1. Cilat janë kushtet e Paradhënies Bankare dhe çfarë dokumentacioni nevojitet?
Kushtet dhe dokumentacionin e nevojshëm mund ta gjeni duke klikuar ne linkun:
2. A mund të marr Overdraft nëse nuk jam pagamarres në BKT?
Klientët të cilët mund të përfitojnë Overdraft janë vetëm individët që marrin (tërheqin) rregullisht pagën e tyre nëpërmjet BKT-se.
3. Në cfarë monedhe mund të marr Overdraftin?
Monedhat në të cilën ofrohet Overdrafti janë LEKE, EUR , USD. Overdrafti do të merret në monedhën në të cilën aplikanti merr pagën në BKT.
4. Cili eshte limiti maksimal i Overdraftit ?
Limiti maksimal I Overdraftit është limiti I tre pagave neto të klientit, por jo më shumë se 500,000 Lekë, 5,000 Euro ose 5,000 USD.
5. Cili është afati maksimal që mund të përdor Overdraftin?
Limiti I Overdraftit mund te qendroje i hapur per sa kohe qe klientimerrr (tërheq) pagen ne BKT.
6. Sa eksperiecë pune duhet të kem për të perfituar Overdraft?
Nese je i punesuar ne sektorin publik , nevojitet te pakten 6 muaj i punesuar ne te njejtin pozicion pune. Nese je punonjes ne sektorin privat nevojitet minimumi 1 vit te punesuar ne te njejtin pozicion pune. Ne çdo rast duhet te keni të pakten 1 vit eksperiencë pune në total.
7. Si bëhet llogaritja e interesit për produktin e Overdraftit?
Banka do te llogarise interesin ne baze te shumes se perdorur dhe per sa kohe eshte perdorur. Nese limiti eshte aprovuar por nuk eshte perdorur per gjate nje muaji, ateher banka nuk aplikon asnje interes per kete produkt ne llogari te klientit. Ne rast perdorimi, interesi do te llogaritet ne fund te muajit dhe do te mbahet ne daten 1 te muajit pasardhes.
8. Si mund të bëj likuidimin e detyrimit të Overdraftit?
Perdorimi i produktit te Overdraftit e nxjerr llogarine e klientit me gjendje debitore. Cdo pagese kreditore ne llogarine e klientit, ben uljen e perdorimit te overdraftit. Klienti mund te zgjedh te perdor perseri Overdraftin duke rritur perdorimin deri ne limitin e aprovuar nga Banka. Ose klienti mund te zgjedh qe te bej mbylljen e detyrimit per Overdraft duke derdhur shumen e perdorur plus interesat e llogaritura deri ne momentin e mbylljes. Per kete te fundit klienti duhet te paraqitet prane deges ku ka celur Overdraftin.