Pagesa Periodike

Pagesa periodike

Tani mundësitë janë të shumta, alternativat të panumërta, por gjithmonë egziston zgjidhja më e mirë. Pagesa periodike është zgjedhja më e mirë për ju për të paguar:

  • Qera
  • Abonimin
  • Kuotën e anëtarësimit
  • Tarifën e shkollës
  • Primin e siguracionit
  • Etj.

Pagesën periodike mund ta përdorni edhe:

  • për të kursyer rregullisht dhe në mënyrë komode, nga llogaria juaj rrjedhëse në depozitën Fëmija Im.
  • për t’i dërguar para rregullisht fëmijëve tuaj studentë.

Duke ardhur një herë të vetme në një nga degët tona ju mund të urdhëroni BKT të transferojë nga llogaria juaj në favor të përfituesit pagesën periodike të zgjedhur në shumën dhe periodicitetin e dëshiruar, me ose pa afat.

Avantazhet:

  • Kurseni kohën tuaj
  • Kryeni pagesat në kohë dhe pa vonesa
  • Mund të kryeni pagesën e disa detyrimeve njëherësh
  • Mund të kurseni rregullisht
  • Mbaroni punë një herë e mirë
  • Dhe, në çdo kohë keni të drejtë të kërkoni ndërprerjen e këtij shërbimi.