Sa Kursimtarë Jemi?

 

Mënyrat më të mira të kursejmë edhe pse me një buxhet të vogël |
Gabimet që duhet të shmangim kur duam të kursejmë

“Paraja zakonisht tërhiqet, nuk ndiqet pas”
                                                                                 Jim Rohn

Në ditët e sotme paraja është një temë kryesore që qëndron në tryezat e të gjitha moshave. Edhe pse pagat në Shqiperi nuk të japin mundesi të kesh kursime të mira, me menaxhimin e duhur mund të arrish të gjitha objektivat që ke vendosur. Të rinjtë kryesisht janë të prirur të shpenzojnë pagat mujore në të gjitha format, duke mos u shqetësuar se në fund të muajit buxheti i tyre mund të ketë prekur fundin. Edhe pse me paga minimale, të gjithë sot tentojnë t'i ofrojnë vetes lukset e momentit. Lukse të cilat u kushtojnë pothuajse 80% të pagave mujore.

Por sa prej nesh dimë ta vlerësojmë lekun? Sa prej nesh shpenzojmë pa menduar për detyrimet e pashlyera? Pyetja kryesore që doja të shtroja është se sa prej nesh ndjekim një plan kursimi? Të ndjekesh një strategji kursimi nuk të thotë të jesh njeri dorështrënguar. Do të thotë të jesh i zgjuar në menaxhimin e të ardhurave tua. Do të thotë të plotësosh nevojat dhe dëshirat tua sot, pa frikën se nesër buxheti jot do të jetë afër zeros.

E rëndësishme është që në fund të kësaj kohe ju të plotësoni dëshirën tuaj pa shqetësimin e taksave dhe shpenzimeve tjera.

Filloni tani dhe krijoni planin tuaj personal të kursimeve. Mendoni një shumë të caktuar që ju duhet për dëshirën e parë që ju vjen në mendje. Mund t'ju duhen 3 muaj, 5 muaj apo edhe 1 vit.

It’s not your salary that makes you rich, it’s your spending habits
                                                                                                                              Charles A.Jaffe

Objektivat

Në momentin që vendos të kursesh, duhet të jesh i bindur që do të shkurtosh shumë nga shpenzimet e panevojshme që ke bërë deri tani. Ato çfarë do të të motivojnë janë objektivat që do të vendosësh. Merr një letër dhe shkruaj të gjitha gjërat që dëshiron të arrish në jetë. Ky është vetëm fillimi.

You can be young without money, but you can’t be old without it.
                                                                                                                             Tennessee Williams

Prioritetet

Në momentin që qëllimet tuaja janë të qarta, duhet të bëni rënditjen e tyre për nga rëndësia dhe afati kohor dhe në këtë mënyrë do të shmangni momentet konfuze. Mos u mundoni t'i realizoni të gjitha menjëherë. Nuk po flasim për shkopin magjik, por planin magjik të kursimit.

Fondi Emergjent

Gjithmonë mbani mënjanë një shumë të caktuar për situata emergjente. Në këtë mënyrë situatat e papritura do t'i perballoni pa frikën për të marrë borxhe dhe kredi.

Gabimet që duhet të shmangim !

Në momentin që qëndron deshira për të kursyer, duhet të keni vullnetin të hiqni dorë nga disa mënyra që keni shpenzuar deri tani.

  • Kartat e kreditit

Me këtë pikë nuk dëshirojmë t’ju themi që të shmangni perdorimin e kartave të kreditit. Nëpërmjet tyre ju keni të evidentuara të gjitha shpenzimet e kryera madje ju mund të përfitoni edhe shpërblime të vlefshme, por kjo nuk do të thotë të shpenzoni më shumë para nga sa keni nevojë vetëm pse limiti i kartës tuaj e lejon.

  • Blerje më të mëdha se buxheti

Trendet më të fundit si në teknologji ashtu dhe në modë, jane gjithmone shumë terheqese kryesisht për të     rinjtë të apasionuar pas tyre. Gabimi që bëjne më shume është shpenzimi ne gjërat të cilat nuk i perballojnë në momentin e blerjes. Kjo do të garantojë 100% dështimin e buxhetit tuaj edhe në muajin pasardhës.

  • Blerje vetëm sepse ka zbritje

Momenti perfekt për të bërë blerje të panevojshme është kur gjendemi përballë zbritjeve. Tundimi për të blerë gjëra nën kosto na çon në blerje të pakontrolluara. Prandaj, gjithmonë përpara një produkti në zbritje pyesni veten: A e kam të nevojshëm këtë produkt?

Sugjerime mbi tema të tjera

Ndikimi i rënies së euros në ekonominë shqiptare.
Rënia e euros në raport me lekun ka qenë një ndër temat më të diskutuara kohët e fundit në Shqipëri.
Të marrësh një kredi hipotekore apo të jetosh me qira?
Vendimi për gjetjen e një banese për të jetuar është një ndër vendimet më të rëndësishme që duhet të bëjë çdo familje.
Banka digjitale dhe ndikimi i saj në rritjen e përfshirjes financiare
Industria e shërbimeve financiare po pëson ndryshime teknologjike falë produkteve të reja financiare të ofruara online si nga institucionet bankare dhe ato jo bankare.