


Z. Maluta është diplomuar për Financë në Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitin 1989. Karriera e tij bankare nisi në vitin 1995 në Bankën Kombëtare Tregtare si drejtues i një prej degëve të BKT-së. Ai ka një eksperiencë prej më shumë se njëzet e dy vitesh në BKT.
Në karrierën e tij të gjatë në sektorin bankar ai ka mbajtur funksione të ndryshme drejtuese si Drejtues Dege, Drejtues i Departamentit të Financës, Drejtues i Departamentit të Kontrollit të Brëndshëm dhe Pajtueshmërisë dhe duke nisur që nga 2001 mbulon funksionin e Personit Përgjegjës në BKT. Në vitin 2011 ai u promovua si Drejtues i Grupit të Menaxhimit të Riskut në Bankën Kombëtare Tregtare, përgjegjësitë e të cilit kanë të bëjnë me kontrollin dhe zbatueshmërinë e kuadrit rregullator të menaxhimit të riskut, përcaktimin e kritereve për identifikimin, matjen, monitorimin dhe kontrollin në bankë, monitorimin e vazhdueshëm të profileve të riskut dhe humbjeve, si dhe të hartojë politika për vlerësimin dhe menaxhimin e riskut.
Për shumë vite ai ka qenë i angazhuar në projekte dhe seminare të ndryshme të organizuar si brenda dhe jashtë vendit, në lidhje me parandalimin dhe pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, krimin financiar dhe përputhshmërinë. Ai është çertifikuar nga ACAMS (Advancing Financial Crime Proffessionals World Wide) një tregues dhe standart mjaft i rëndësishëm në impenjimin e parandalimit të pastrimit të parave i njohur nga institucionet financiare, qeveritë dhe rregullatorët e ndryshëm ndërkombëtare. Gjithashtu ai mban pozicionin e Kryetarit të Komisionit të Bankingut pranë Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë dega Shqiperi dhe është anëtar i Grupit Task Force për Rrezikun e Krimit Financiar dhe Kuadrit Rregullator të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë Paris. Për shumë vite Z. Maluta ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë edhe pozicionin e Kryetarit të Komitetit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Përputhshmërisë në Shoqatën e Bankave. Ai është gjithashtu anëtar i Institutit të Auditorëve të Shqipërisë dhe zotëron liçensën e Ekspertit Kontabël të Autorizuar që prej vitit 2001.


