PËRPUTHSHMËRIA
Deklarata e Përputhshmërisë:
Grupi Bankar i BKT është plotesisht i angazhuar për të qenë në përputhshmëri të plotë me kuadrin ligjor dhe rregullator të juridiksioneve ku operon dhe veçanërisht në:
- Luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
- Zbatimin e saksioneve ndërkombëtare;
- Luftën kundër ryshfetit dhe korrupsionit;
- Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
- Mbrojtjen e të drejtave të njeriut;
- Përputhshmërinë me kuadrin ligjor të konkurencës; dhe
- Respektimin e parimeve të qeverisjes korporative.
Në funksion të përputhshmërisë Grupi Bankar i BKT ka investuar në rritjen dhe ruajtjen e një standardi të lartë të kulturës së përputhshmërisë si dhe ka përgatitur dhe implementon politika dhe procedura me qëllim parandalimin e çdo veprimtarie që nuk është në përputhje me standardet etike, rregullatore dhe gjithashtu parandalimin e praktikave jo të shëndetshme.
Grupi Bankar i BKT gjthashtu është i përkushtuar në minimizimin e impaktit ndaj mjedisit në aktivitetin që ushtron dhe mbi të gjitha është i angazhuar në mbështetjen e projekteve dhe marrëdhenieve të biznesit me fokus mbrojtjen e mjedisit dhe përgjegjshmërinë sociale.
Lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit si dhe përputhshmëria me Sanksionet Ndërkombëtare:
Grupi Bankar i BKT është i angazhuar në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit si dhe në zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare si dhe operon mbi parimin e “zero tolerancës” ndaj këtyre veprave. Për këtë qëllim BKT Sh.a:
- Zbaton masa të vigjilencës së duhur dhe të zgjeruar në identifikimin e klientëve dhe partnerëve në biznes (ose palëve të treta) si dhe në kryerjen dhe procesimin e transaksioneve.
- Implementon sistemet me të avancuara dhe me të mirënjohura të monitorimit te transaksioneve dhe identifikimit të aktiviteteve të dyshimta me qëllim parandalimin e çdo transaksioni ose aktiviteti me rrezik për pastrim parash, financim terrorizmi ose thyerje të sanksioneve ndërkombëtare.
- Bashkëpunon ngushtësisht me autoritetet e vendeve ku operon, bankat qëndrore dhe korrespondente në parandalimin e çdo aktiviteti ose transaksioni të dyshimtë.
- Investon në trajnimin dhe specializimin e stafit të dedikuar.
- Përditëson dhe përshtat kuadrin e brëndshëm rregullator dhe listat e sanksioneve ndërkombëtare për të qenë në përputhje me kërkesat për parandalim.
Konflikti i Interesit
Konflikti i interesit është një situatë ku një ose më shumë persona, ose subjekte kanë interesa konkurruese dhe përmbushja e interesit të një pale mund të sjellë dëm për një pale tjetër.
Situata të tilla mund të lindin ndërmjet Bankës Kombëtare Tregtare dhe klientëve, punonjësve dhe klientëve, dy ose më shumë klientëve dhe/ose një pale të tretë.
Ekzistenca e një konflikti interesi nuk do të thotë se do të shoqërohet me një materializim të një dëmi ndaj një pale por thjesht se ekziston mundësia ose rreziku.
Si pjesë e angazhimit tonë për të ruajtur një nivel të lartë të etikës dhe me qëllim menaxhimin e rreziqeve të aplikueshme, në përputhje me Kodin e Etikës së Biznesit, BKT implementon një kuadër të brëndshëm rregullator për të identifikuar, trajtuar dhe regjistruar konfliktet e mundshme të interesit që mund të identifikohen gjatë ushtrimit të aktivitetit.
Ky kuadër i brëndshëm rregullativ bazohet në parashikimet ligjore të juridiksioneve ku ushtrohet aktiviteti, Kodin e Etikës, dhe praktikave më të mira vendase ose të huaja.
