Pagesa e Taksave

PAGESAT E TATIM - TAKSAVE

Për të përmbushur nevojat bankare ditore të kilentëve, BKT ofron shumë lehtësi në shërbimet e pagesave. Ju mund të kryeni pagesat e detyrimeve tatimore në të gjitha degët e BKT-së por për të kursyer kohë dhe para, ju kēshillojmë të përdorni BKT Smart edhe Dega Internet.

Për shembull, ju mund të vazhdoni të bëni punët tuaja në zyrën tuaj dhe të paguani detyrimin tatimor përmes BKT Smart dhe Dega Internet, me 0 lekë komision.

Nëse jeni regjistruar dhe jeni përdorues të BKT Smart ose Dega “Internet”, nga menuja Pagesat/Taksa/Tatimeve, mjafton të vendosni numrin serial të faturës që dëshironi të paguani dhe shumën që do të paguani. Ju mund të shijoni lehtësinë e veprimeve bankare duke eksploruar shërbimet online të kanaleve digjtale të BKT-së.

Në BKT mund të paguhen të gjitha llojet e detyrimeve tatimore si:

  • Tatim mbi të ardhurat
  • Pagesa e tatimit nga Individët rezident dhe jorezident.
  • Pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe të sigurimit të kujdesit shëndetësor për deklarim vullnetar, ambulatin dhe kryefamiljarin

Pagesa për detyrimet tatimore në degët e BKT kryhet përkundrejt komisionit sipas kushteve të punës në fuqi.

Afatet e deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore:

Kalendari i Pagesës së Detyrimeve Tatimore

Deklarata dhe Pagesa Afati
Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave për individët rezident dhe individët jorezident.  30 Prill i vitit pasardhës
Pagesa e tatimit nga Individët rezident dhe jorezident. 30 Prill i vitit pasardhës
Deklarata për të ardhurat e realizuara nga individi,në kushtet kur paguesi i shumës, nuk mund të mbajë tatimin në burim. Brenda datës 20 të muajit që pason muajin në të cilin është kryer pagesa. 
Deklarata dhe Pagesa e kontributeve të punëtorit të shtëpisë, nga Kryefamiljari. Deri datën 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik: 20 Prill, 20 Korrik, 20 Tetor, 20 Janar
Deklarata dhe Pagesa e Kontributeve nga Ambulantët. Deri datën 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik: 20 Prill, 20 Korrik, 20 Tetor, 20 Janar
Kërkesa e individit për kthim të shumës së paguar tepër.  Brenda 30 ditëve nga data e dorëzimit të deklaratës individuale vjetore të të ardhurave
Kthimi i shumave të të përfituara nga skema e shpenzimeve të zbritshme. Deri në datën 30 shtator, të vitit që pason periudhën tatimore të deklaratës.