Lajmërime

SHQIPËRIA U PREZANTUA NË FORUMIN PËR EUROPËN QENDRORE DHE LINDORE ORGANIZUAR NGA EUROMONEY

Vienë, Austri (21 Janar, 2016) – Më 19 dhe 20 Janar 2016, Euromoney mblodhi mbi 1200 delegatë në Vjenë  me rastin e organizimit të forumit të 21-të për Europën Qendrore dhe Lindore. Ky forum bashkoi Guvernatorë dhe Ministra të Financave të rajonit si dhe personalitete të tjera drejtuese në fushën e politikës, ekonomisë dhe të financave.
Forumi ishte një mundësi e shkëlqyer për  politik- bërësit e Europës Qendrore për të mbledhur dhe për të ndarë njohuritë, si dhe për të diskutuar njëkohësisht çështje kyçe që potencialisht mund të ndikojnë rajonin për vitin e ardhshëm. Politik-bërësit dhe drejtuesit e korporatave e morën këtë mundësi për t'u takuar me investitorë brenda dhe jashtë rajonit.
Formati i Forumit konsistonte në një numër panelesh, në të cilët pjesëmarrësit diskutuan mbi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare. Paneli i guvernatorëve të bankave qëndrore nga vendet Europiane Lindore dhe Qendore mbi "Debatin e Politikës Monetare" ishte i një rëndësie të veçantë.
Me qëllim prezantimin e Shqipërisë dhe të mundësive për investime që ajo ofron, BKT organizoi për herë të parë pas 10 vjetësh, tryezën e rrumbullakët të përbërë nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Z. Gent Sejko, Zëvendës Ministri i Financave, Z. Erjon Luci, Drejtuesi për vendet e Ballkanit Perëndimor, IFC- Banka Botërore, Z. Thomas Lubeck dhe Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit të BKT, Z. Seyhan Pencabligil. Gjatë kësaj tryeze Z. Pencabligil bëri një pasqyrë të shkurtër mbi Shqipërinë, sistemin e saj bankar dhe situatën financiare si dhe sfidat që po përballet vendi. 
 
Guvernatori, Z. Sejko, theksoi rëndësinë e investimeve të huaja direkte për zhvillimin ekonomik të vendit. Lidhur me zhvillimet në sistemin bankar shqiptar, ai deklaroi se treguesit financiarë tregojnë se sistemi bankar është i shëndoshë, i qëndrueshëm ndaj goditjeve dhe i aftë për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Guvernatori paraqiti gjithashtu në tryezën e rrumbullakët planin ndër-institucional të Bankës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shqipërisë për të ulur nivelin e kredive me probleme, të cilat priten të ndihmojnë më tej uljen e nivelit të kredive me probleme dhe për të rrisin kreditimin. 
Z. Luçi prezantoi masat që Qeveria ka marrë dhe është e gatshme të marrë për të nxitur rritjen ekonomike, si dhe për krijimin e mjedisit të duhur për të tërhequr investimet e huaja direkte.
Z. Lubeck krahasoi situatën e Shqipërisë me vendet e tjera në rajon dhe analizoi pozicionin që Shqipëria  mban aktualisht në "Raportin e të bërit biznes", lëshuar nga Banka Botërore në bashkëpunim me IFC. 
Për më tepër, institucionet financiare nga Shqipëria, të cilat morën pjesë në konferencë patën mundësi të mëdha për t'u takuar me përfaqësuesit e lartë të disa institucioneve financiare nga vende të ndryshme në mënyrë që të shkëmbenin pikëpamjet rreth situatës aktuale financiare në tregjet përkatëse, si dhe për të vendosur marrëdhënie biznesi.

Lajmet e tjera

JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A
Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".