Menaxhimi i konflikteve të mundshme të interesit është një proces i vazhdueshëm që kërkon një përkushtimin maksimal nga punonjësit në të gjitha nivelet në mbrojtje të interesave të Grupit Bankar të BKT dhe klientëve të saj.
Lufta kundër korrupsionit dhe ryshfetit
Grupi Bankar i BKT implementon dhe kërkon nga stafi dhe palët e treta/partnerët në ofrimin e shërbimeve, një nivel të lartë kulture e integriteti. Vetëm duke vepruar me një nivel të lartë integriteti mund të sigurohet besimi nga klientët, aksionerët dhe komunitetet ku operon dhe një zhvillimin i qëndrueshëm i biznesit.
Grupi Bankar i BKT ka një qasje “zero tolerance” ndaj cdo veprimtarie të ryshfetit dhe korrupsionit. Ky standard është i implementuar në parimet e Kodit të Etikës së Biznesit dhe politikat e brëndshme të bankës, ku ndalohet cdo lloj veprimtarie ofrimi ose dhënien e diçkaje me vlerë që mund të ndikojë në vendimarrjen ose mund të konsiderohet si ryshfet ose veprimtari korruptive.
Me qëllim identifikimin, parandalimin dhe raportimin e çdo veprimtarie që mund të konsiderohet rryshfet ose korrupsion, Banka Kombëtare Tregtare:
- Implementon dhe zbaton nje kuadër të brëndshëm rregullativ;
- Disponon një strukturë të qartë organizative dhe të qeverisjes;
- Mirëmban regjistra të qartë dhe të saktë të aktiviteteve dhe veprimeve me klientët, furnitorët dhe palë të treta në ofrimin e shërbimeve;
- Kryhen vigjilencë të aktivitetit të degëve, agjentëve ose subjekteve të cilët janë pjesë ose operojnë për emër të Bankës Kombëtare Tregtare;
- Implementon linja sinjalizimi dhe raportimi të akteve korruptive;
- Kryen kontrolle periodike të vlerësimit të rrezikut;
- Zhvillon trajnime periodike me qëllim sensibilizimin e stafit.
Personat përgjegjës të cilët analizojnë rastet e sinjalizimit, në cdo rast kanë për detyrë mbrojtjen e konfidencialitetit të sinjalizuesit në zbatim të parashikimeve të Ligjit Nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve.”. Për më shumë informacion në lidhje me parashikimet e kuadrit ligjor ju lutem të drejtoheni në faqen e autoritetit. (https://www.ildkpki.al/).
Sinjalizimi
Sinjalizimi është një nga proçeset më efektive të identifikimit të shkeljeve etike, proceduriale, profesionale, akteve korruptive ose tentativave të mashtrimit. Banka Kombëtare Tregtare për qëllime të sinjalizimit implementon kanale të dedikuara të jashtme dhe të brendshme të sinjalizimit ku garantohet konfidencialiteti maksimal duke mbrojtur sinjalizuesin dhe interesat e tij legjitime personale nga çdo sjellje e mundshme hakmarrëse ose diskriminuese.
Të gjithë punonjësit e Bankës Kombëtare Tregtare janë përgjegjës për informimin e çdo veprimtarie të paligjshme (siç është korrupsioni) apo çdo rasti tjetër mashtrimi për të cilin ata kanë dijeni.
E drejta e sinjalizimit mund të ushtrohet edhe në të gjitha ato raste kur çdo person, gjatë ose në lidhje me veprimtarinë e tij bankare, vihet në dijeni për praktika të dyshuara të veprimtarive mashtruese, korrupsioni, joetike ose keqdashëse.
Sinjalizuesit duhet të veprojnë me mirëbesim dhe të mos bëjnë akuza të rreme kur raportojnë veprimtari të paligjshme.
