Njoftime në BKT Smart
BKT ofron tashmë shërbimin “Njoftime në BKT Smart” për të gjithë përdoruesit e aplikacionit për veprimet që kryhen sipas kategorive të mëposhtëme:
- Depozitime Cash
- Pagesa Direct Debit
- Transferta brenda BKT
- Transferta nga BKT Kosova
- Transferta nga Banka të tjera në Shqipëri
- Blerje në POS në Shqipëri
- Blerje në POS jashtë Shqiperisë
- Blerje Online
- Pagesë automatike e kartës së Kreditit nga të tjerë
- Kalimi i Pagës
- Terheqje Cash nga AMT-ja e BKT-s ose nga bankat e tjera, brenda dhe jashte vendit.
Ky shërbim do të ofrohet falas dhe do ti vijë në ndihmë klientëve për tu informuar në kohë reale për tipet e transaksioneve të listuara më sipër.
Text mesazhet e dërguara do të jenë të personalizuara dhe klienti mund të përzgjedhë tipet e njoftimeve sipas preferencave të tij nëpërmjet menysë përkatese në “Dega Internet”.
Gjithashtu në “Dega Internet” ai mund të shikojë 100 njoftimet e fundit të dërguara.