Pyetjet më të shpeshta

Si mund të hap një llogari rrjedhëse?

Për të hapur një llogari rrjedhëse ju lutemi paraqituni në degën më të afërt të BKT-së me një mjet identifikimi . N.q.s ju jeni aktualisht një klient i BKT ju mund të hapni llogari rrjedhëse direkt nëpërmjet Degës Internet ose aplikacionit BKT Smart.

Çfarë tipesh të llogarive rrjedhëse ofron BKT?

BKT ofron llogaritë rrjedhëse si më poshtë dhe ju mund të aplikoni për tipin e llogarisë që ju përshtatet me nevojat tuaja nëse plotësoni kushtet e kërkuara për secilën prej tyre:


* Llogari Standarde            * Llogari Pensioni                   * Llogari Kredie
* Super Paga                     * Klasik Paga                         * Llogari Studenti  
 

Ju mund të kontrolloni Kushtet e Punës për të verifikuar se cila prej llogarive ju përshtatet dhe kushtet/komisionet e secilës prej tyre.

Në çfarë monedhe mund të hap llogarinë rrjedhëse?

LLogaritë rrjedhëse në BKT ofrohen në ALL, EUR, USD, GBP, CAD, CHF, AUD. Për më shumë informacion ju lutemi kontrolloni Kushtet e Punës.

Sa është mosha minimale për hapjen e një llogarie rrjedhëse?

Nëse jeni mbi 18 vjeç dhe jeni të pajisur me një kartë identiteti ju mund të paraqiteni në degën më të afërt të BKT për të hapur një llogari rrjedhëse.

* Për shtetasit shqiptarë mbi 16 vjeç – Kartë Identiteti, nën 16 vjeç – Çertifikatë me fotografi dhe për shtetasit e huaj – Pasaportë.

Nëse jeni nën 18 vjeç, ju duhet të paraqiteni për hapjen e llogarisë së bashku me kujdestarin ligjor.

Për çfarë mund ta përdor llogarinë rrjedhëse?

Ju mund ta përdorni llogarinë rrjedhëse për transaksione të ndryshme si:

  • Depozitime dhe tërheqje
  • Transferta brenda dhe jashtë vendit
  • Pagesa për të tretët
  • Pagesa fature
  • Debitim direkt (pagesa automatike fature)
  • Pagesa periodike (në shuma fikse, brenda BKT-së)
  • Pagesë kredie
  • Pagesë karte krediti

Cilat janë avantazhet e llogarisë rrjedhëse?

  • Kartë Debiti Falas - Maestro ose Visa Electron. Karta e debitit është protofoli juaj i ri. Ju mund të tërhiqni para 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, dhe mund të paguani kudo ku shikoni logon Master Card/ Visa. Në Atm’të e BKT ju mund të tërhiqni Lekë ose Euro, jo vetëm nga llogaria kryesore por edhe nga 3 llogari të tjera, te cilat mund t’i lidhni me kartën.
  • Dega “Internet” – Banka në kompjuterin tuaj!
  • BKT Smart – Aplikacioni më I zgjuar bankar
  • Debitimi Direkt Falas – pagesë automatike e faturave. Nuk keni pse stresoheni më çdo muaj pasi tashmë Banka do të paguajë faturat për ju. 
  • Pagesa Periodike në shuma fikse për pagesa qeraje, abonime mujore, pagesa shkolle, pagesa kredie, kursime, etj, direkt nga llogaria rrjedhëse.
  • Transferta në nisje dhe në mbërritje, brenda dhe jashtë vendit, me komisione shumë konkuruese.

Si mund të mbyll llogarinë time në BKT?

Llogaria rrjedhëse mund të mbyllet vetëm pranë degës. Disa produkte kanë komisione mbylljeje. Për të verifikuar komisionet e llogarisë tuaj ju lutemi kontrolloni Kushtet e Punës.

A mund të hap një llogari të përbashkët?

Ju mund të aplikoni për një llogari të përbashkët duke vizituar degën më të afërt të BKT. Llogaritë e përbashkëta mund të hapen vetëm midis dy individëve dhe të dy titullarët e llogarisë duhet të jenë prezent për të nënshkruar Kërkesën për Llogarinë e përbashkët.

Cfarë është një llogari inaktive?

Nëse një llogari me balancë kreditore ose debitore nuk ka aktivitet (debitime ose kreditime) nga klienti ose palë të treta për një periudhë prej 2 (dy) vitesh llogaria do të bëhet inaktive. Kjo llogari do të riaktivizohet nëse klienti ose palë të treta kryejnë një transaksion financiar në këtë llogari.