Sinjalizuesi në rastet e sinjalizimeve për akte korruptive, mund të zgjedhë të mbetet tërësisht anonim, vetëm nëse arsyet e anonimatit janë të shprehura mirë dhe informacioni i dhënë ofron një bazë të mjaftueshme për të hetuar administrativisht praktikën e dyshuar të aktit të referuar.
Të gjithë inkurajohen të raportojnë çdo shkelje, nëse konsiderohet e përshtatshme, përmes kanaleve të mëposhtëm: Sigurimi i Detyrueshëm i Depozitave
Të gjitha llogaritë e depozitave pranë Bankë Kombëtare Tregtare në lekë ose në çdo monedhë të huaj, qofshin të mbajtura nga klientë individë, tregtarë ose korporata, rezidentë ose jorezidentë dhe pavarësisht nga shtetësia shqiptare ose e huaj, bazuar në parashikiment e Ligjit Nr. 53/2014, date 22.05.2014 “Për Sigurimin e Depozitave”, pajisen me sigurim nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), në masën 2 500 000 (dy mijë e pesëqind mijë) lekë (ose ekuivalenti i tij në valutë), në zbatim të përcaktimeve të ligjit nr. 53, datë 22.05.2014, “Për sigurimin e depozitave”, të ndryshuar. Për detaje të mëtejshme, ju lutemi vizitoni: www.asd.gov.al
Për më shumë informacion, fletëpalosja zyrtare si mëposhtë:
https://asd.gov.al/wp-content/uploads/2024/04/Fletepalosje-informuese-ASD-per-bankat-2021.pdf
Mbrojtja e të dhënave
Banka Kombëtare Tregtare vepron në përputhje të plotë me kuadrin ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Sekretin Bankar. Për Grupin Bankar të BKT , mbrojtja e të dhënave është një çështje me prioritet të lartë dhe ne sigurohemi që të punojmë vetëm me partnerë të cilët gjithashtu mund të demonstrojnë një nivel të duhur të mbrojtjes së të dhënave. Ne i përpunojmë të dhënat personale vetëm nëse kemi marrë pëlqimin e shprehur të subjektit të të dhënave, nëse ky pëlqim është dhënë për qëllime të zbatimit të një kontratë të nënshkruar nga subjekti i të dhënave, ose kuadri ligjor në fuqi e lejon përpunimin e të dhënave për qëllimin specifik.
Çdo e dhënë që klasifikohet si Sekret Bankar duke përfshirë transaksionet ose çdo veprimtari të klientit, trajtohet me konfidencialitet maksimal dhe punonjësit ose njësitë e bankës kanë akses të limituar vetëm në bazë të parimit “Need to Know” për qëllime të përmbushjes së funksioneve që ushtrojnë në bankë.
Banka Kombëtare Tregtare me qëllim mbrojtjen e të dhënave, i kategorizon të dhënat që përpunon sipas sensitivitetit, zbaton një process të brëndshëm organizativ dhe procedurial si dhe implementon masa dhe sisteme kontrolli për mbrojtjen nga aksesi i paautorizuar i të dhënave. Me qëllim rritjen e vigjilencës dhe përditësimin me praktikat më të mira punonjësit i nënshtrohen trajnimeve të dedikuara për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ruajtjen e Sekretit Bankar.
Detyrimi për përditësimin e të dhënave personale
Bazuar në parashikimet e:
- Ligjit Nr. 9917/2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit”, i ndryshuar,
- Ligjit Nr. 9887/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,
- Ligjit Nr. 4/2020, “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit të Llogarive Financiare”
Çdo klient i Bankës Kombëtare Tregtare duhet të sigurohet që të deklarojë të dhëna të sakta, të plota dhe të paraqitet në një nga degët tona në çdo rast, për përditësimin e të dhënave të deklaruara më parë, sa herë që do të ketë ndryshime.
Pyetësori WolfsbergUSA Patriotic Act