Ria Money Transfer

Ria Money Transfer

BKT sjell për ju një tjetër alternativë të besueshme dhe të shpejtë për të marrë para nga mbarë bota, përmes RIA Money Transfer.
 
Ria Money Transfer është lider global në industrinë e transfertave monetare, duke ofruar shërbimet e saj në më shumë se 600,000 pika shërbimi në pothuajse 200 shtete dhe territore.
Me mbi 100 monedha, kurs këmbimi konkurrues dhe transferta të shpejta, Ria ju ndihmon të përfitoni sa më shumë nga paratë tuaja.
 
Duke kapërcyer hendekun midis hapsirave dixhitale dhe fizike, produktet dhe shërbimet shumëkanalëshe të Ria-s ofrojnë një përzgjedhje të gjerë për konsumatorin, duke përfshirë: pagesa në kohë reale, portofol dixhital, këmbim valuator, etj.
 
Klientët e BKT mund të marrin paratë direkt në llogarinë e tyre bankare nga çdo cep i botës në mënyrë të shpejtë dhe me tarifa konkurruese.

Si të marrësh para me Ria Money Transfer?
  • Direkt në llogari, për transfertat e dërguara direkt në IBAN e përfituesit në BKT ose banka të tjera lokale në Shqipëri
  •  Nëpërmjet BKT Smart:
  1. Hyni në aplikacion BKT Smart
  2. Zgjidhni "Transferta" → "RIA Money Transfer"
  3. Klikoni “Merr para”
  4. Vendosni kodin PIN të transfertës
  5. Përzgjidhni llogarinë për kreditim dhe konfirmoni veprimin

Avantazhet e shërbimit

  • Në mbarë botën: 600,000 pika të shpërndara globalisht
  • Shpejt: Paratë mbërrijnë në çast
  • Pa komision për përfituesin në BKT
  • Akses i thjeshtë
Ky bashkëpunim me Ria përforcon misionin e BKT për të ofruar shërbime financiare moderne, të aksesueshme dhe të orientuara drejt klientit – si për komunitetin vendas, ashtu edhe për atë ndërkombëtar.

Mësoni në link si të tërhiqni para Si të tërheqim para në BKT Smart dërguar me RIA Money Transfer?