
Banka Kombëtare Tregtare përfshihet në mënyrë aktive dhe të përgjegjshme në iniciativa për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, të cilat janë bazat e arritjes së një të ardhmeje më të mirë dhe më të qëndrueshme për të gjithë.
Për të vazhduar përpjekjet për zhvillimin e qëndrueshëm BKT u bë pjesë e organizatës United Nations Global Compact iniciativës më të madhe botërore për qëndrueshmërinë e korporatave. United Nations Global Compact është një organizatë ndërkombëtare e cila operon në të gjithë botën, me qëllim mobilizimin e kompanive globale që të ndjekin dhe zbatojnë 10 Parimet mbi të drejtat e njeriut, punës, mjedisit dhe anti-korrupsionin.
Qëllimi i Politikës së Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës
Kjo Politikë e Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës është përgatitur në përputhje me Ligjin “Mbi Sponsorizimet”, me Ligjin “Mbi Sipërmarrësit dhe Kompanitë Tregtare” gjithashtu edhe me legjislacione te tjera relevante Shqiptare, Dhjetë Parimet e Kompaktit Global të OKB, vlerat etike, normat ndërkombëtare dhe praktikat më të mira në fushën e përgjegjshmërise sociale, për të siguruar një strukturë për veprimet e Bankës drejt përgjegjshmërisë sociale në mënyrë që të krijojë një impakt pozitiv mbi mjedisin, komunitetin, klientët, punonjësit e BKT dhe të interesuarit e tjerë.
10 parimet themelore që BKT mbështet dhe zbaton:
Të drejtat e njeriut:
- Parimi 1: bizneset duhet të mbështesin dhe respektojnë mbrojtjen të drejtave të njeriut të shpallura ndërkombëtarisht; dhe
- Parimi 2: të sigurohen që ata nuk janë të përfshirë në abuzime me të drejtat e njeriut.
Puna
- Parimi 3: Bizneset duhet të përkrahin lirinë e shoqatave dhe njohjen efektive të të drejtave kolektike;
- Parimi 4: eliminimin e të gjitha formave të forcës dhe të punës së detyruar;
- Parimi 5: heqjen efektive të punës se fëmijëve; dhe
- Parimi 6: eliminimin e diskriminimit në respekt të punësimit dhe pozicionit të punës.
Mjedisi
- Parimi 7: Bizneset duhet të mbështesin një trajtim parandalues të sfidave mjedisore;
- Parimi 8: të ndërmarrin iniciativa për të promovuar përgjegjësi më të mira mjedisore;
- Parimi 9: të inkurajojnë zhvillimin dhe shpërndarjen e teknologjive mbrojtëse të mjedisit.
Anti-Korrupsioni
- Parimi 10: bizneset duhet të luftojnë kundër korrupsionit në të gjitha format e tij duke përfshirë zhvatjen dhe mitmarrjen.
Duke qenë pjesë e United Nations Global Compact Banka Kombëtare Tregtare mbështet:
- Iniciativën e të bërit biznes me përgjegjësi duke lidhur strategjitë dhe operacionet me parimet mbi të drejtat e njeriut, punës, mjedisit dhe anti-korrupsionin;
- Ndërmarrjen e veprime strategjike për të mbështetur Zhvillimin e Qëndrueshëm të shoqërisë, bashkëpunimit dhe inovacionit;
Pjesëmarrësja në United Nations Global Compact tregon përpjekjet dhe iniciativën e vazhdueshme të Bankës Kombëtare Tregtare në krijimin e të ardhmes që të gjithë duam.