Shkëmbimi Automatik i Llogarive Financiare
Standardi i Përbashkët i Raportimit për Shkëmbimin Automatik të Informacionit të Llogarisë Financiare (CRS) parashikuar në dispozitat e ligjit nr. 4/2020 "Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarisë financiare", dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) Nr. 613 datë 29.07.2020 "Mbi Dispozitat Implementuese të Ligjit Nr. 4/2020" ka për qëllim reduktimin e evazionit fiskal që del jashtë kufijve të juridiksioneve pjesëmarrëse. Ky standard i miratuar për zbatim nga Shteti Shqiptar nëpërmjet (VKM) Nr. 178 datë 09.03.2016, detyron institucionet financiare në vendet pjesëmarrëse (përfshirë bankat në Shqipëri) të identifikojnë dhe raportojnë llogaritë financiare të mbajtura nga persona me rezidencë fiskale / rezidencë për qëllime tatimore në një nga vendet pjesëmarrëse.
Për më shume informacion ju lutem referojuni seksioneve perkatëse (Individ ose Biznes)!