Çfarë është një llogari studenti?
Për të gjithë studentët të cilët ndjekin studimet universitare, BKT ofron mundësinë e hapjes së llogarisë së Studentit me përfitimet e mëposhtme:
- Llogari të veçantë pa komision
- Kartë debiti pa komision
- Dega internet 24x7 pa komision
- Akses në BKT Smart 24x7 pa komision
- Njoftime në BKT Smart pa komision
- Llogari kursimi pa komision
- Depozita me afate të ndryshme
- Kredi me kushte preferenciale
- Pagesa automatike të faturave tuaja pa komision
- Urdhër pagesa periodike pa komision
* Kjo llogari kategorizohet si llogari studenti vetëm kur studenti paraqet një dokument që vërteton ndjekjen e studimeve deri në moshën 23 vjeç.