Cfarë është një llogari kursimi individuale?
Llogaria e kursimit individuale është një llogari investimi likuide për të kursyer para të cilat individi nuk ka synim ti përdorë për shpenzimet ditore.
Përllogaritja e interesit bazohet në gjendjen ditore dhe do të kreditohet në llogari në fund të çdo 3 mujori. Për më shumë informacion ju lutemi referojuni menusë Kursime.
Si mund të hap një llogari kursimi?
Llogaria e kursimit mund të hapet në çdo kohë pranë rrjetit të degëve të BKT-së duke u paraqitur me një mjet të vlefshëm identifikimi (ID). N.q.s jeni një klient ekzistues, ju mund të hapni një llogari kursimi duke përdorur “Degën Internet” ose aplikacionin “BKT Smart” dhe të zgjidhni opsionin ‘hap një llogari kursimi’ dhe monedhën që dëshironi. Ju mund të hapni llogari kursimi në monedhat ALL, EUR, USD dhe GBP.
A ka komision mirëmbajtjeje për llogarinë e kursimit?
Hapja e llogarisë së kursimit është pa komision. Minimumi i balancës së llogarisë së kursimit është 1500 Lekë ose 15 EUR/USD/GBP. Gjendja minimale e llogarisë së kursimit duhet të qendrojë si balancë gjatë gjithë kohës që kjo llogari është e hapur dhe nuk do të aplikohet komision mirëmbajtjeje.
Ju mund të kontrolloni normat e interesit të llogarisë së kursimit në monedhat respektive në menunë Buletini i Normave të Interesit.
Cilat janë përfitimet e llogarisë së kursimit?
Kreditimet në llogari janë të palimituara. Në llogarinë e kursimit në çdo moment nga çdo person i interesuar mund të kryhen depozitime dhe të priten transferta në shuma nga më të ndryshmet.
Pagesa Periodike e bën më të thjeshtë kursimin. Nëpërmjet një llogarie rrjedhëse mbajtësi i llogarisë përcakton vetë shumën fikse dhe periodicitetin që kërkon të kalohet automatikisht në llogarinë e kursimit. Sa më e lartë shuma që mbani gjendje në llogari aq më i lartë shuma e interesit që do të përfitoni.
Nuk po arrij të kryej një pagesë nga llogaria ime e kursimit.
Llogaria e kursimit nuk mund të përdoret për kryerjen e pagesave utilitare. Ky kufizim është krijuar për shkak se llogaria e kursimit është dizenjuar për të kursyer para dhe për të rritur balancën me kalimin e kohës dhe jo për kryerjen e pagesave apo transaksioneve ditore. Për të kryer transaksione ditore si pagesë faturash, blerje me kartën e debitit ose transferta parash ju mund t’ju përshtatet llogaria rrjedhëse.
Nëse ju dëshironi të kryeni një pagesë nga llogaria e kursimit dhe ju keni edhe një llogari rrjedhëse në BKT ju mund të transferoni para nga llogaria juaj e kursimit në llogarinë tuaj rrjedhëse nëpërmjet Degës Internet ose aplikacionit BKT Smart.
Nëse nuk keni një llogari rrjedhëse në BKT ju mund të paraqiteni në degën më të afërt për ta hapur.
Sa do të jetë interesi i përfituar nëse unë kam një llogari kursimi?
Interesi llogaritet mbi gjendjen ditore dhe kreditohet në llogari në fund të çdo tremujori ose në momentin e mbylljes së llogarisë. Sa më e lartë shuma që mbani gjendje në llogari aq më i lartë shuma e interesit që do të përfitoni. Ju mund të shihni Buletini i Normave të Interesit për llogarinë e kursimit në valuta të ndryshme.
Banka është e detyruar me ligj të mbajë tatim në burim mbi interesin bankar të miratuar me ligj dhe të aplikueshëm në momentin e përfitimit të interesit nga klienti.
Si mund të mbyll llogarinë e kursimit?
Llogaria e kursimit mund të mbyllet vetëm në degët e BKT-së. Mbi disa produkte aplikohen komisione për mbyllje të parakohshme. Ju mund të shihni kushtet e llogarisë tuaj në Kushtet e Punës së BKT.