Grupi Bankar BKT

Grupi Bankar BKT

Grupi Bankar i BKT me mbështetjen e vazhduar të Grupit Çalik, është një ndër aktorët kryesorë në tregjet financiare të Shqipërisë dhe Kosovës.

Si një ndër aktorët kryesor Grupi Bankar i BKT është i përkushtuar në rritjen e nivelit ekonomik dhe mirëqënies në vendet ku operon.

Grupi Bankar i BKT-së, i udhëhequr nga banka numër një në Shqipëri, Banka Kombëtare Tregtare Sh.a., ruan standarde të larta etike dhe profesionalizmi në zbatim të kuadrit ligjor dhe rregullator të vendeve ku operon dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.

Duke ecur përpara me vetëbesim në rrugën e rritjes së qëndrueshme, Grupi Bankar i BKT-së vijon të ofrojë produkte, shërbime dhe zgjidhje inovatore me vlerë të shtuar për një bazë të gjerë konsumatorësh me anë të një platforme të fortë shërbimesh me 84 degët e saj në Shqipëri dhe Kosovë.

Përbërja e Grupit Bankar të BKT:

Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
Adresa: Rruga e Vilave, Lundër 1, 1045, Tiranë, Shqipëri
 
BKT Pay Sh,a
Adresa: Rruga "Rreshit Çollaku", godina dy katëshe, zona kadastrale 8380, numri i
pasurisë 6/340, Tiranë
 
Banka Kombëtare Tregtare Kosovë Sh.A.
Adresa: Rr. Ukshin Hoti, Nr.29, Qyteza Pejton, Prishtinë, Kosovë.