit.

Njoftime të tjera

Njoftim i rëndësishëm
BKT - Pushim datat 27-28-29 Nëntor 2023!
Ju informojmë se në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave, të gjitha degët e BKT-së do të jenë pushim në datat 27-28-29 Nëntor 2023.
Kushtet e punës - Efektive prej datë 06 Dhjetor 2023
Kushtet e punës Individ dhe Biznes - Efektive prej datë 06 Dhjetor 2023