Çfarë është një llogari Super Paga?
Duke marrë pagën në BKT ju keni mundësinë të përfitoni nga shërbimet që ofrohen nga BKT për pagamarrësit. Këto përfitime konsistojnë në:
- Llogari e dedikuar pa komision
- Kartë Debiti falas
- Kartë Krediti (pa komision për vitin e parë)
- Overdraft (deri në 3 paga*)
- Dega Internet 24x7 pa komision
- Aplikacioni BKT Smart 24x7 pa komision
- Njoftim në BKT Smart falas kur paga juaj kreditohet në llogari
- Depozita me afate të ndryshme
- Super Kredi me interesa preferenciale
- Kredi Hipotekore
- Pagesa automatike të faturave tuaja pa komision
- Urdhër pagesa periodike pa komision
*BKT ofron limit deri në 3 paga për kartën e kreditit dhe overdraft së bashku.