Aktivitetet Promocionale 2022
- BKT shpërblen klientët e saj besnik.
- Ne ofrojmë forma të ndryshme lojra promocionale, ku çdo klient mund ta gjej veten automatikisht pjesë e njërës prej tyre.
- Për të fituar duhet të bëhesh pjesë e lojës promocionale, dhe qe të bëhesh pjesë duhet të plotësosh kushtet duke përdorur produktet bankare.
- Nëse të mungon vetëm një transaksion nxito ta kryesh, apo të duhet edhe një produkt eja dhe merre dhe jepi vetes shancin të jesh ti fituesi.
Autorizimi i Lojës Promocionale
Autorizuar nga Ministria e Fiancave me autorizimin nr. 625, dt. 31.12.2021 Banka Kombëtare Tregtare Sh. A. vjen me lojën promocion që synon nxitjen e përdorimit të Shërbimeve Bankare të ofruar nga BKT për klientët e saj.
“Loja Promocionale 2022”, organizohet në formën e lojës me tërheqje të numrave ku numri i biletës fituese formohet nga përzgjedhje rastësore e tyre, sipas kritere të mirëpërcaktuara për secilin çmim. Çdo transaksion ose klient që plotëson kriteret e çmimit gjeneron një numër i cili vlen si një numër bilete për pjesëmarrje në lojë. Të gjitha biletat e vlefshme grumbullohen në bazë kalendarike të specifikuar për çdo çmim, nga të cilat përzgjidhen fituesit sipas çmimeve të listuara në vijim.
Kohëzgjatja e Lojës Promocionale
Llotaria hyn në fuqi nga data 1 Janar 2022 deri më 31 Dhjetor 2022.
Loja Promocionale e Shërbimeve Bankare dhe Kartat Prima Falas
Gjatë vitit 2022 loja promocionale do të ofrojë çmimet e mëposhtme:
- Çmim për transaksionet e kryera me kartat për individ të BKT (Debiti - identifikuar si BanKomaT; Krediti - identifikuar si Prima) ku shpallet një fitues çdo ditë të muajit për vlerën e transaksionit fitues (max: 200,000 Lekë).
- Çmimi “Iphone 13” për klientët përdorues të aplikacionit BKT Smart- 3 fitues gjatë 2022.
- Çmimi “Pagesa e një siguracioni TPL” për klientë që paguajnë pagesat e sigurimeve TPL nëpërmjet kanaleve digjitale BKT Smart ose Dega Interent -3 fitues gjatë 2022.
- Çmimi “Xiaomi Mi Electric Scooter Essential” për klientët që kryejnë pagesat ndaj doganës, drejtorisë së përgjithshme të tatimeve, taksave të bashkisë Tiranë, edukimi dhe pagesa ndaj thesarit përmes kanaleve online – 2 fitues gjatë 2022.
- Çmimi “Celular Xiaomi Redmi Note 10 Pro” për klientët – që kryejnë depozitimin e parë në Smart BanKomaT- 3 fitues gjatë 2022.
- Çmimi 12.500 Lekë për çdo produkt bankar aktiv për klientët pagamarrës (ekzistues dhe të rinj) - 3 fitues gjatë 2022.
- Çmimi “Kthimi i vlerës të shumës deri në 10,000 Lekë” të pagesave për Faturat Automatike mujore, për klientet individ, të hapura gjatë vitit 2022. -3 fitues gjatë 2022.
- Çmimi “Orë Smart GALAXY WATCH SAMSUNG” për kryerjen e Top up dhe pagesa për TV na kanalet digjitale - 3 fitues gjatë 2022.
- Mobile Banking
- Dega Internet
- ATM
- Çmimi “Kthimi i vlerës të shumës së paguar për sigurimin në udhëtim” për klientët individë që kanë kryer një pagesë sigurimi në udhëtim në kanalet digjitale – 3 fitues gjatë 2022.
- Çmimi “Laptop HP” për klientët pjesë të paketave - 3 fitues gjatë 2022:
- Deposit Pack
- Easy Pack
- Active Pack
- Loan Pack
- Salary Pack
Shpërblimet e Fituesve
Në rast se një biletë shpallet fituese, kontrollohet cili veprim/klient e ka gjeneruar dhe bëhet identifikimi i tij.
Klienti do të kontaktohet nëpërmjet numrit të telefonit të Contact Center +355 4 22 66 288 për tu njoftuar për çmimin dhe për të vazhduar me proçedurat më tej. Në disa raste klientit do ti kërkohet të paraqitet në Zyrat Qëndrore të BKT për të tërhequr dhuratën e fituar.
Për çmimet e Klientëve Pagamarrës, për pagesat e Faturave Automatike mujore si dhe për pagesën e sigurimit ‘Shëndet në Udhëtim’, vlera do të kreditohet në llogarinë e kursimit të klientit.
Lista e fituesve do të publikohet në faqen zyrtare të BKT-së.
Fituesit duhet të tërheqin çmimet e tyre me një dokument identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë) brenda tre muajve nga data e shpalljes së fituesve. Në rast të mosparaqitjes për tërheqjen e çmimit deri në afatin e përcaktuar, pjesëmarrësit do të humbasin të drejtën për marrjen e tij.
Të gjitha shumat e fituara nga llotaria janë subjekt i tatimit të të ardhurave në burim.
Të përgjithshme
Banka Kombëtare Tregtare ruan të drejtën ekskluzive të ndryshojë, pezullojë ose përfundojë këtë llotari pa lajmërim paraprak dhe nuk është përgjegjëse ndaj asnjë përdoruesi për këto ndryshime, pezullime apo përfundime.
Fituesit e aparateve Telefon, Scooter, Orë Smart, Laptop dhe fituesi i një siguracioni TPL do të përjashtohen nga shorteu në vazhdim nëse e kanë fituar njëherë këtë çmim brenda vitit 2022.