ShitetNjësiPublikuar ngaBANKA KOMBËTARE TREGTAREVendndodhjaShkozet, DurrësSiperfaqe (m2)336 m2Cmimi Fillestar250,000 EurPershkrimi i pronesProna është Njësi në katin e parë me sipërfaqe 336 m2. Zona ku ndodhet ambienti është një ndër zonat më të preferuara për zhvillim biznesi dhe prona mund të përdoret për biznese të ndryshme si Magazina, fasoneri etj. Prona ndodhet në zonën e Shkozetit të qytetit të Durrësit, në perëndim të rrugës kryesore “Bajram Tusha”. Zona në të cilën ndodhet prona ka karakter kryesisht industrial ku zhvillohen dhe shumë aktivitete të tjera që i kanë dhënë zonës karakterin industrial dhe të shërbimeve ndër vite. Rrugët e zonës paraqiten me një infrastrukturë të mirë.
Distancat kryesore të pronës nga objekte rrethuese janë si më poshtë:
- 70 m larg Rrugës “Bajram Tusha”,
- 100 m nga “Gjykata e Apelit Shkozet”,
- Rreth 735 m nga rreth rrotullimi i Shkozetit,
- Rreth 2 km nga Ura e Dajlanit.Na kontaktoniTel: +355674041271/ +355674041270;
Email:asc@bkt.com.al
Rrugepostare: Ofertat mund të dorëzohen në zarf të mbyllur, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të BKT-së, në adresën: Rruga e Vilave, Lundër 1, 1045, Tiranë.