Efektet negative të nënçmimit të euros kundrejt lekut:
- Individët me të ardhura në euro por që jetojnë në Shqipëri:
- Ulje e fuqisë konsumatore sepse me të njëjtën sasi eurosh do të mund të blejnë më pak lek.
- Zhvlerësim të kursimeve të tyre në euro kur konvertohen në lek.
- Norma më të ulëta të ofruara për depozitat në euro.
- Individët/ familjet që jetojnë me remitanca – është e ditur që një pjesë e konsiderushme e familjeve shqiptare e sigurojnë jetesën nëpërmjet remitancave që vijnë nga të afërmit e tyre që jetojnë jashtë vendit kryesisht nga Italia dhe Greqia. Ky grup ndikohet duke qenë se vlera e të ardhurave të mbërritura në Shqipëri nuk ka më të njëjtën peshë si më parë kur konvertohet në lek.
- Bizneset:
- Ndikon negativisht eksportet pasi bizneset kanë kontrata që janë kryesisht në euro dhe një kontratë për të njëjtën vlerë në euro, por e konvertuar në lek vlen më pak.
- Individët që kanë të ardhurat në lek mund të përfitojnë nga ulja e çmimit të mallrave të importit, pavarësisht se kjo gjë nuk është reflektuar në masë te konsumatorët dhe pse ka filluar të aplikohet disi nga njësitë e mëdha të tregtisë me pakicë.
- Individët që kanë të ardhura në lek dhe kanë marrë një kredi në euro përfitojnë nga këstet më të ulëta të shlyerjes. Duke qenë se leku është vlerësuar në krahasim me euron, atëherë me një vlerë më të ulët lekësh, ata mund të blejnë më shumë euro.
- Gjithashtu individët që kanë pasur dëshirë të udhëtojnë si turistë në vendet e Europës, tashmë kanë mundësinë më të mirë për ta bërë, pasi një biletë ose një rezervim në euro mund sigurohet duke shpenzuar më pak para (këtu janë përfshirë ata individë që të ardhurat e tyre janë në lek)
- Për sa i përket bizneseve ndikon pozitivisht importet që kryen në euro pasi ato bëhen më të lira. Importet janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi përbëjnë pjesën më të madhe të bilancit të pagesave.