Bankingu në shtëpi

Bankingu në shtëpi

Për të shmangur përhapjen e mëtejshme të Covid-19, Banka Kombëtare Tregtare këshillon çdo klient që të përdori Bankën online nga shtëpia ose zyra. Nëpërmjet kanaleve tona digjitale ju mund të kryeni çdo transaksion bankar, kurdo dhe kudo.

BKT ju mundëson që të kryeni nëpërmjet kanaleve digjitale si Dega Internet dhe aplikacioni BKT Smart në celular të gjitha transaksionet e mëposhtme:

  • Transferta parash brenda dhe jashtë vendit
  • Pagesa faturash për energjinë elektrike, ujin, internetin
  • Rimbushje celulari dhe aktivizimin e paketave
  • Këmbime Valutore
  • Hapje llogarish rrjedhëse, kursimi apo edhe depozita
  • Pagesë e kartës së kreditit tuaj apo të afërmëve tuaj
  • Pagesë taksash dhe doganash

Gjithashtu ju sugjerojmë të shmangni paratë cash duke përdorur Kartat Contactless për të paguar në supermarket, karburant farmaci etj.

Edhe në rast se ju nevojitet patjetër të tërhiqni cash ose ta depozitoni atë në llogari, mos shkoni në degë, por përdorni ATM Super BanKomaT, të cilat ne po i pastrojmë dhe dezinfektojmë vazhdimisht.

Kujdesuni për veten!